Vogëlushja mban binjakun e palindur në shpinë (FOTO)

17 Nëntor 2012, 19:18Lifestyle TEMA
Vogëlushja mban binjakun e palindur në shpinë (FOTO)

Doktorët kanë mbetur të befasuar kur një vogëlushe 11 vjeçare u paraqit në një spital në Kinë me një krah të tretë, që dilte nga shpina e saj.

Kjo masë e madhe është pjesë e binjakut të vajzës, që nuk është zhvilluar në trupin e nënës, por ka nisur të zhvillohet në trupin e motrës. Mjekët thanë se kishte një krah, gjoks e shpatull. Madje binjaku kishte edhe dy gishta.

Ky rast është shumë i rrallë dhe llogaritet një në 5 milion lindje.

Zakonisht binjaku tjetër është në bark, por ky është rasti i parë që gjendet në shpinë.

Mjekët kanë arritur me sukses që t’ia heqin binjakun nga shpina vajzës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje