Kryetari i ERE: Nuk ndodh asgjë nëse ikën CEZ, më keq se kaq nuk bëhet

20 Nëntor 2012, 11:25Politika TEMA

Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Sokol Ramadani shpjegon se katandisja energjetike po ndodh tashmë, kështu që nuk ka se çfarë ndodh më nëse ikën CEZ.

“Çfarë po ndodh tani? Më keq se tani nuk ka çfarë të ndodhë. CEZ nuk po importon dhe këtë po e bën KESH për të siguruar energji”, deklaron Ramadani për Panorama.

Ai shpjegon se CEZ i ka shumë borxhe KESH-it.

“Ne flasim për principalin. CEZ i ka më shumë borxhe KESH-it, janë rreth 16 miliardë lekë, ndoshta edhe më shumë, po të përfshish importin që po bëhet tani. Pra, nëse marrim 16 miliardët, ky është principali pa interesa që janë detyrime. Me OST-në ka rreth 3.8 miliard lekë detyrime, dhe detyrimet që i ka pala shqiptare buxhetore dhe jobuxhetore mund të jenë afërsisht 5 miliard. Pra imagjino 20 me 5 miliard. Këto janë principal”, thekson ai.

Sipas tij liberalizimi i tregut mund ta zgjidhë situatën konfliktuale të energjisë.

“Ideja jonë ishte që në fund të vitit 2015 të liberalizonim komplet tregun e furnizimit me pakicë. Ideja jonë është që të fillojmë pak e nga pak, siç filluam me klientët e kualifikuar, dhe më pas me privatët dhe institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Kuptohet që popullata ndihmohet me fashën 300 kilovat-orë dhe kjo është pozitive për të”, deklaron Ramadani.

11 komente në “Kryetari i ERE: Nuk ndodh asgjë nëse ikën CEZ, më keq se kaq nuk bëhet”

  1. plaku says:

    Po investoret e huaj i harrove more gomar. Bota ka zyra studimesh dhe vleresimesh perpara se, firmat e huaja te invesotjne ne Shqiperi. Ne se CEZ hiken kjo do jete nje katastrofe per investimet ne Shqiperi.
    Kuptohet se CEZ do te mbushi mediat financjare boterore ne lidhje me kushtet e punes se investitoreve te huaj ne Shqiperi.Ne lidhje me faktin qe qeveria te ve borxhe te pajustifikuara, qe veriu i Shqiperise nuk paguan energjine qe konsumon, qe qeveria ben presjon per cmimin e energjise sidomos ne perjudhen e zgjedhjeve, qe qeveria eshte e korruptuar etj. Ku do ti gjesh leket ti more zoteri. Bonot thesare shqiptare (borxhi publik mbi 60% ) dhe bonot greke nuk i blen njeri ne tregun e kapialit boteror. Ku do ti gjesh leket ti more injorant.

    1. elio says:

      Ta leme politiken e pislleqet qe beri Saliu me CEZ, idea e privatizimit me shume aktore eshte e vjeter(ka qene e PS)dhe tashme eshte bere domosdoshmeri, nese vazhdohet ne kete rruge eshte perfekt..

  2. popolo di Tirana says:

    Keta jane tamam :Hiç, por Habili …”

  3. Anti talebani says:

    Po mire mo plere, kur e shitet, nuk shikonit kete opsion, qe mund te ndodhte.

    CEZ e ka bere te qarte situaten dhe si rruahet shume per ty e per popull. Ka aksionere qe kerkojne llogari. Po ti qe je ne vendin tend se ke bere punen, se ke maare leke.

    Po iku CEZ, do na qije ne bythe ne te tere, si popull e si shtet.

    Dhe divergjencat ne popull po rendohen shume. Ca spaguajne fare, ca paguajne te tyret dhe te te tjereve.

    Po sdo durojne me shume. Sejcilit hakun pastaj.

