Topi: Do hyjmë në zgjedhje vetëm të provojmë veten! Zgjedhjet janë në rrezik, të ndërhyjnë ndërkombëtarët

16 Nëntor 2012, 10:06Politika TEMA

Topi: Politika është bërë qesharake. Ka mungesë transparence, propagandë fyese dhe halucinacione për ekonominë kombëtare. FRD: Në kapitalizëm nuk funksion asgjë pa taksa. Sistemi i taksave duhet të jetë i studiuar dhe jo diferencial, në funksion edhe të biznesit, edhe të qytetarëve.

Sfidat politike, prapaskenat institucionale, këndvështrimet mbi festat kombëtare, zhvillimet në vend, por mbi të gjitha vizione të qarta për ekonominë e vendit dhe modernizimin e politikë-bërjes, ishin në qendër të intervistës që dha kreu i FRD-së Bamir Topi për emisionin “Top Story”.

Topi solli me tone të qarta mesazhin kryesor të FRD-së: “Ne jemi në politike me një mision, dhe ta arrijmë atë duke filluar nga një element i domosdoshëm: do të sjellim në politikë zërin e arsyes”.

Duke folur pikërisht në këtë linjë, Topi arsyetoi të gjitha momentet që rrethojnë personalitetin e tij politik, por edhe forcën e re që ai drejton: “FRD do të futet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e vetme, me një profil qytetar dhe të maturuar, jo me zë të lartë, jo me denigrime personale, por me vizion dhe argumente për qytetarët, pa provokuar asnjëherë ashpërsi. Do të flasim me zërin e arsyes dhe jam i bindur se do triumfojë, siç e ka treguar përvoja ime e deritanishme”, tha Topi.

Pikërisht brenda këtij konteksti, kreu i FRD-së vlerësoi edhe problematikën e zaptimit institucional nga një dorë e vetme dhe mungesën e pavarësisë institucionale në vend.

“Brenda pak ditësh, institucioni i presidencës u dorëzua. Maxhoranca po luan me numrin “magjik” 71, duke e vënë në shërbim të saj, sjellje të cilën e kam parashikuar dhe kontestuar publikisht që në vitin 2008, me ndryshimet kushtetuese, që sollën edhe ndryshimin sjelljes sime ndaj politikës”.

Kreu i FRD-së u shpreh i bindur se kjo parti është një formacion politik i ndërtuar për të realizuar atë që nuk arriti ta bëjë dot bipolarizmi shqiptar: të sjellë moderacionin në politikë, pra bllokun e qendrës.

Topi foli edhe për debatin e fundit politik për qarkun e Fierit dhe problematikën e vërtetë që ai mbart.

“Ka një denatyrim të projeksionit elektoral në Fier. Ka një deformim të vullnetit qytetar gjatë rrugës. Kur pushteti humbet shumë bashki, atëherë fut në lojë mekanizma të tjerë kontrollues, përmes këshilltarëve e drejtuesve të qarkut, për të pasur kontroll mbi territorin. Politika moderne kërkon që në momentin që fiton të garën për të drejtuar një bashki apo komunë, atëherë je i detyruar t’iu shërbesh të gjithë qytetarëve, pavarësisht nëse të kanë votuar ose jo. Në rast të kundërt, votuesit kthehen në militantë dhe kështu, kushtëzohen për të votuar për një forcë të caktuar, në këmbim të sigurisë së vendit të punës. Ky është mesazhi më i keq që mund të japë politika dhe duhet ndalur menjëherë si praktikë”.

Në vijim të intervistës, në lidhje me zgjedhjet, kreu i FRD tha se partnerët ndërkombëtarë duhet të bëhen garantë për zgjedhjet, përderisa ka në vend tregues të qartë përpjekjesh për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve.

Në lidhje me aleancat parazgjedhore, Topi u shpreh: “Fryma e Re Demokratike nuk është shtojcë e orekseve të partive të vjetra. Ne kemi fizionominë dhe programin tonë, të cilin nuk e bazojmë tek pazaret politike, por tek vullneti i njerëzve që po takojmë përditë. Bipolarizmi ka sjellë zaptimin e stafetës së pushteteve, ai që është në krye ka gjithçka, dhe ai që pret radhën për pushtetin, ka të njëjtën pritshmëri. Por, FRD do të jetë poli i tretë. Ne do të projektohemi në parlament me një numër që do të ndikojë në mënyrën se si do të bëhen ndryshimet institucionale. Partitë e vjetra ushqejnë njëra-tjetrën. Por, do të jemi ne që do të përcaktojmë se si do të bëhen koalicionet. Rikonfirmoj se FRD do të hyjë në zgjedhje e vetme, sepse duam të provojmë veten”.

Topi shpjegoi gjithashtu se, edhe pse ka pasur vota të mjaftueshme për të penguar keq qeverisjen, opozita nuk e ka bërë siç pritej punën e saj. “Ndaj situata për zaptimin e institucioneve duket si një cunam, që merr përpara ç’të gjejë,” krahasoi kreu i FRD-së.

Topi vuri në pah gjatë intervistës shtrirjen e FRD-së në të gjithë Shqipërinë, përqendrimin e pritshëm dhe të arsyeshëm të energjive të saj elektorale në Tiranë, praninë femërore në FRD, jo me kuota, por me natyralistet, nevojën për t’u përqendruar me shumë seriozitet çështjes së emigracionit dhe diasporës, si edhe planin për të organizuar Kuvendin Kombëtar të FRD-së, që do t’i japë jetë të gjitha strukturave.

Një nga pikat kyçe të intervistës ishte diskutimi për ekonominë e vendit. Duke folur mbi baza parimore, Topi tha: “Në kapitalizëm nuk funksion asgjë pa taksa. Një vend pa asnjë taksë, është vetëm një premtim elektoral. Sistemi i taksave duhet të jetë i studiuar dhe jo diferencial. Sot, disa biznese marrin mbi vete taksat dhe gjobat e të preferuarve, të privilegjuarve, që nuk ceken. Taksat duhet të përdoren në funksion edhe të biznesit, edhe të qytetarëve”.

Në vijim të bisedës për ekonominë, Topi këmbënguli se duhen vendosur prioritete të zhvillimit të ekonomisë kombëtare, që me të gjitha gjasat, gjenden tek bujqësia dhe turizmi.

“Debati parlamentar duhet bërë pikërisht mbi to, e jo për çështje të kota sepse politika është bërë qesharake. Ka mungesë transparence e propagandë fyese për të besuar halucinacionet për ekonominë kombëtare. Nëse flitet sot për rritje ekonomike, do të thotë që dilet kundër interesave kombëtare. Situata duhet pranuar ashtu siç është”.

Në përfundim, kreu i FRD-së tha prerazi se në datën 28 Nëntor, ai do të jetë në Vlorë. “Askush nuk ka të drejtë që nga pozicioni i politikanit, të japë formula për historinë. Simbolika emblematike që lidhet me festën kombëtare, lidhet me Vlorën. Ndaj, në cilësinë time si president, i kam dhënë “urdhrin e flamurit” Ismail Qemalit, e sot, në cilësinë e kreut të një force politike, nuk kam ndër mend të ndryshoj qëndrim”, përfundoi Topi.

17 komente në “Topi: Do hyjmë në zgjedhje vetëm të provojmë veten! Zgjedhjet janë në rrezik, të ndërhyjnë ndërkombëtarët”

  1. Tan Papoku says:

    “Do hyjme ne zgjedhje vetem te provojme veten!” ??????

    ho mer ti nga dale nga dale po te bie flamuri ne gjys shtize

    1. Dean says:

      Po lene Bamken t’i hudhi nje here zaret,se nuk u bo qameti.Mos ja pri hovin Bamkes.

      1. dritani says:

        I ra nji here shesh-beshi atij po kur i ra i hudhi Sala me Nanon ene ato zakonisht nuk i tunin zarat para se t’i hudhin por i majn!
        Jon mjeshtra!

        Ta shofim tani qi do t’i hudhi vete…

    2. elio says:

      Hera e pare qe degjoj qe dikush formon force politike per te cilen objektivi kryesor nuk eshte te futet ne zgjedhje….

  2. safeti says:

    Te vetem do hyni ne zgjedhje dhe te vetem do dilni nga zgjedhjet…ne pensjon.

  3. drejtesia says:

    ke bere zgjidhje te drejt o zoteri me mire vetem se i keqshoqeruar po mund ta shikoni dhe bashkepunimin me ak se mund te forcoheni kundra kryepushtit serb faqezi

  4. Stef Staku says:

    ANALIZE : Po ndonje strategji apo teknike apo mendim apo ide apo kuriozitet apo thjesht sa me zjerre kujin ne lidhje me mos vjedhjen e votes se popullit z. Topi e keni ne mendje apo ne xhep !!!
    Apo mendoni se do hyni ne kabinete qeveritare me lejen e krim Berishes sikurse hajduti profesionit Ilir Meta ???

  5. coku says:

    jua kam thene edhe ne disa komente te meparshme.nqs ka nje njeri qe ka patur shume ne dore per te bere per te miren e ketij populli ai jeni juve zoti ish president. keni patur shume gjera ne dore dhe ju i dini mire keto.por ju vazhduat me programin tuaj per te formuar partine tuaj dhe per te percare kete popull ne zgjedhje. ky eshte per mua edhe misioni juaj i tanishem. juve bashke me kreshnik spahiun jeni dora e fshehte e saliut per zgjedhje. juve e lehtesuat ate nga akuzat per gjyqesorin, koha qe po vjen tregon se une kam te drejte duke pare veprimet e tij te tanishme. kur ti permendet gjyqesori per zgjedhje ai do thoje se deri dje e kishin bamirsat e faqezinjte andaj gjyqesori eshte ne kete gjendje shikoni me te ikur ata jane mare kaq masa ndaj gjyqtareve jane shkarkuar kaq gjyqtare e bla, bla, bla. misioni i juaj eshte qe te mos fitoje RAMA ne zgjedhje dhe kete e beni duke vene barazimin midis pd dhe ps. kjo eshte puna juaj. tu bej nje pyetje a mbani ndopok pergjegjesi per gjendjen e pergjithshme ku ndodhet shqiperia! jua them edhe njehere te donit te ndryshonit gjerat ju e kishit bere kete me kohe e vakt dhe sot shqiperia ishte ndryshe, por ju nuk kishit kete mision. ta keni bere nga mosdija. nuk e besoj se ne paskemi vene ne krye te vendit nje njri qe nuk sheh dot kaq larg, apo nuk donit se nuk ju dilnin llogarite. mendoj se eshte kjo e dyta. ah se harova mos ndoshta e keni haruar apo e quani normale juve parimori i sotem menyren sesi u zgjodhet president. ajo menyre zgjedhje eshte edhe sot menyra jote e punes, me prapaskena e te fshehta, ndryshe jeni e ndryshe shpreheni. nuk besoj se reflektoni dot.

