Mëngjesi nis me një të vdekur dhe dy të plagosur në qytetin e Shkodrës

20 Nëntor 2012, 10:43Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës. Tre persona janë qëlluar gjatë një sulmi me armë. Njëri prej tyre ka gjetur vdekjen disa orë pas sulmit.

I riu Aleksandër Qarri, i cili ishte objektivi i sulmit, ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital, prej ku mësohet se ka kaluar në vdekje klinike, por ndërroi jetë disa orë më vonë.

Ndërkohë njëri prej të plagosurve është identifikuar si Lek Marku, 37 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është plagosur aksidentalisht pasi një nga plumbat e ka prekur në këmbë.

I plagosuri tjetër është August Begeja.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e autorëve të krimit.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, por policia po vijon hetimet.

 

2 komente në “Mëngjesi nis me një të vdekur dhe dy të plagosur në qytetin e Shkodrës”

  1. Dezenjatorja says:

    Shkodran hesapi!!!!!!!!!

  2. bobi says:

    na e rrush ne shkodranve ti buce dizenjatorja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje