Dështon përfundimisht plani për të therur 2000 desh dhe qengja. Trojka e Kurbanit, e përbërë nga Muli, Ruli dhe Luli analizuan dje situatën dhe arritën në përfundim se ajo që kërkon Doktori nuk realizohet. Për këtë u vendos të modifikohet projekti.
I pari e çeli mbledhjen Muli.
-Çfarë kemi të re nga deshët dhe qengjat, a u gjetën, pyeti Rulin.
-Qengja dhe desh ka plot, tha Ruli, biles dhe 2000 copë mund t’i bëjmë po t’i biem Shqipërisë rrotull, por ka probleme ekologjike. Një dash ose qengj kur theret lëshon afërsisht 4 kg gjak, nëse therim 2 mijë copë, atëherë do të kemi 8 mijë kg gjak, d.m.th tetë ton gjak. Tetë ton gjak sipas disa provave që bëmë ne, nëse theren tek Biblioteka e Universitetit, mbushin gjithë bulevardin dhe rrugën para televizionit, tek Pallati i Doktorit, deri tek Ura e Lanës. Kjo do ishte e tmerrshme.
-Ashtu, tha Flamuri i menduar. Ti Luli si mendon, ku shkon gjaku?
-Nuk e di, të pyes Kunatin sa e gjatë është pjesa nga Universiteti tek Ura e Lanës, por po qe se mbushet me gjak, shumë është. Nuk jam i sigurt që ka katër kg gjak një qengj, se kur therëm ne kurban para Bashkisë, pak gjak lëshoi.
-Ka një ndryshim, tha Ruli, se ju vetëm sa i pretë qafën, kurse ne do t’i rrjepim. Nga ana tjetër kemi dhe problemin e kockave. Nga llogaritë tona, duke marrë parasysh dhe ata që do marrin mishin, do të mbushet një gjatësi prej 3 km me kocka që i bie deri tek shtatorja e Mbretit Zog tek Stacioni i Trenit.
-Ashtu, tha Flamuri. Ti Luli si mendon, sa mund të jetë pjesa e ndotur nga kockat?
-Ja të pyes Kunatin se ai merret me këto mbeturinat dhe ka përvojë, por besoj se duhet të ketë ndotje, pasi siç dihet mishi ka kocka dhe kockat nuk përtypen se janë të forta dhe besoj se njerëzit janë të detyruar t’i hedhin. Dhe në fakt nuk është se ia dalim dot me kazan gjithë asaj zone.
-Ka dhe një rrezik tjetër, tha Ruli. Rrotull bulevardit do të mblidhen gjithë qentë e Tiranës, me gjithë punën e mirë që ka Bashkia për t’i vrarë dhe ata mund të rrezikojnë shumë njerëz, të cilët do të tentojnë mos t’i lënë t’i hanë kockat që hidhen në rrugë. Por duhet të llogarisim se shumë qen janë të sëmurë me sëmundjen e tërbimit dhe kjo mund të infektojë shumë njerëz. Po të llogarisim që në festë mund të shkojë dhe Doktori, rreziku bëhet më i madh.
-Ashtu, tha Flamuri. Ti Luli si mendon?
-Do pyes një herë Kunatin se ai merr vesh nga qentë se kanë pasur në fshat në Gusmar, por kam idenë që këta janë qenë rrugësh, jo qen me rregulla si ata që njeh Kunati. Po në fakt të drejtë ka Ruli se Doktori mund të dalë atë ditë dhe mund ta rrezikojnë qentë.
-Atëherë cila është zgjidhja, tha Muli.
-Dëgjo mua, tha Ruli. Njoh unë një tregtar mishi që bie mish nga Argjentina. Ne llogarisim 2 mijë desh me 30 kg, gjashtëdhjetë mijë kg. I themi atij na sill dy maune mish të ngrirë nga 30 ton secila dhe e mbyllim këtë muhabet. As gjak, as kocka, asgjë. E shkrijmë mishin, ua presim nga 2 kg secili dhe mundet që tridhjetë mijë familje të marrin mish të paketuar. Therim tre qengja aty simbolikisht sa tu themi që i therëm dhe mbaron puna.
-Si mendon ti Luli, tha Muli.
-Të pyes një herë Kunatin a bie mish nga Argjentina ai. Se ai më ka thënë e bie nga Brazili.
-Po ti ç’ke me mishin, ti ke thënë që nuk merrem unë me atë punë, tha Ruli. Ti merru vetëm me shërbimin.
-Jo, nuk mund të shërbej mish që nuk e kam blerë vetë, tha Luli, se nuk dihet çfarë ndodh dhe mban përgjegjësi Kunati im pastaj.
-Atëherë u zgjidh, tha Muli. Ka ndonjë rrezik sëmundje ky mishi?
-Ky është mishi më i mirë, tha Ruli. Nuk ka sëmundje dhe nuk ka asnjë vlerë ushqimore, d.m.th është dietik, nuk të shëndosh. Me këtë i mbyllim gjithë hesapet, na ngelet dhe ndonjë lek se kushton sa një e treta e qengjave tanë.
-Ja të pyes një herë Kunatin të bëjë llogaritë, tha Luli. Po qe se ngel gjë, këtu jemi.
Ka njeri qe te mos kujtoje sloganin “Te shkojme ne festat e medha te nentorit me ballin lart e duart plot”?
Edhe pse eshte 100 vjetori i Pavaresise, do te isha i lumtur qe ta modifikonim sloganin e te themi “Shkojme ne 100-vjetor pa deshë e qingja te terrur”, si perendimore dhe jo si nga shkreteriat arabike te k/talebanit tone, qe ne (e)futi ne Konferencen Islamike.
tamam shkrim per 100 vjetor, kete meritojne shqiptaret kete u japin per te ngrene
ah Rul a Rul, kete punen e mishit te ngrire te importit e din mire ti se e ke obsesion.Per ate te shkrete mish shkove te ministria dhe ja hengre koken adashit tend Genc Jukes.Dashet thereshin ne gjetiu e per bolet u zure ti me Juken, kush t’ja conte gruas ne shtepi se nuk u punojne tuajat.Por mqese ty o Rul nuk te kane punuar nje jete dhe rrofte kontributi botes per ty, fitove, ja fute Jukes qe edhe i punojne, me thene te drejten.Hajde tani se me 2000 bole ke per gruan ne shtepi e per grate te pedonalja e ruaj edhe ndonje ne grirje te thelle!!!!!
e di mire punen e mishit ruli se i ka ngelur merak qe s’e mori dot te gjithe tregtine e mishit nga brazili e ta conte te kondrabandistet qe kemi komshinj – prandaj ka 1 vit qe ha dajak nga shefat. se sa per gruan s’i rruhet shume se ajo ha vetem “mish te gjalle” me raki.
vetem nje merak ka kopili i kadri hazbiut – e di mire qe ne fund fare kadriut i shkulen dhembet qe mos te kafshonte damaret pra mishin e vet dhe ruli i zi e ka merak te madh kete histori sa i ngushtohet rryli i fytit kur i vene mish perpara….
Me demek Mero duhet te bejme dy festa kete se dija prandaj me lejoni qe ti uroj popullit Shqiptar gezuar diten e pavaresine ne Vlore dhe bajramin ne Tirane se qeveritaret tane nuk ndahen dot nga baba dovleti si anadollake qe jane me trojken muli, lenci, luli e dyli.
Ruli kopili i Kadri Hazbiut…
Luli kopili i Enverit…
Olldashi kopili i Beqir Ballukut…
Doktor kasapi kopil serb….
Cfare behet keshtu?
Na mbyten kopilat.
shtet kopil.
ministra kopil.
Rujna zot nga kopilat…..
Kadriut ja hoqen dhembet me dare por ketij kopilit e kane kollaj, se i ka proteze dhe vjellin zorret ato kuckat e vogla qe i con Zana per orgji.O zot o zot thone, i leviznin protezta ne goje.te pakten ti vere ne gote me uje qyqi e te perdor dudat!!!!Hahahaha, keta te zinj, qull poshte e qull lart, fyyren te salduar.Edhe dritat fik nuk i bejne derman por me mire me bolet e dashit se me te shku huq si me Genc tapen!!
Desi, kush eshte kjo Zana? Ca gallate, gjithe ato gjona po mesojme. Po qe Fevziu eshte nipi ilegal i Enverit, e moret vesh? E thoshte Myftaraj ne librin e ri.
Zana Guxholli more pse sa Zana ka Genci!!????
Mire e ka Doktori, qe ne jemi vend me zhvillime ekonomike kapercyese, …Me kete humor qe kane shkruesat, tregon qe te pakten trurin e kujtesen i kemi ne terezi e i kemi punet mire e me mire… Me pelqejne te gjithe pa perjashtim..Vetem duhet lajmeruar populli (qe e paguan mishin & torten) qe mos te beje si me torten ti gjuajne njeri tjetrit se ka kocka dhe per tu mjekuar do shkoje tek Doktori qe si kembim do voten…