    1. Lozi says:

      Ore zoterinj, ata qe merren me politike synojne qe para se gjithash te fitoje partia e tyre. Eshte naivitet pervers te pretendosh qe liderat partiake te luftojne apo jo ne interes te konkurenteve politike. Pastaj, perpara se te kerkosh kredit nga jashte gardhit, perpiqu te ruash kreditet qe ke brenda gardhit tend. Kjo vlen per te gjithe lideret, pa perjashtim. Askush nuk ka dale deri me sot te pretendoje votat e te gjithe popullit. Cudi e madhe, edhe moderacionin po kerkojne ta bejne sanduic. Se fundi, pak sinqeritet. Te gjithe pikesepari per veten e tyre do te mendojne, jo vetem ne politike, por kudo, edhe ne shkence, kulture, na daci edhe ne bujqesi apo blegtori. Relaks vlla relaks deh askush te mos pretendoje se eshte me i zgjuar se tjetri! Gjithe puna eshte qe te ndalen manipulimet dhe vjedhja e votes, pra secilit festen sipas kokes.

  6. Gjin says:

    Ore Bamir ke fol tamam si krytari i Koperatives se Petreles. Po sa I pa fityre paske qene ore te moren nga ferma te bene President dhe tani na jep mend. Kete duhet ta kuptosh se asnjeri nuk te ndigjon. Ke mbledh rreth vetes ca matrapaz dhe Dilengji si Sali Shehun, Sander Bibaraj apo Daut Spiun Gumenin qe nuk ka lene parti pa provuar.

  7. Teta says:

    Bashkohem me komentin e Coku-t. Bamka kishte aq shume ne dore sa nuk ta merr mendja, sikur mos dekretim i 1 ministri conte ne rrezimin e qeverise, por ai gjate te gjithe kohes ishte pjese e te teres ” partise-shtet” prandaj sot nuk eshte i besueshem.Mbreme mbas 5 minutave nuk pata me nerva ta degjoja tek emisioni i Ballen ne TCH.Mendoj qe ky do te jete edhe trendi ne zgjedhjet e ardheshme per FRD.

  8. Ivani i madh says:

    ti e ndrite kur ishe president e te genjen mendja se do votojne per ty apo pret ti ulet Sales dhe te afron prape ne vathe se ju politikanet jeni bere si lecka e furxhiut

  9. brace says:

    ZOTI BAMIR TOPI eshte intelektual i vertete,eshte politikan largepames,i kulturuar,i perket fiks shekullit XXI,prandaj duhet ti besojme kti drejtuesi,te forces me te re politike FRD,NJI PARTI E DJATHTE VERTETE demokratike.Nuke kishte c/fare te bente sa ishte Presidente,diktatori brutal,flliqsira e ndyre nga vicidoli eshte kriminel,eshte antishqiptari i vertete,qe lufton ne cdo fushe kundra shqiptarve e SHqiperise.Kujtoni dullen e ramiz kriminelin,se cfare na bene ata,i njejte eshte,edhe paseardhesi i tyre komunisti plake i vetem ne rajon e me gjere.

  10. alban4eva says:

    eo Bamke, mire e ke, hidhi nje here zaret, se nuk i dihet si del, mbase te bie llotaria..
    tashme ky vend eshte kthyer ne kazino, ku i hedhin zaret te gjithe, e provojne fatin..
    miracle of freedom, made in vucidol..

  11. Leone-53 says:

    Jane 2 arsyet pse duhet te futet e vetme ne zgjedhje.
    1-te “mat” veten ku eshte me elektorat
    2-te tregohet serioze ne vetveten e saj.
    Eshte tjeter gje koalicioni paszgjedhor, por nuk do ta besoja kurre me Sali Berishen dhe “skllaven” e tij PD.
    Une jam i djathte por kurre me PD-ne FRD-ja sduhet te bej koalicion per shume arsye duke filluar nga “shkatrimi” qe u ka bere ish pronarve e shume e shume gjerave te tjera ku ka shkatruar Shqiperine e pasuruar militantet e saj te KEQ.

  12. fieri says:

    Ky link tregon se zgjedhjet i fiton Berisha me aleatet.http://bit.ly/jAL5ep

  13. analist says:

    Mire e ka Topi dhe Topet e tjere te Opozites: Presin ndihme nga “nderkombetaret” se i mbyti Birisha.
    Kjo eshte opozite qenefi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje