Përgjaken rrugët paradite: tre aksidente, tre të vdekur

20 Nëntor 2012, 13:52Politika TEMA

Rrugët e Shqipërisë vazhdojnë të përgjaken nga aksidentet rrugore. Vetëm paraditen e sotme janë shënuar tre viktima në tre aksidente të ndryshme.

Fillimisht ka qenë shtetasi Abaz Alia, 75 vjeç, që është aksidentuar për vdekje ndërsa po udhëtonte me biçikletë nga Shëngjini. Trupi i pajetë i shkodranit është gjetur në mëngjes, ndërsa policia po heton për autorin e kësaj ngjarje, që është larguar nga vendi i krimit.

Pas pak orësh është shënuar një tjetër aksident i rëndë, kësaj here në autostradën Tiranë- Durrës. Si pasojë e përplasjes së një makine me një kamion, ka gjetur vdekjen një 22 vjeçare, e quajtur Valentina Serlina, që ishte pasagjere në makinën që u përplas pas kamionit.

Kurse në mesditë është shënuar një aksident vdekjeprurës në aksin Shkodër- Velipojë. Ilir Bujari ka aksidentuar për vdekje Simon Vijën, 67 vjeç. Mësohet se Bujari udhëtonte me një kamionçinë, kurse Vija me një motoçikletë.

4 komente në “Përgjaken rrugët paradite: tre aksidente, tre të vdekur”

  1. Trojka; Mulja, Rulja & Lulja says:

    E po perfitojne nga rasti se ministrii brendshem eshte i zene me grumbullimin e qingjave per Pavarsine.
    Pa shtet nuk do na ndahen aksidentet neve:-( ? ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/rruge-te-bardha.html

    1. felini says:

      ne gjithe boten nuk paska shtet ?????? Se gjithandej ndodhin,,,,po budallenjte si ty po shtohen,,ky eshte problem

  2. mekaniku says:

    KUJDES TI SE PO TE SHAJM SHTETIN E BACES TRAP

  3. elinor says:

    Thashe se plasi…rrovolucioni kur pashe ate “pergjaken rruget”!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje