Konflikti mes gjigandit të energjisë CEZ dhe qeverisë shqiptare po përshkallëzohet çdo ditë. Por ndërkohë që CEZ mund të largohet nga Shqipëria, është fakt se investitorët e huaj e ndjekin me shqetësim këtë situatë, pasi paramendojnë se si mund të jenë ata viktima e ardhshme.
Siç raporton e përditshmja ekonomike austriake Wirtschaftsblatt, edhe gjigandi austriak Verbund po e ndjek jo pa shqetësim këtë situatë të krijuar.
Gazeta i ka kushtuar një shkrim kësaj çështje. Ata thonë se deri më tani marrëdhëniet e qeverisë me Verbund, që ka ndërtuar hidrocentralin e Ashtës, janë të mira. “Megjithatë ne ndjekim se si janë marrëdhëniet e qeverisë me investitorët,” thonë drejtuesit e Verbund.
Verbund dhe EVN kanë ndërtuar hidrocentralin Ashta 1 dhe do fusin së shpejti në punë edhe Ashta 2.
Ky është investimi më i madh në hidrocentrale në 30 vitet e fundit.
Në total janë investuar 200 milion euro. Kompania thotë se ka kontratë 15 vjeçare me kompaninë shtetërore për blerjen e energjisë nga ky hidrocentral, që do të furnizojë deri në 100 mijë familje. Më pas kontrata do të zgjatet. Pas 35 vitesh, hidrocentrali i kalon shtetit.
A do na furnizoje falas ne nga Kuksi a? A ja lumsha Doktorit 100 fish
kur na erdhen keto kpmpani edhe moren per asgje pasurine kombtare ,iu duke shqiperia vend i mire per biznes .Tash qe duhet paguar,ju duket vend jo i mire!
Te prishen te gjitha marreveshjet qe jane ba me rryshfet e pa transparence.Te prishen gjithe kontratat ku konkurrenca nuk eshte respektuar apo ku kushte anormal monopoli jane vu,si me aeroportin,apo minieren,apo albpetrolin.
nationalizim i pasurise kombtare!
Vive la Revolution.Duam Enverin perseri.
Sidoqofte,Verbund ka investuar 200 milion Euro ne shkembim te 1 license dhe nuk i ka ndo1 borxh popullit shqiptar.Dikush duhej t’a prodhoje energjine se perndryshe mbetemi si ne Shekullin XIX,pa drita.Me kandil.
E lexova artikullin por fjalen “po e ndjekim jo pa shqetesim” nuk e gjeta! Gjithesesi askush nuk ka pse shqetesohet nese eshte ne rregull me ligjin.
Te paragrafi i dyte e ke…spaske lexu gje
Klima e investimeve te huaja ne Shqiperi eshte perkeqesuar jo vetem per kompani si CEZ por per te gjithe investitoret. Para disa ditesh lexova deklaraten per shtyp te Bankers Petroleum te cilin mund ta gjeni ne websitin e saj: http://www.bankerspetroleum.com , nje nga investitoret e huaj qe ka investuar shume me shume se CEZ ne Shqiperi si dhe prodhuesi dhe eksportuesi me i madh i naftes bruto ne Shqiperi. U shokova kur pashe se Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve i ka vene 20 milion USD gjobe kompanise kete tre mujor per mos pagim te TVsh-se dhe doganes per importin e naftes se holle qe kompania perdor per procesin e nxjerrjes, nderkohe qe ligji hidrokarbur i perjashton te gjithe koncesionaret e prodhimit te naftes bruto nga keto taksa. Kompania paska paguar gjoben dhe eshte ankuar ne gjykate per rimbursimin e saj sipas ligjit. nese ne ndonje vend tjeter do te kishte ndodhur kjo do ishte bere nami dhe do ishte ne faqe te pare te cdo gazete. Duket qarte qe kompania nuk eka bere te madhe nje gje te tille pasi mbase i druhet nje konflikt edhe me te madh me qeverine. ndersa eshte e drejta e saj ta bej nje gje te tille shtypi dhe investitoret duhet te mbajne shenim dhe te reagojne pasi kjo eshte nje ceshtje edhe e tyre. Sygjeroj gazetes Tema te investigoje kete fakt dhe te dale me konkluzionet e saj.
Gabimi me i madh i qeverise Berisha eshte privatizimi i asetit energjitik kombetare tek CEZ dhe tani kompani dhe gazeta shpifesit e Europes shantazhojne dhe derdellisin per ndershmeri. CEZ i ka rrjepur Shqiptaret me cmime te larta energjie qe i tejkalojne cmimeve te Anglise. Shqiperine e kane gjetur han pa porta disa kompani te huaja dhe aplikojne metodat e xhungles jo te vendeve Europjane. Shumicen dermuese te elektriqistave shqiptare i ka kthyer ne skllever mizerabel ku nje elektriqist qe ka punuar 35 deri ne 40 vjet merr 20000Lek dhe nje drejtor CEZi merr 86000Euro ne muaj. Qeveria harbute shqiptare nuk i ka vendosur kusht kesaj kompanie siq bejne ne te gjithe Europen qe duhet te jete e barazvlefshme me te ardhurat jetike te shumices se Shoqerise. Per konsumatoret familjare dhe familjet me te papune nuk duhet te kaloj faturimi maximum 3000LEK te reja. Nje pensionist merr 10000Lek si do mbijetoje te paguaj drita 8000 ose 9000Lek ne muaj apo familje qe jane te papune. Ky sistem eshte kaos i vertete jo i drejte dhe i pa perballueshem per tu paguar nga konsumatori.
Nuk ka qeveri berisha.Ka vetem,berisha.Dhe GABIMI me i madh eshte ardhja ne jete e kesaj MONSTRE.Ketij BARBARI.
Saliun dhe Bashen e heton vetem nje zot,,, se drejtesia ka vite qe ka vduker ne shqiperi,,, shpresat i kemi tek ju, tek gjeth opozita e bashkuar