Një prokuror i distriktit të Nju Jorkut ka pranuar se në të kaluarën ka qenë aktor i filmave porno. Një fakt të tillë Mark Suben e kishte mohuar gjatë fushatës për t’u rizgjedhur, duke lënë me gojë hapur votuesit dhe familjen e tij.
I zgjedhur që prej vitit 2008, Mark Suben ka marrë pjesë në disa filma porno si ‘Deep Throat II”, “The Love Witch” dhe “Bedroom Bedlam”.
“Së fundmi kanë qarkulluar materiale duke më akuzuar se kam qenë pjesë e industrisë së filmave për të rritur në të shkuarën. Këto akuza janë të vërteta,” tha ai përpara mediave.
“Kam qenë aktor në filmat porno për një periudhë të shkurtër në vitet ’70, por kam qenë edhe aktor në Broduej, në telefilma e në reklama,” shtoi ai.
Ai kërkoi falje duke thënë se ka qenë një gjykim i gabuar.
Por prokurori nuk pranoi pyetje nëse do jepte dorëheqjen.
Rrugës për të dalë nga konferenca e shtypit, disa njerëz filluan t’iu thonë: Na gënjeve Mark!
Një zëdhënëse e tij tha se ai nuk do të japë dorëheqje.
“Ka ndodhur rreth 40 vite më parë. Nuk është antiligjore. Atëherë Suben nuk ishte i martuar. As nuk praktikonte ligjin dhe as nuk ishte student i juridikut,” deklaroi ajo.
gjynaf i shkreti,paska vuajtur shume,kuptohet ka qene pune shume e veshtir per te qe te shiste trupin dhe hallatet,,medhithate sot ai mund te jet ekspert shum i mire per ceshtjet seksuale.
Qenka per dyshe me Inen.
mendoni se ku ka vajtur drejtesia, tashme gjykohen njerzit nga laviret, nga perverset nga gay dhe pedofile. Ky eshte fillimi i fundit te nje perandorie si shba.