  4. Horri i Bulevardit says:

    Po mor Sokol Ramadani nuk ndodh asgje, se ne fakt deri tani nuk ka dhene njeri llogari nga papergjegjshmeria e tij.
    Se eshte kollaj te thuhet, le te iki, sna ben gje, se nuk te ben ty, por i ben shqiptareve, se ajo gjobe me tete zero, do ti mbajne ne kurriz taksapaguesit shqiptare, ti do te marresh parate e tua dhe do te besh sehir me dhimbjen shqiptare.
    Ti kujton se atje ne gjykaten e arbitrazhit, jane te punesuar gjykates, te tipit Bendo e hajdari, te tipit Becaj apo Fullani, qe me urdher partije, nxjerrin vendime antikushtetuese dhe antiligjore.
    Jo zoti Ramadani, qe mban edhe emrin dhe mbiemrin e nje personaliteti te nderuar te kultures shqiptare, punet e drejtesise, nuk shkojne me urdhera partije.
    Ekonomija dhe tregetija nuk njeh urdhera partije, por bazohet ne biznesin ku fitimi dhe humbja, perllogaritet nga finaciere te afte, jo nga militante partije.

  5. Elsa Pema says:

    Per c’fare fashe flisni Ju?Pse nuk e heq fare kete fashe dhe shitja popullates vetem me 7.7 leke dhe jo si e shisni me 13.5 lek mbi 300 kwh.Po gjithmone populli i shkrete e ka ne kurriz????!!!!

    1. Latif Dreqi says:

      Elsa nuk te dalin 300kWh ty?! cfare ben me energjine moj Elsa?

      1. ciku says:

        Piastra e flokeve harxhon shume.

  6. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ha, ha, ha … Sokol Ramadani ne krye te ERE !!! Ne se do qe te besh faliment nje ndermarrjeje apo institucioni ver ne krye Sokol Ramadanin. Per 6 muaj ka per borxh me ta shkatrru !!!
    Asht si ke qene vella me Ilir Meten edhe si fizik i ngjet pasi te dy jane te shkurter e flokun si iric. Kane vetem ndryshimin se njeri ka lindur ne Skrapar e tjetri ne Shkoder !!!
    Edhe Iliri me energjine u merrte deri sa e shkatrroi teshti del Sokoli e merr stafeten !!! Edhe ky asht tifoz i madh i PD e i Sali Berishes !!!!

    1. shkodrani ne mergim says:

      nuk eshte mu habit o Stef.
      Ai erdhi nga kanadaja(asht me pashaporte kanadeze)u ba drejtor ne fierze(me duket)e pastaj u ba drejtor i ERE.
      Ti mund ta dish ndoshta,ai kur ishte drejtor i kesh ne shkoder,beri namin,nder te tjera shiti kabinat elektrike,bleu transformatore nga maqedonia (te skaduar)me cmime te lira dhe i faturonte me cmime te larta etj etj etj pra nuk ka mbarim bemat e tij.Kur erdhen ps ne pushtet ia mbathi ne kanada,humbi gjurme pastaj u kthye kur erdhi pd,filloi pune dhe mori ngritje.Dhe mos harro vetem pse eshte nipi i pasrrahmet i doktorit(ish ambasadorit ijorant,nje politikanit gomar )ai mban kete poste dhe nuk i hyn gje ne kambe,sepse eshte nje servil apo nje ushtar i mire.Fudull,injorant,kapadai ka qene dhe vazhdon te jete.Kur hyn te OAZI (nje kafe afer bashkesise shkoder)duket sikur hyn mbreti,fryhet si gjel ,kurse ne kanada nuk po ju them se nuk ka mbarim me ju tregue etj etj
      Ka edhe me teper.

  7. anonim says:

    O injoranti i Jozefines.. Kur i hiqet licenza nje subjekti ,nuk i merret prona por i hiqet e drejta e aktivitetit. Nqs i hiqet licenza CEZ do te thote qe nuk ka te drejte te shperndaje dhe te shesi energji por n/stacionet,kabinat dhe rjeti shperndares jane prone e tij dhe nuk ja shtetezon dot si Enveri. Si do e shperndani dhe do e shisni deri te konsumatori ju hajvanet qe drejtoni bashke me ata qe te kane vene ty ne ate detyre.
    Jeni mesuar qe ju ecen me subjektet shqiptare qe ju thuhet : Nuk me duhet mua se dokumentacioni e ke ne rregull. Paguaj qe te vazhdosh aktivitetin. Dhe hallexhinjte paguajne ryshfetin edhe pse jane ne rregull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje