Pacienti që komunikon duke përdorur forcën e mendimit (FOTO)

13 Nëntor 2012, 20:20Lifestyle TEMA
Pacienti që komunikon duke përdorur forcën e mendimit (FOTO)

Një pacient që besohet se ka qenë në gjendje vegjetative prej më shumë se një dekade, ka mundur të komunikojë duke përdorur fuqinë e mendimit.

Kanadezi Scott Routley, që mbeti me pasoja në tru pas një aksidenti me makinë, ka arritur t’u tregojë mjekëve të tij se ai nuk ka dhimbje.

Ai është një nga disa pacientë që po trajtohen duke përdorur një teknikë pioniere, të zhvilluara nga shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit.

Rasti i Scott është i pari kur një pacient në gjendje vegjetative të përhershme është në gjendje që të japë përgjigje ndaj pyetjeve.

Kjo do të thotë se ai mund të komunikojë në një mënyrë që të mund të përmirësojë cilësinë e jetës së tij.

Profesori Adrian Owen përdor një rezonancë magnetike për të parë ndryshimet në lëvizjen e gjakut në tru.

Owen thotë se fakti që një pacient në gjendje vegjetative komunikon, do të thotë se ai është i ndërgjegjshëm.

Në të ardhmen atij do i bëhen pyetje të tjera, për të mësuar më shumë për dëshirat e tij.

Prindërit në fakt kishin menduar se ai komunikon duke lëvizur sytë, por mjekët thonë se ai komunikon vetëm duke i skanuar trurin.

Tani mjekët thonë se të gjithë tekstet mjekësore duhet të rishkruhen për të përfshirë këtë gjetje fantastike të tyren.

5 komente në “Pacienti që komunikon duke përdorur forcën e mendimit (FOTO)”

  1. lir metalli says:

    tamam si sala kur harro me pi ilacet

    1. dc says:

      ju del sala edhe ne enderr,dhe kjo me pelqen,se jeni popull rrembythje

  2. raimondi says:

    Po duke ecur ne kete drejtim , do harije nje kohe qe shkencetaret te lexojne cfare mendon ti …..

    Atehere s’ka kuptim te mendosh se te kupton tjetri , pra duhet te vperosh vetem me instikt……Kthehesh ne boten e kafsheve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje