Ambasadori holandez i PËRGJIGJET Majlinda Bregut: S’ndryshon qëndrimi ynë negativ për statusin

19 Nëntor 2012, 20:48Politika TEMA
Ambasadori holandez i PËRGJIGJET Majlinda Bregut: S’ndryshon

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, kishte deklaruar se qëndrimi negativ i Holandës për statusin ishte ai i një qeverie që ka humbur pushtetin. Ajo deklaroi se Holanda ka siguruar Shqipërinë për një qëndrim tjetër

Nga Muhamed Veliu, TCH

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Martin De La Beij, nëpërmjet një letre i jep përgjigje interesimit të Top Channel për të mësuar pozicionin e qeverisë së vendit të tij, që lidhet me procesin e integrimit të Shqipërisë.

Në fillim të përgjigjes, ambasadori thotë se pozicioni i qeverise holandeze nuk ka ndryshuar që prej letrës së 26 tetorit 2012, dërguar nga kabineti qeveritar për parlamentin holandez, letër e cila shpjegon opinionin e kabinetit qeveritar në lidhje me Strategjinë e Zgjerimit që Komisioni Europian bëri publike në 10 tetor 2012.

“Holanda e mirëpret këtë raport dhe mbështet theksin e vënë nga Komisioni Europian mbi rëndësinë e shtetit të së drejtës që diskutohet me të gjitha vendet që synojnë të bëhen anëtare të BE-së,” thotë ambasadori De la Beij.

“Raporti i progresit përmban një analizë dhe vlerësim shumë të mirë dhe të detajuar për këto vende. Komisioni Europian rekomandon që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat me kushtin e plotësimit të masave të rëndësishme (kyçe) në fushën e reformës së gjyqësorit, reformës në administratën publike dhe rishikimit të rregullores dhe procedurave të parlamentit. Komisioni gjithashtu do të vlerësojë përpjekjet e mëtejshme të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Në vijim të kësaj letre ambasadori thekson se Holanda është dhe mbetet një mbështetëse e fuqishme e politikave të BE-së për zgjerimin.

Edhe njëherë tjetër në emër të qeverisë holandeze ambasadori Martin de la Beij thekson se gjithsesi, bazuar ne kriteret e Kopenhagenit, Holanda ka opinionin se Shqipëria nuk është ende gati për statusin e vendit kandidat.

“Holanda e vlerëson shumë atë ç’ka është bërë dhe arritur ne këto një vit e gjysëm si për shembull emërimi i Avokatit të Popullit, ndryshimet në kodin zgjedhor dhe ligji mbi imunitetet”.

Pozicioni i Holandës përballë zhvillimeve në Shqipëri, që lidhen me integrimin, është i qartë pasi sipas ambasadorit të Mbretërisë së Holandës, tani është e rëndësishme që Shqipëria të tregojë shembuj konkretë se si këto ligje zbatohen dhe vihen në jetë.

Në përgjigjen e ambasadorit nuk mungon së kujtuari autoriteteve shqiptari se “Raporti e deklaron qartazi se Shqipëria duhet të ndërtojë një “track record” të besueshëm (bazë të besueshme të dhënash), duke vërtetuar faktin se këto ligje kanë mundësi të ekzekutohen dhe zbatohen. Por ky nuk është ende rasti, prandaj Holanda është e mendimit se është shumë herët për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat”.

Ambasadori e mbyll me këto fjalë letrën e tij. “Holanda ka pasur gjithmonë një politikë “strikte dhe të drejtë” përsa i përket procesit të zgjerimit. Është Shqipëria ajo që duhet të bëjë përpjekjet për të përmbushur kriteret dhe për të treguar se është e mundur që këto kritere të zbatohen”.

26 komente në “Ambasadori holandez i PËRGJIGJET Majlinda Bregut: S’ndryshon qëndrimi ynë negativ për statusin”

  1. loni says:

    e more vesh ti e asaj partie e do integrosh shqiperine ne europe,,edhe sa vjet ju duhen juve te LSI te na coni drejte e ne europe,,ne zgjedhjet e 2013 thoi kryetarit ten moj malinda,,atit ilir hajdutit qe te ndryshoje emrin e partise,,tja veje,,levizja e hajduteve,,keshtu qe i shkon per me mire ilirit tend hajdut,,me kete integrimin tone e mira juaj eshte qe ne 2013 mos dilni per fushate elektoale se eshte humbje kohe,,nuk ju voton me njeri,,,parti hajdutesh,,mir ja beni ju hollandezet qe ja plasni surratit se na kan care trapin duke u justifikuar keta te lsi qe fain e ka tjetri,,,mos e fusni kurre kete vend ne europe po qe ky hajduti iliri ne qeveri…kurreeeeee..

  2. jimmy says:

    O hollandezo , e di ti apo e di Majlinda kete gje, mos fol kot me kot se do dalesh pucist.

  3. elinor says:

    Kujtoi idiotja se Hollanda drejtohet nga pushtat e saliut qe i ndryshojne vendimet e qeverise sipas oreksit! Hollanda ka nje shtet te konsoliduar dhe, pa marre parasysh cila force politike vjen ne fuqi, qendrimet e saj jane ne perputhje te plote me principet e shoqerive demokratike! Nuk mund ta ule veten aq poshte Hollanda sa te mbeshtese nje qeveri majmunash te veshur me kostum si ajo e salaf plehut!

  4. raimondi says:

    Pra Edi eshte me mire ti firmosi ato tre ligje se pastaj faji i ngelet Sales,
    Statusin ne nuk e marim dot se nuk plotesojme azgje, nda me mire te firmosi Edi ato 3 ligje , dhe Saliun nuk e akuzon dot opoziten per penges ndaj marjes se statusit

    1. ff says:

      Ne thelb nuk ndryshon ndonje gje, do thote qe opozita bllokuese na voni shume.

  5. dritani says:

    Sa bezdi e kemi ne shqiptaret kur na e thone cope se sa vlejme!!!

  6. ILIRET says:

    Po Holanda, Danimarka, Suedia, Norvegjia, Luksenburgu, Svicra, Finlanda, te cilat nuk jane dakort me pranimin tone ne BE, jane vende qe kane hyre ne komunizem. Cfare pret prej tyre…

  7. tironci says:

    Bravo Rajmondo! kte gjone po menoja ene une. mesa duket Ed Roma paska nonji ujdi me kte hollandezin!

    1. mjeku says:

      me siguri qe i ka thene lulit te merret vesh me holandezet per te hequr qafe e sali gomarin e ketij te fundit ti hapet rruga per te drejtuar pd-astat.

  8. VERONIKA says:

    Hard-a,po ktè informacion ta ka dhènè Luli,nga eksperienca e tij,apo flet pèr eksperiencè personale???mos u mèrzit,*integrohu*,se do presèsh shumè mè tepèr.Merr dhe Majlindèn,integrohuni ku tè doni,vetèm mos u ktheni mè.

  9. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku says:

    Oj Urinata,…oj Budallic,….oj tru pule….ato qe jua heqin breket dhe shofin se e keni Pashakon e parrujtme,ju i shani dhe i quni homo,ne vend qe tu thoni,falemnderit,… dhe t’ju luteni qi tju japin nji brisk qi ta rruani te laheni dhe pastroni pleshtat,….filloni dhe i shani…
    Kshtu boni Holanda,ja hoqi breket Majlindes dhe i tha e ke te parrujtun,po ik …pjerdhu.
    Ty te vjen inot,oj Urinata,..pranaj po te them ate qi do te te thoshte Lola shoqja jeme….ik boj çiçin oj Urinata

  10. VERONIKA says:

    Majlindaaaaaa,aha keq ,shumè keq,nuk na e paske *bindur* dot holandezin
    Majlindaaaaaa,janè mèsuar me rezultate pune kta,joooooo,mos i ngatèrro punèt,duan statistika tè vèrteta,jo ato qè prodhon zyra jote,duan rezultate tè vèrteta,jo si ato tè shkollès tènde,ehèèèèè lexoi,lexoi kriteret e KOPENHAGENIT—uuuuu kujdes se mos i ngatèrron me *kriteret* qè tè kanè kèrkuar ty pèr punèsim….
    Majlindaaaaa,tani dok.do ju flaki,sepse ne do flakim atè,kèshtuqè rregulloe me ktè holandezin,sepse atje nè Holandè ,pèr njè fytyrè si e jotja ka besoj vend….gjynaf pèr holandezèt..po dhe ne boll tè duruam
    Merre dhe Lulin,nuk themi gjè ne,do tè ndihmoj,ka miqèsi tè vjetra,nuk ka nevoj as pèr tu *integruar*ja kanè dhènè shpejt pasaportèn e integrimit atij.
    PLEHRA,JASHTE QE KTU PLEHRA SE NA TELENDISET NEPER BOTE,PO NA FYENI INTELIGJENCEN!!!!

    1. klimax says:

      Bravo Vëranika, e nxorre luaneshen brenda teje. Tani që Majlindaaaaaaa e mori vesh se me kë ka të bëjë besoj se do ja mbathë, sapo të lexojë fjalinë e fundit do ja mbathë nga sytë këmbët!
      Tani që PLEHRAT e panë se si ti je në gjëndje të masakrosh gjuhën me zanoret e përsëritura që ngjajnë më shumë si ofshama seksi (që nuk ndodh), të frikësuar, besoj se do ikin, po po, do ikin jashtë duke kërkuar dëshpërimisht inteligjencën tënde!

  11. Claus says:

    Shume e sekelldisur qenka moj egjiptiane e Majlindes. Kam patur gjithmone nje parandjenje qe je tek ministria e punonjesve sociale, por komenti yt i pare per kete teme me bindi qe je aty.
    Neser me siguri qe nga inati Majlinda do t`ju mbledhe ne zyre. Ka inat te cartur durrsakja Majlinde, me nje fjale nga ana socio-psikologjike, do te perjetoni dhune verbale me elemente traumatike.
    Dalsh faqebardhe neser

    1. Guarda Sto Cazzo says:

      Keta homot thote plehra siper.
      Po ju ca jeni karrderra apo lopalavire.
      O kur na perfaqesoni ju ne ky eshte turpi jone.
      Po me mire Homo se sa si ju qe vrisni e grabisni.

  12. Balozi Sali Berish Xhon Ivan says:

    idiotja Bregu e PeDe’s me mentalitetin e prapambetur shqiptar kujton se ne Hollande iken nje qeveri dhe kur formohet nje tjeter politika e jashtme behet ndryshe.
    E pakonceptueshme per shqipot politikane te kuptojne se qeverite ne Hollande ikin e vijne po politika e jashtme e vendit mbetet e njejte.

  13. me emer says:

    Zonja Majlinda Bregu:

    Si shtetas hollandez, bashkohem plotesisht me konstatimet e shtetit hollandez per Shqiperine kur thote se Holanda ka opinionin se Shqipëria nuk është ende gati për statusin e vendit kandidat.

    Si shtetas shqiptar, do t’ju thosha juve personalisht, si dhe gjithe politikaneve te djathte dhe te majte ne kete vend se dielli nuk mbulohet me shoshe sic themi ne Shqiperi, keshtu qe mos u mundoni te beni llapaqeneri politike, por hapni krahun per politikane te vertete qe vertet duan ta bejne kete vend.

  14. Ben Chicago says:

    majlinda nuk mund te jete ndryshe nga padrinua i saj saliu
    rrace genjeshtaresh

  15. ajax says:

    Jetoj ne Hollande dhe i bej nje gje te ditur Majlindes se integrimit eshte vertete qe ne 12 shtator ne Hollande u mbajten zgjedhjet dhe i fitoi partia qe kishte qeverine me perpara,pra kryeminister eshte ai qe ishte Mark Rutte dhe sot ai ka bere qeverine me PVDA-n qe eshte partia e punetoreve.De qendrimi per Shqiperine nuk ka ndryshuar.

  16. This is a miracle of freedom says:

    O Sali … Do me ta fut Hollanda Sali, Po do ja fusim ne hollandes Sali. do i shkrujm nji leter Europes Sali qe hollanda trafikon drog ne mes te dites, ne mes te rruges. Ushtron prostitucion ne mes te dites ne mes te rruges. ishalla po na nigjojn Sali qe ta perjashtoj ato nga Europa para se ato te vejn veton kunder statusit Sali

  17. LORA says:

    Prononcimi i Ambasadorit hollandez,perballe publikut shqiptar,eshte nje zhvillim cilesisht i vleresueshem per t’i dhene fund abuzimeve karagjoze te ketij komunikimi(per kohen para ketij momenti)me ndermjetesine e qeveritareve te dr.dhjeramanit.
    Per mua ky eshte nje lajm gezimi dhe vleresimi per Popullin Shqiptar.TUNG.

  18. malcorhane says:

    mirpo edhe ne hene sikur te integrohemi po shqipo mbetemi,dallohemi 100 metra larg,po ti kapesh vec e vec jemi shume te zgjuar, po ti mbledhesh behemi kope

  19. Enver Hoxha says:

    Degjo ketu o biri im Sali: Evropa ne nuk na do, pike!Ishim komuniste, nuk na deshi.U beme demokrate,prap nuk na do.
    Asaj i therrin site nga sukseset dhe fitorjet tona.Ne grike te pushkes na kane.Po ti o bir, veri ne grike te topit.Te futbollit them, se ata te hekurit i shitet per skrap.Pasi te kesh bere kete, merr Jozin dhe Majlinden dhe merrja nje valle ne gojen e ujkut.Po nje valle ama qe te pelcase Evropa sa ti degjohet krisma deri ne Kine, Korene e Veriut e Kube.Keshtu me rrofsh.

  20. Lol says:

    Po ku jemi ne per europe do kalojne shume e shume vite kur ne te hyme ne BE, nuk kemi as nje gje ne rruge te drejte.

  21. kodra pas bregut says:

    NUK LEVIZIN MALET PER TU INTEGRUAR E AS MAJLINDAT-por standartet,vlerat etiko morale,ecurija e demokracise e mbi te gjitha ndarja e pavaresija e pushteteve.Ke kemi nga keto?

  22. Ivani i madh says:

    Mjlinda tani ha nje mut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje