Moisiu: Pozitive dalja në skenë e FRD dhe AK. Druhem se zgjedhjet e ardhshme do kenë probleme

22 Nëntor 2012, 22:46Politika TEMA

Ish- presidenti Alfred Moisiu, duke folur për Janush Bugajskin në AS, deklaroi se politikanët tanë nuk e duan anëtarësimin në BE sepse u intereson mbajtja e pushtetit.

“Kjo është shumë serioze. Kjo ka krijuar edhe këto problemet e fundit. Unë gjykoj, nuk dua të jem i njëanshëm, por dua të jem dhe realist sepse maxhoranca ka në dorë më shumë për të bërë që përmbushen kushtet që na ka  vënë BE, në të gjitha drejtimet. Ne po përpëlitemi, po përpëlitemi padrejtësisht për faj të mungesës së vullnetit politik për të zgjidhur problemet ashtu si duhet,” tha Moisiu.

Duke folur për profilin e presidentit që duhet të ketë Shqipëria, Moisiu tha se vendi duhet të ketë një president, që me mbylljen e mandatit të mbyllë edhe karrierën politike.

“Desha të shtoj diçka përsa i përket moshës së presidentit. Ne vërtet jemi republikë parlamentare dhe çfarëdo ndryshimesh që mund të bëhen ne do të mbetemi republikë parlamentare, pasi unë mendoj që ky është modeli më i mirë. Por një president që zgjidhet në moshën 40-50 vjeç dhe kur tek ne ende nuk kemi pasur president me dy mandate, sepse  ky është niveli i zhvillimit të politikës sonë. Atëherë çfarë do të bëjë ai pasi të lërë mandatin? Është i ri dhe ka synime politike. Dhe kjo mendoj se e pengon presidentin për të qenë i lirshëm për të marrë vendime dhe për të vepruar në mënyrë të tillë, me integritet të plotë, për të mos menduar çfarë vjen më pas. Po të shikosh republikat si Italia apo Greqia që i kemi këtu afër, vërtet presidenti zgjidhet në një moshë të tillë që pasi mbarojnë mandatin, kanë mbyllur edhe aktivitetin politik. Mendoj se aty duhet të shkojmë. Kjo ka shumë rëndësi,” tha Moisiu.

“Është thelbësore që të krijohet një traditë si në të gjithë botën, të ketë një ngritje profesionale për ata që vendosen të drejtojnë ministritë apo dhe institucione të tjera të shtetit shqiptar. Kjo situatë aktuale e ka një arsye, sepse e ka mbytur militantizmi politikën shqiptare. Mendojmë si të kemi njerëz që na ndihmojnë të marrim më shumë vota sa më tepër,” apeloi ish- presidenti.

Moisiu tha se është pozitive krijimi i FRD dhe AK, por shtoi se ka frikë se zgjedhjet e ardhshme do kenë probleme.

“Desha të shtoja diçka, krijimi i partive të reja politike, janë krijuar dy të reja FRD dhe AK. Sigurisht në një vend demokratik është normale që të krijohen parti të reja, por duhet thënë se partitë historike që kemi neve si PD dhe PS nuk para duan aktorë të rinj në politikë, në zgjedhje në mënyrë të veçantë. Shenjat janë që nuk mirëpriten shumë mirë. Por ky është një fakt dhe këtu luan një rol ajo që thashë më parë mungesa e kulturës politike mungesa e kulturës demokratike tek liderët politikë sepse krijimi i partive të reja është një fenomen i natyrshëm në çdo demokraci europiane. Me rëndësi është programi që ato kanë dhe sa do të kuptohet dhe sa do të ndiqet program nga zgjedhësit shqiptarë. Ne shqiptarët jemi disi konservatorë nga ana e zgjedhjeve. Nuk shohim shumë programin por sesa ai është besnik i njërës parti apo tjetrës. Megjithatë dalja e këtyre dy partive unë mendoj se është një shenjë pozitive për demokratizimin e mëtejshëm të vendit tonë. Kam frikë se në zgjedhjet e ardhshme mund të ketë probleme sepse nuk u pëlqen aq shumë politikanëve tanë të dorëzojnë pushtetin, apo ta ndajnë me të tjerë,” tha Moisiu.

“Interesante është që zgjedhjet janë bërë në vitin ‘92 në mars atëherë kam qenë ministër i Mbrojtjes në qeverinë teknike, dhe janë bërë zgjedhjet më të mira. Dhe më vonë kur ne duhet të përmirësonim cilësinë e zgjedhjeve ato kanë ardhur duke u prishur  pikërisht prej tendencës për të marrë pushtetin me çdo kusht ose për ta mbajtur atë me çdo kusht. Dhe çfarë po ndodh? Vazhdimisht OSBE dhe institucionet e tjera ndërkombëtare thonë më të mira se në të kaluarën por me problem. Nga forcat politike kemi pasur kundërshti për rezultatin e zgjedhjeve, mospranim rezultatesh, gjë e cila nuk e nderon demokracinë tonë. Një vend demokratik i shpall rezultatet pa kaluar 24 orë tek ne vazhdojnë me ditë të tëra dhe ne nuk i kemi të qarta rezultatet”.

Në fund Moisiu e ka mbyllur me një mesazh për politikanët.

“Do të shfrytëzoja këtë TV për t’i bërë një thirrje politikanëve shqiptarë të bëjnë kujdes të mos luajnë me votën e popullit”.

17 komente në “Moisiu: Pozitive dalja në skenë e FRD dhe AK. Druhem se zgjedhjet e ardhshme do kenë probleme”

  1. olti says:

    Eshte nje nga personalitetet me te nderuara te Shqiperise. Ish presidenti Mosiu di te flasim VETEM SHQIP

    1. raimondi says:

      Moisiu po thote qe ….rakia e rushit del nga rushi ..lol

      Po ajo dihet ore Moisi qe votat do vidhen…..problemi eshte si ta parandalosh vjedhjen

    2. Socialistja says:

      Mendoj se Aleanca Kuq e Zi do jete forca kryesore dhe percaktuese se nga do anoj pushteti. Sa per FRD jam e sigurte qe as Bmir Topi nuk do futet dot deputet

    3. Socialistja says:

      Ish Presidenti Moisiu ka pjeserisht te drejte. Mendoj se Aleanca Kuq e Zi do jete forca kryesore dhe percaktuese se nga do anoj pushteti. Sa per FRD jam e sigurte qe as Bmir Topi nuk do futet dot deputet

    4. arber says:

      FRD do perfundoj serish te Sali Berisha. Bemiri ISH- zv.kyetari PD, oKETA ISH-ZV/KRYEMINISTER I bERISHES……. varja. vetem keta te Aleances Kuq e Zi mund te ndryshojne ndonje gje sepse kane shume popullaritet dhe njerzit i pelqejne levizjet e tyre

    5. raimondi says:

      Ky Moisiu nuk doli gje hic , Nuk e mbajti fjalen

      Ky deri dije hapej bythsh , qe do i bente tranazh Sales, por si perfundim nuk beri gje …..
      .Ik aman nuk duhet degjuar me ky dreq ….se qenka peme pa koqe ..lol

  2. tekniku says:

    Origjina dihet se nga vjen dhe ne rrjedhen historike te familjes se tij ai ka me c;fare te krenohet jo si dikush tjeter qe nuk di nga vjen.

  3. kuq e zi says:

    njerez si ky lihen anash sepse krijojne probleme per grabitqaret e perjetshem.

  4. LORA says:

    Mendoj se ish presidenti Alfred Moisiu eshte ne keto 22 vjet me i spikaturi dhe i respektuari nder shqiptaret.Kjo ndodh sepse ai eshte ushtarak i vertete karriere,sepse eshte me prejardhje te kahershme qytetare dhe patriotike dhe sepse mbi Popullin e Atdheun e tij nuk vendos kerkend.
    Pohimi taksativ i z.Moisiu se republika jone eshte e do te mbetet parlamentare,tregon se mender-politikes i vjen per shtat vetem ky sistem politik (jo republika presidenciale) meqe eshte ne favor te plote te pamundesise se qytetarit shqipatr per t’i ndeshkuar per paudhesite e tyre
    dhe ne favor kamorrist te shperndarjes se pergegjesive ne mender parlamentin e tyre dhe gjithe atyre autoriteteve qe burojne prej kamorres parlamentare.Ky per mua eshte FATALITET.

    1. Dani says:

      Personalitet qe shenoi nje standard per simboliken e SHTETIT. Nuk eshte pak. Kjo, fale origjines qytetare, formimit, pervojes, por mbi te gjitha dinjitetit dhe karakterit te tij personal. Burre shteti, nuk eshte nje fjale goje qe leshohet ne ere badiava. Kete cilesi ose e ke, ose nuk e ke, askush nuk ta jep dot sipas qejfit. Nese kane bere nje gje te mire Nano e Berisha se bashku, padyshim qe ajo eshte dakordesia per zgjedhjen e Moisiut President.

  5. Ekuacioni i fitores says:

    EKUACIONI I FITORES.
    ***********************************************
    FRD + AK + te gjithe te pa kenaqurit = e arthmja e Shqiperise per se mbari.

  6. peci luku says:

    UNE NUK KAM PERFITUR ASGJE NGA POLITIKA AS NDIME EKONOMIKE AS PUNE AS DREJTESI KAM VOTUAR PER PD NE FILLIM PASTAJ E DHJEVA E KUPTOVA QE ISHTE NJE PARTI ME NJERES LLOZA QE RRONIN SI PARAZITA VOTOVA PER RAMEN E AI SI MORR I VRARE SBERI ASGJE JA MOREN E BASHKINE C PRESIM NE U DHJE E KY .ALEANCA KUQ E ZI SHPRESA E VETME E E SIGURTE .DERI TANI KAM BERE PER VETE NGA SHOKET E TE AFERMIT 190 VETA QE TE VOTOJNE KETE FORE TE NDERUAR BESOJ SE PARTITE E MEDHAJA DO MBETEN ME 6 E 8 PERQINT

  7. Nardi Eli says:

    Zoti Moisiu zgjedhjet i mer Berisha ne vitin 2013 sepse i thot Amerika http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=WCQjZtU-iww

  8. Ster Staku says:

    ANALIZE : Ka qene e thkeshte ne diktature qe te ruaje personalitetin, pasi ishte diktatura qe ta detyronte. Me shthurjen e sotme u tregua se cfare personaliteti kishim gjithseicili brenda nesh ! Pa asnje diskutim qe z. Alfred Moisiu eshte nder ato pak personalotete Shqiptare te cilat ruajten nje ekuiliber shume te qendrueshem !!!
    Normalisht qe preardhja familiare ka nje rendesi te vecante ne formimin e nje personaliteti dhe kjo te ndihmon shume, por kjo nuk eshte gjithcka ! Edhe Zhelefina ka nje preadhje shume te mire familiare por shikoni se cfare kombinon !!!
    Ju uroj gjitha te mirat z. President !

  9. hajriu says:

    Druhesh se zgjedhjet e ardhshme do kenë probleme ?????????!!!!!!!!!!!???????????????????????????????
    Po keta(PD + PS) kastile nuk e ndryshuan kodin zgjedhor . Kur heren e pare pati kontestime te bujshme , atehere me jep nje motiv qe kete radhe me po te njejtin sistem nuk do kete kontestime.Eshte 1000% e sigurt qe do kete kontestime . VFC all , kastes se vjeter politike.

  10. Gezimi says:

    Nuk ka asnje dyshim qe zgjedhjet do behen me zhurme dhe do kene probleme te shumta. Koha kete ka treguar. Nuk ndryshon mentaliteti i politikaneve tane. Kete nuk e luan topi!

  11. Dragoni says:

    Jo, z. Moisiu, mos u shqeteso fare. Zgjedhjet e ardhshme nuk do kene asnje problem, sepse Berisha atehere do kete gjithçka nen kontroll: prokurorine, gjyqesorin, presidencen, komisionin qendror te zgjedhjeve, SHISH-in, policine e qendrave te votimit e te transportimit te votave; shkurt, gjithçka. Me “opoziten” ka vite qe tall prapanicen, ndersa nderkombetaret e mbeshtesin ne te gjitha rrethanat. Të zhgënjyerit do e shajne perseri ne internet duke e kercenuar: “Të shikosh se çfarë do të bëjmë në vitin 2017 po i vodhe edhe ato, o Sali qeni”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje