Një bebe femër, e lindur me zemrën e vogël jashtë trupit të saj, tani po e merr veten pasi një operacion revolucionar i ka shpëtuar asaj jetën.
Audrina Cardenas ka lindur me problemin e rrallë, pasi zemra i është formuar jashtë gjoksit. Një problem i tillë prek një në tetë milion bebe dhe 90 përqind e tyre vdesin.
Por pas orësh të tëra operacioni të komplikuar, mjekët amerikanë në Texas Children’s Hospital ia futën asaj zemrën brenda dhe tani ajo është mirë.
Mamaja e bebes, Ashley, thotë se është tepër e lumtur. Ajo e pikasi problemin e vajzës kishte 16 javëshe. Mjekët i thanë se mund të abortonte fëmijën ose të shpresonte tek operacioni me sukses pas lindjes, duke e paralajmëruar se shanset për mbijetesë janë të pakta.
Mjekët thonë megjithatë se vogëlushja do të jetë gjithmonë nën kontroll dhe do u nënshtrohet të tjera ndërhyrjeve në të ardhmen për të korrigjuar defektet në zemër.
eeee AMERIKA! BRAVO!
E tmerrshme dhe shume e bukur.
Me beri te derdh lot. Sa foshnje e embel.
Zoti te dhente jete e shendet vogelushe dhe u befsh nje nuse e bukur kur te ritesh.
o zote me jete te gjate ketij engjelli