Flet Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kuq e Zi, Myslym Pashaj
Bisedoi: Anisa Xhani
Z.Pashaj jeni të bindur në një bashkim të mundshëm të kombit shqiptar?
Si të mos jemi të shpresës dhe të bindjes!
A e përfytyroni se si ka qenë Shqipëria Etnike (të cilën ne e themi me frikë si të ishte “gogol”), që u pre në vitin 1913? Doemos që e dini. Historia jonë tragjike na ka ndëshkuar aq rëndë sa më s’bëhet. Prandaj iu bindëm fatit që na ra. Atë që ëndërroi dhe u përpoq që ta jetësoi Ismail Qemali e prenë ndër dhimbje të mëdha që e kanë traumatizuar psikikën e shqiptarëve, kudo që janë, ndryshe nuk ke se si e shpjegon atë “frustrim” të pranueshëm e të natyrshëm, që u pa edhe në këtë 100 vjetor festiv të Mëvetësisë.
Kanë rrjedhur ngjarje të cilat as që nuk mund të mendoheshin. Nuk humbi rrënja dhe shpirti shqiptar në Shqipërinë e prerë të Veriut. Pas shfaqjes epike të UҪK-së, u krijua bindja e parë nga ndërkombëtarët se “shqiptarët e kanë një të drejtë kombëtare”. Pas kësaj, po ndërkombëtarët, me një urdhër historik të përlindur ndënë një emër si Presidenti Klinton, ndëshkuan Serbinë e spastrimit etnik me një urdhër sulmi e lufte, në mes të Europës (edhe kjo nuk besohej, apo jo!?) dhe kësilloj, etnisë sonë iu dha e drejta e mohuar duke u çliruar Kosovën (ne e quajmë Shqipëria e Veriut) e duke pranuar mëvetësinë e saj. Ky është një hap gjigand, që na ka afruar aq shumë drejt bashkimit kombëtar.
Ky realizim i lirisë në shekullin e XX ishte dhe është në të njëjtën hulli të ideologjisë kombëtare që na kanë lënë iluministët tanë, për të ecur me maturi dhe projekte të studiuara, strategji afatmesme dhe të largëta, për të hedhur hapin tjetër, atë të afrimit kulturor, ekonomik dhe përkujdesjes për një rregullim ligjor ndërkombëtar, për t’i bindur institucionet europiane se çështja e moscenimit të kufijve të Kosovës duhet të jetë vetëm në marrëdhënie me Serbinë dhe jo me Shqipërinë. Kuptohet se nuk është edhe aq e lehtë, mbasi ende disa shtete europiane nuk e kanë njohur Kosovën për shkaqe të brendshme etnike dhe po kështu veriu i saj është ndënë tela me gjemba të së njëjtit qëndrim të Serbisë së sotme.
Në ecurinë e zhvillimit e të përsosjes së shtetit të Kosovës, nuk ka se pse të jetë sakrilegj hapi për bashkimin kombëtar që sjell vetëm të mira se sa të këqija. Parimi Uillsionan i vetëvendosjes është tanimë në skenë.
AK këto ditë ka marrë përsipër firmosjen e një referendumi për bashkimin Shqipëri –Kosovë? Çfarë pritshmërish keni?
Nisma plebishitare dha një sinjal simbolik në kufirin e dy Shqipërive, në Morinë, por kjo simbolikë ka vlerë edhe në çdo pjesë dhe vijë kufiri “fiktive” midis së njëjtës etni shqiptare, të ndarë asisoj padrejtësisht, por tashmë të dy shteteve. Kjo ka ngjallur një emocion të madh romantik, në pamje të parë, një ngazëllim etnik jo thjesht si një kombëtarizëm skajor, por një hap inspirues drejt bashkimit të vërtetë. Ju e dini se në festën e mëvetësisë së Shqipërisë erdhën në Vlorë dhe Tiranë, sipas statistikave, afër një milion shqiptarë të Shqipërisë së Dytë, me një mall të pashuar dhe një ndjeshmëri po aq të lartë. Takimi simbolik në të dy anët e Morinës, atje në brigjet e Drinit të Bardhë, do të mbahet mend për një kohë të gjatë edhe pse veshët e Berishës dhe politikanëve të tjerë nuk ndijuan dhe as me sy nuk perceptuan, mbasi e quajnë nismën e referendumit si një marri. Është e qartë se hullinë e referendumit e ndjekin dhe projektojnë të dy shtetet, por sido që të ndodhë e sido që të bëhet, nisma jonë është një tregues i kërkesës së qytetarëve të të dy Shqipërive, kërkesë popullore, e cila rregullohet me ligje të brendshme, në përputhje edhe me te drejtën ndërkombëtare. As më shumë e as më pak por jetësimi i parimit Uillsionan të atij Uillsoni, përmendorja e të cilit u ngrit në Tiranë.
Ju e dëgjuat se “ç’ngazëllim mashtrimi” pati ky Berisha tek foli për Shqipërinë e Madhe dhe përmendi një hartë etnografike prej Preshevës dhe deri në Prevezë. A nuk iu duket vallë se diçka paska nxënë këto vite për kërkesën e thellë rrënjore kombëtariste që e kanë shqiptarët? Nuk mund t’i zihet besë këtij mashtrimi “nacionalist”.
A mund të shtoni edhe diçka tjetër për deklaratat e fundit të Berishës?
Deklarimi i Berishës ishte një retorikë e pacipë “gjasme nacionaliste”. Brenda një kohe të shkurtër ka thënë gjëra krejt të kundërta, të cilat më shumë, e kanë prishur atmosferën e festës kombëtare, kjo për shkak të vorbullimit të tij tinzar në një reaksion me vetveten dhe kurrë për interesa të kombit. Ai në jo më shumë se dy muaj më parë pat thënë se bashkimi kombëtar do të bëhet brenda formatit të Bashkimit Europian. Po, edhe para një viti, i quajti Kuqezinjtë “faqezinj” dhe në gojën e znj. Topalli vuri fjalët e “strehës së maskarenjve!” Ky është Berisha i vërtetë.
Ndërsa tash në momentin e festës e shekullit ai u ngrit dhe këndoi si gjeli në majë të plehut një rapsodi berishiste nacionaliste, me kufij vokalë që s’i kish përdorur kurrë në këngët e tij të çjerra.
Kontradiktor në vlerësimet historike të cilat i kthen me kokë poshtë, sipas interesave të tij të pushtetit dhe jo për identitetin dhe historinë e kombit të tij dhe të shtetit. Retorika e tij në Maqedoni për bashkimin kombëtar është mbajtur me qëllimin diabolik të mbulimit të një pjese të ndotur të portretit të tij dhe ndriçimit të gjymtyrës së autokratit në lakuriqësinë e tij antikombëtare. Prandaj asgjë s’duhet të ketë ngjitur në opinion për atë hartën që ai desh të sillte që nga “Preveza në Preshevë” sepse të gjithë e kuptuan se sa stonim sillte në skenën festive të Shekullit të Mëvetësisë.
Berisha acaroi ballkanasit me fjalët e tij edhe pse ato ishin ‘bajga’ retorike e politike, si nuk ka ndodhur asnjëherë në këto vite.
Kombëtarizmi ynë nuk është spontan, por vjen ndër rrënjë të thella, prej lashtësisë, vënë në dukje nga iluministët tanë, si një domosdoshmëri e qenësishme për shtetin-komb, ndërsa ajo që u çor Berisha para dy ditësh është një atavizëm, sa për tym marramendës. Kombëtarizmi për shtetin shqiptar-komb në shekullin e dytë të Mëvetësisë po zgjohet.
Bashkimi Kosovë-Shqipëri çfarë të mirash do të sillte?
Një bashkim shpirtëror është pjesë e formatit të njëjtë kulturor, rrënjor dhe historik, është po ajo rrjedhë që e kanë shqiptarët ndër vete, kudo që janë e në këtë bashkim ajo do të shndërrohet në një energji të madhe për zhvillim ekonomik kulturor, duke u bërë një faktor përbashkues dhe qëndrueshmërie shembullore në Ballkan. Matrica e bashkimit kërkon studim se e çfarë forme mund të jetë. Por një gjë është shumë e qartë, se ato të mira që harxhohen në dy administrata do t’i kalojnë mirësisë së menaxhimit përbashkues dhe zhvillimit, se burimet natyrore të afërta dhe pasuritë e mëdha që ka në të dy anët do të shumëfishojnë vetveten.
Z.Pashaj, si i komentoni festimin e 100 vjetorit me flamur të deformuar?
Nuk do të shihja ndonjë zbulesë tek flamuri i deformuar. Janë shitur aq shumë flamuj dhe simbole sa nuk ka qenë e mundur, prej tregut të brendshëm, gjersa kanë ardhur edhe nga Kina. Nuk janë parë kaq shumë ngjyrime të kuqe bezesh dhe shqiponjash, në stilizim të tyre. Nuk besoj se do ketë “dorë armiku” siç jemi mësuar të themi shpesh midis nesh. Aleanca Kuq e Zi ishte e para që hodhi idenë e flamujve jo si një formë, por si një simbol i kombëtarizmit tonë që nuk humb dhe ajo u bë e të gjithëve. Për këtë ne ndjehemi shumë krenar. Të gjithë na ndoqën në shëmbëllimin tonë kombëtarist. Kjo është një fitore e AK në inspirimin e vërtetë të shqiptarëve duke kapërcyer për në shekullin e dytë të Mëvetësisë.
Çfarë efekti shkakton ngritja e disa figurave historike dhe anashkalimi i disa figurave te tjera në këtë 100 vjetor. Pse ndodh kjo?
Kirurgjia historike e Berishës në këtë Shekull Mëvetësi është diabolike, trazovaçe, ajo nuk ka lidhje me të vërtetat historike. Ai vetë sipas rastit i përdor për qëllime të pushtetit të tij. A nuk iu kujtohet vallë për shembull se si e dëboi nga Shqipëria birin e Mbretit dhe pas disa vitesh ai ndryshoi kaq shumë në perceptimin e vlerave historike të Mbretit Zog sa është kaq e pabesueshme se si një Mbret i vetëshpallur, edhe pse ka pasur vlera të pamohuara në krijimin e shtetit shqiptar nuk mund të vihet në krye të Panteonit, por t’ia gjesh me kujdes vendin e duhur. Kirurgjia e mëtejme u është dhënë detyrë historianëve, por historianët e vërtetë në këtë vend nuk dëgjohen. A e keni vene re se dalin dhe japin përcaktime historianë eunukë, të cilët Berisha i ka kalemxhinjtë e tij.
Çfarë do të mbahet mend në këtë organizim për 100 vjetorin?
Nuk mund të mohohet se ishin bërë përgatitje të mira për festimin. Por si mund të quhet e mirë gjithë kjo përgatitje kur pothuajse ajo u bë e ndarë përmes konfliktesh dhe urrejtje të mbjellë midis nesh, se si shpërndarja e poleve festive, me qëllim në fillim ishin projektuar si shumë të dyshimta dhe të papranueshme, për të hequr gravitetin e Vlorës, për t’i dhënë një ngjyrim ndarës. Takimi i të dy liderëve të partive të mëdha ishte aq grotesk dhe pa ndjenjë vëllazërore, sa s’ka ku të vejë. Po kështu dalja e përminutshme e Berishës nga një skenë në tjetrën, tek përcjellja e këngëtarëve, deri tek lëvizja e kukullave dhe shenjave, ndërrimi i folësve tek darka e Presidentit, për të cilin u bë e qartë se është vërtet një kukull sa që foli pas fjalës së një partiaku popullor të Europës, solli detaje shpërfytyrimesh që ofron mendësia pushtetare e Berishës, i cili e kërkon për vete gjithçka të përgatitur për këtë njëqindvjetor. Dhe kjo krijoi mjedise qesharake në festë. Torta qe “thagmë” që nuk ëmbëlsoi, por na vuri buzën në gaz.
Po fjala e Presidentit?
Kurse fjala e Presidentit ishte një nga shfaqjet më drithëruese që sjell emocione turpi, kur ndjen teksa flet kryetari i shtetit. Nuk është dëgjuar një fjalë e tillë asnjëherë, kur u përdorën rrëfime për”mburrje” për “moskrijim të mrekullive të botës”, “por ama kemi rrënjë pellazge dhe kemi pasur perandorë…” Vijo më tej të gajasesh kur ai krahason Lasgushin tonë të mirë me Gëten gjerman që s’besoj se kanë ndonjë ngjashmëri (ku e gjeti apo kush ia gjeti?) “se qenkemi tekanjozë, “pak të çuditshëm”, “dashnorë të dalldisur!” Pastaj na vjen “se dimë të përshtatemi” (O Zot!) që jam i sigurt se nuk i ka dëgjuar kush, dhe s’i ka komentuar kush… Ky Presidenti i çuar aty nga Berisha, duhet të kumtonte fjalë për mjekimin e virusit të konfliktit dhe të urrejtjes që e kemi mes nesh, se si të përmirësojmë në shekullin tjetër imazhin e demokracisë së përmbysur të Berishës.
Në një intervistë për gazetën “Panorama” ministri i jashtem grek Avramopulos pohon se gjetja e një zgjidhje sa më të shpejtë për kufirin detar është në interes të të dyja vendeve. Ç’mendim ndani ju me këtë deklarim?
Avramopulos ka ndryshuar disa herë opinion e tij ndaj kësaj marrëveshjeje. Një herë pat thënë “marrëveshja ekziston dhe ajo duhet të zbatohet nga të dy vendet”. Më pas ka folur për ndarje sa më të shpejtë të Hapësirave Ekskluzive Ekonomike etj. Kjo marrëveshje është tanimë në dorë të Greqisë. Ajo e ka në tavolinë të firmosur, (edhe pse jo të ratifikuar). Jam i sigurt se do ta përdorë kur do të duhet edhe atëherë kur “mund të fillojnë rinegocimet”. Po si vallë!? Ja, shumë thjesht: “Se kjo është marrëveshje midis të dy palëve dhe askush nuk ka bërë trysni”. “Askush nuk iu ka detyruar…” Jam i sigurt se Greqia nuk do të heqë dorë nga ajo vijë hartografike. Aq më tepër kur ka pasur edhe mbështetjen e Berishës, i cili ishte avokati i parë i këtij pakti famëkeq. Ja pra është ky Berisha “nacionalist!”, që e vutë re në deklaratat e tij të fundit.
Është shumë komplekse e ardhmja e ndarjes së detit. Fajin në secilin rast e kanë shqiptarët dhe asnjë ministër i jashtëm i Greqisë dhe asnjë institucion grek i tjetër emri. Fakti që askush nga negociuesit shqiptarë nuk mori asnjë lloj përgjegjësi, por janë në hierarkinë e tyre të lumtur, kjo do të thotë shumë apo jo!?
Mund të kuptohet lehtas se marrëveshja kriminale e pandëshkuar, është bërë ndër sfera të larta që po heshtin.
Përse AK nuk pranon të hyjë në koalicion parazgjedhor me PS-ë?
Nuk është bërë asnjë bisedë as takim sado formal dhe i shpejtë midis të dy partive. Ne jemi në një llogore të re, të cilën e kemi hapur vetë, me shumë mundim. Në një kohë të shkurtër në po krijojmë matricën e një partie kombëtariste përmes vështirësish të mëdha, nën shigjetime të llojllojshme që e kanë nakatosur keqas politikën. Ne dukemi të vetëm, por nuk ndjehemi të vetëm. Kemi një mbështetje të madhe ndër shtresa dhe bashkësi njerëzish. Të gjithë pyesin për koalicionin sikundër edhe ju. Kjo është e vërtetë sepse nuk është kaq kollaj të rrëzohet Berisha dhe ky regjim i turpshëm. Ne jemi në front, por ky front nuk e ka një bashkëdrejtim, strategji, dhe ideim të përvijues. Kjo do ta vështirësojë situatën e ardhme mbasi partia Socialiste vijon ta quajë veten e saj një “gjigande”. PS nuk e ka të qartë se nga vijnë partitë e reja, mbasi siç kemi dëgjuar prej liderit të saj, të thotë “se AK vjen nga e djathta…” etj, etj. Ne s’kemi folur se ku janë pikat tona të bashkimit, me interes jo vetëm partiak, por edhe kombëtar. E shihni se ende jemi larg në ballafaqim të pozicionit që ne zëmë në spektrin politik shqiptar, po edhe të programeve tona. Rrëzimi i këtij regjimi me shëmbëllim të mbrapshtë, duket se është përbashkësia. S’mund të harrojmë se PS është përgjegjëse për këtë situatë të rëndë, që solli ndryshimi me “Deus ex machina” të Kushtetutës që ne kemi, po kështu të një kodi zgjedhor të padrejtë, që është përfitim po kaq i padrejtë për partitë tradicionale. Ne jemi në rrugën tonë, në krijimin e identitetit tonë, hap pas hapi dhe në këtë përpjekje do të jemi në rritje deri në momentin e zgjedhjeve. Ne nuk bëjmë pazare, në s’kemi ardhur në skenën politike inferiorë por t ë denjë për mbështetjen që po gjejmë dhe shpresën që përcjellim.
A do të hyje AK e vetme në zgjedhje apo me parti të tjera si p.sh FRD?
AK kumton se është ende herët për të folur për çastin e vendimmarrjes në se do të hyjmë të vetëm në zgjedhje apo jo. Ne e përshëndesim FRD si parti anti-regjim edhe pse ata pretendojnë se i përkasin po të njëjtit pozicion spektral politik si PD-ja (FRD ka dalë prej saj). Kjo s’ka rëndësi për ne, mbasi dëshirojmë filozofinë e politikëbërjes ndryshe, të pandotur, nëse FRD do ta ndjekë. Deri tash nuk kemi kontakte zyrtare.
A mendoni se marrja e ftesës për vendin kandidat në BE kushtëzohet nga PS me çështjen e Fierit? Cila duhet të lëshojë pe sipas jush?
Së pari kam mendimin personal se Shqipëria nuk e meriton, në këtë gjendje që është, ftesën për vendin kandidat në BE. Nuk mund të jem cinik ndaj vendit tim, po e kam dëshpërimin të madh që jemi kësilloj, në fund. Për këtë nuk na e kanë fajin bota, por ne vetë. Të gjitha “ndriçimet” “spektaklet mashtruese zhvillimore”… që kërkon të rrëfejë Berisha, janë një hiç i madh kur shohim se urrejtja dhe konflikti janë të pranishme gjithnjë edhe më shumë, se si janë kapur pushtetet në një dorë, ku është mbjellë një indiferentizëm i frikshëm së bashku me frikën, se si është deformuar demokracia… se si ekonomia është në prag gremine, atëherë pse u dashka kjo ftesa për vendin kandidat!? Ç’janë këto që thuhen për Prefektin … janë si komedia “Prefekti” që i ka pjellë politika shqiptare.
Nuk bëhet fjalë për lëshim peri, por një konflikt që vijon të krijojë konflikte të reja, pa të cilat nuk mund të rrinë politikanët shqiptarë që kërkojnë ta çojnë Shqipërinë në Europë.
Mediat e huaja, sidomos ato të vendeve fqinje, si në Greqi dhe Maqedoni, e shohin si të rrezikshme partinë tuaj. Është nacionalizmi i AK-së i rrezikshëm për stabilitetin dhe a ka ngjashmëri me Agimin e Artë, siç ju kanë përcaktuar?
Krijesa më e mirë politike më e qashtër më e shëndetshme që ka lindur në Shqipëri është Aleanca Kuq e Zi si parti kombëtariste në qendër të spektrit politik shqiptar. Në jo më shumë se një vit e gjysmë nga krijimi i saj si lëvizje jopolitike dhe pas shndërrimit të saj në parti, siç është tash, për gjashtë muaj, ajo po ngazëllen përditë e më shumë opinionin e të gjithë shtresave e të gjithë spektrit. Ajo po bëhet e pranueshme derisa po zgjerohet me një doktrinë dhe filozofi kombëtare të pastër, pa asnjë virus nacionalist e populist, por prej rrënjësh ajo po buit energji të papara që po e shëndoshin klimën, derisa të gjithë liderët politikë të të gjithë panoramës politike përfshirë dhe Berishën, në të dy Shqipëritë (e kam fjalën për Kosovën) po flasin për bashkimin kombëtar bile me terma më pikantë se sa ato që ne përdorim. Vetë ndezja kombëtare e festave të 100 vjetorit është inspirimi që kemi sjellë ne. Ndërkaq ata që po na kopjojnë, janë të tipit mashtrues që nuk e kanë mendjen tek çështja kombëtare. Ata po prishin edhe marrëdhëniet me fqinjët, mbasi po kalojnë në ekstreme siç bëri Berisha me hartën etnografike nga Presheva ne Prevezë, të cilën e përmendëm atypari.
Ideologjia kombëtare i ka munguar këtij vendi dhe prandaj nuk ka qëndrueshmëri. Unë mendoj se mediumet e huaja që përmendni ju me ato që kanë shkruar, na kanë lëvduar më shumë, se na kanë sharë. Ne nuk përbëjmë asnjë rrezik në Ballkanin tonë.
Sipas kalkulimeve të AK-së, sa do të jetë numri i deputetëve që pritet të nxirren në këto zgjedhje?
Kalkulime janë bërë dhe do të bëhen. Ato ndryshojnë për ditë duke na befasuar me progresionin gjeometrik që po marrin. Çdo llogaritje në diagramën e nesërme është gjithnjë e pavërtetë. Përkthimi i frymës në votë, kërkon hulumtim social për të cilin ne s’kemi kohë që të thellohemi, veçse sondazhet që bëhen deri tash na nxjerrin si forcë të dytë.
Çjan kto pallavara qe derdellite zoti Pashaj ???? Kam respekte per ty per çeshtjen e detit . Po ti do perfundoshe si Pellumb Xhufi e figura te tjera te Lsi qe u zhgenjyen nga Likja kur e drodhi . Edhe ai kryetari yte te njejten gje do beje . Edhe likja do merte 35 deputete .
Vetem pallavra qe nuk jane keto! bravo i qofte sepse flet me realizem dhe te gjith e din mashtrimet qe ben kryekomunisti para zgjdhjeve…
Rrofte Shqiperia nuk behet Shqipria me nacionalizem ekstrem po behet me programe . Pa me thuaj ti mua ça programi ekonomik kan kta ????? Mireqenia edhe Shqipria e madhe behet kur te rritet niveli ekonomike arsimore shendetsore . Jo me shkruaj ti se dua te bashkohem une .
Aleanca Kuqezi vertet qe mund te jete forca kryesore e cila do qeverise shqiperine
Muslym Pashaj eshte nje hero i vertet. Se bashku me Kreshnik Spahiun ata jane rilinas te ketij shekulli
Mysly pashaj eshte krenari e ketij kombi dhe aleanca kuq e zi na e ka kaluar ne socialisteve ne rolin opozitar. nuk ja fal Rames darkat dhe drekat qe rri me ilir meten. i harroj 4 te vraret e 21 janarit
Bravo “socialistja” e dikurshme,qe ka kaluar me LSI-ne per te ngritur me rehat kembet perpjete!!
Kjo nuk ja fal Rames drekat e darkat me Ilir Meten,por ben sikur nuk di gje per KreshnikSpahiun ,qe i VURI ZJARRIN DREJTESISE SHQIPTARE NE SHERBIM TE BERISHES,sa ishte zv.kryetar i KLD-se!!!
Pyeti keta te AKZ-se,moj socialiste pa breke:KU I GJEJNE MILIONAT,QE BEJNE AKTIVITETE NE TERE BOTEN???
DOEMOS,qe ja jep vete Berisha,se per ate po punon nen rrogoz!!!
POPULIST BERISHA,POPULIST KRESHNIKU!!!
I zgjidhi hallet e Shqiperise ky serbo madh,por na kerkon te krijoje FANTAZMEN E BASHKIMIT!!!
Po kush te le ty te prishesh kufijte,o LAMASH???
Kosova akoma nuk ka siguruar kufijte e saj,NUK E KA NJOHUR OKB-ja,ndersa keta ZORRAXHINJ derdellisin per BASHKIM!!!
o vellai sido q eta ken planin ekonomik keta te aleances ,me keq se e kane bere socialistet e demokraten nuk besoi se ka per te qene.
Qerramudh, po prite qe te te shkruaj dikush ketu apo une, e pastaj menjehere te bindesh e te bashkohesh me kauzen,dmth qe nuk e ndjen me zemer qe t’i bashkohesh Kauzes.Atehere ti dhe shumekush ketu(per fat jeni pak)prisni dhe ca e pastaj hipni mbi karron e fituesve e beni sikur gezoheni edhe ju kur ta kemi shporrur berishen e ta kemi bere fakt bashkimin e shqiptareve.Eshte koha te shikohen gjerat me syte e zemres e jo me cinizmin individualist qe vetem bllokon e s’sherben per asgje.
—–Te me falin komentuesit se uh huk e kuptoj kete nacionalizmin tone –lakuriq–po i bie shkurt . bashkimi shpirteror dhe ai kulturor tashme eshte bere dhe e vertetoi me se miri festa kombetare —bashke me popull dhe liderat e te dy vendeve . Na ka ngelur bashkimi ekonomik , i cili nuk kerkon llafe por lidera me ide dhe veprim te cilet na mungojne . Per kete lloj bashkimi duhet te shprehen partit politike ne te dy vendet—Pastaj eshte pune dreqi si nuk mesuan politikanet tane nga e kaluara e pavarsise se nje bashkim i ri kombetar kerkon pregatitjn e opinionit te brendeshm por kryesorja opinion e jashtem
homeri kte nuk kumtone shumica e popullit . Bashkimi vjen me mireqenie edhe me shkollime . Prandaj edhe ne 1913 na coptuan e na sakatuan se ishim breke grisur zorre pa ngopur edhe te pa shkolluar ne as qe e dinim se çishte pavarsia . Kshu qe kta llam llam me pare duhet ti japin mireqenien popullit . Qofsh mire
ke pare ndonje lider te vjetr ta beje kete pune??????????
nje fakt eshte i pakundershtueshem qe kur ekziston AK-ja te tjeret na duken vete isa boletini… me pare ku ishin??????????
Ti qenke fallxhor o qerramut qe i dike fatin Z.Pashaj…Shko ha ndonje cope torte te pallati i turpit dhe mos u merr me vleresime e parashikime…Fshiji buzet se te eshte varur torta deri te breket…
Morro tortat i hani ju qe jetoni ne TR jo une more shushke , Po nuk fitohet edhe hecet para me nacionalizem te verber o Morro . Hajt shendet e shtregojeni Salin fort
poshte nacionalizmi i babzise shqiptare ,ngopeni barkun me buke o te pa ngrene ,na doni dhe shqiperi te madhe ,do ta beni si torta e bashes ,shkoni or maskarenje ,vetem edi ramaaaaaaaaaaaaaaa do ta beje shqiperine ,ju jeni fundurina e berishes
PS duhet te qeVerise pas zgjedhjeve te 2013 vetem me AK.
META DUEHT LENE PATJETER JASHT KESAJ QEVERISJE,ndryshe e ben pis gjith qeverisjen.
Ja dhe nje islamik tjeter ne vazhden e islamikeve qe therrin fatorinot.
E lexova,voten time NUK ja jap Ak.Megjithate i uroje te hyjne ne parlamentin E 2013 kundrejt lsi e camve e pbdnj.
Fakti flet vete. Kur flet Akz asnjeri ne bote nuk merret me nacionalizmin e tyre se e dine se nuk kane as mbeshtetje as ide se cfare kerkojne.Nje here foli Berisha dhe reagimet vazhdojne.Kjo tregon diferencen dhe inekzistences te akz.Sa per force dyte tash e sheh veten ma keq se Gjinushi,milo,Mediu e Dule mos u merzit se tash bashkohet me Milo.Kot nuk thone :Puthu me Milon
Ti hani mutin Partis Demokratike qe lindi si forca me energjike popullore shqiptare. Jo si keto qent e rrafur, deshtaket e institucioneve qe gjeten nga nje sponsorizues dhe ben parti. Bamiri sponsor grekun dhe kreshniku turkun ashtu si arjan cani amc. Ppo turp e faqja zez per keta sharlatan ambulant, keta kollouna te politikes hikni more se skeni fare lidhje me popullin tone.
Mire e the o Safeto, lindi, se tani ka vdek e po i kendojne ne varr!
pd oarti qe lindi ne ruge me 2 gishtrinj lart tani te hysh atje ngre 2 kembet lart o safet haleja parti qe perfundoi ne ruge ne 97 nga revolucioni demokratik qe permbysi rendin feudoborgjez te mbretit tat o safet pa bereqet
JENI FORCA E PARE POLITIKE QE NE ZGJEDHJET E QERSORIT TE KINI BESIM UNE NE SOIN TIM QE ISHIM 70 VETA KU 22 ISHIN ME PD 16 I DOGJEN TESERAT E PD 6 TE TJERET KANE NGRENE KOTHERE PE BERISHES E PRESIN LLOGARITE SA VETA DO VOTOJNE JENI TE NDERUAR SE SHPEJTI VIDIOJA DO JET NE YOU TUB E TE MBETET SALIU SI MUTI NE SHI
Ak ka merit te madhe se turbulloj politiken e qelbur shqiptare,por kam nje merak.Kreshnik Spahiu vjen nga oborri i Saliut,dhe akoma nuk jam i bindur ne se eshte shkeputur perfundimisht,historia na ka bere te jemi dyshues,Imamit Saliu i theu dhembet kurse ai ju ul ne preher,megjithate me shume anoj se kete radhe do jet ndryshe.
Ali Pasha me vure ne mendime per punen e oborrit se te gjithe vine nga nje oborr,po nga oborret me te rrezikshme e te qelbura une mendoj se vjen Edi Rama,pasi dihet ai vjen nga oborri Fatos Nanos,dhe vete Nano e tha ne nje interviste qe se si e mori nga Parisi dhe e futi ne politike,ose me mire e beri njeri,kjo shprehje te Shqiptaret e pasur sot,ose te politanet ka te beje per ata njerez qe kane bere leke ne Shqiperi ne nje forme apo ne nje tjeter,po kurre ne menyre te ndershme.Do ishte me e drejte nese do flisje dhe per oborrin qe vjen Sali Berisha pasi ai oborr na ka qeverisur per afer 50 vjet.flm
I nderuar Myslym,
Andej nga Veriu, ku kam miqte e mi tregojne keto anekdota:
– Or Nikolle, a ta pi lopa duhanin? – pyet nje shakaxhi i katundit shokun e vet.
– Jo, bre, cfare po thua ashtu?
– Ktheje kryet mbrapa pra, se po te digjet kasollja e lopes!
Po ate nate digjet nje mullar kashte ne te njejtin fshat. Lajmerohet policia dhe vjen ne vendngjarje.
– I kujt eshte mullari? – pyet dike aty, qe qelloi i zoti i shtepise.
– Tymi eshte i imi se s’ka me as kashte, as flake, – ia ktheu i vbrerosur i zoti i shtepise.
Myslym,
Packa se te mesipermet s’kane nevoje per “legjendë”, po te them se ju “te dytet” jeni si tymi i mullarit. Sikur te bej nje pyetje: cilet keni kryetar te AKZ-se ne Progonat, Kalivaç (Pg, Lezhë), Orosh, Seman, Leskovik, Koplik, Nikaj-Mertur, Spiten, Njesia Nr. 1-11 (Tirane), Hysgjokaj, Macukull, Sllovë, Cermenikë, Gjinar, Velabisht, Zhaban (Sk)etj, etj.
Mik,
Uli kembet ne (jo ne det) por ne toke!
O poet i nderuar,
Atdheu ka nevoje per RILINDJE, jo procka! A s’e din se ne ç’hall jemi?!
ANALIZE : Une nuk e di se ku e gjejne logjiken dhe kurajon qe te krahasoni nje antare te Qeverise se krim Berishes ( te PD berishiane ) me nje personalitet te kombit tone !!!
Si mund te krahasohet Fatmir Mediu antar i krim Berishes apo Imam Bajalldia, apo Ksoro greku, apo Edmontis Panaritis, apo Ridvan Bolja i Piramidave!!!
Perkthimi i kushtetutave dhe i ligjeve sot ne bote ka nje kosto te paperfilleshme, gjithashtu dhe miratimet e tyre nuk jane dhe aq problem pasi jane veprime te deyrueshme per antarsime te ndryshme. Diferenca messhteteve te zhvilluara dhe atyre te prapambetura egziston pikrisht te zbatimi i tyre !!!
Zbatimi i kushtetutes dhe i ligjeve behet nga personalitete te nivelit te Myslym Pashes !!!
Ju urojme gjithe te mirat e qendroni si burrat !!!
Mbase eshte heret te flasim se cfare mund te ndodhe ne te ardhmen me kombin tone por mesa shihet nuk do jete fort e karget dita kur spektri shqiptar ne te gjithe hapesiren e saj te bashkohet ne nje shtet te vetem.
Gjithcka po ndodh kohet e fundit ne drejtim duke deklaruar nga kjo force politike per bashkim me Kosoven sot per sot mbeten vetem fjale por qe me siguri neser do jete projekt i zbatimit te kesaj platforme dhe jam i bindur se asgje nuk veprohet pa urdherin e diplomacise perendimore dhe sidomos asaj amerikane.
Si plan i pare nga nderkombetaret eshte rrezimi i Berishes si nje karte e djegur tashme per to dhe e dyta manovrimi per te krijuar shtete te pastra etnike ne ballkan qe kesisoj te zhduken konfliktet e vjetra nacionaliste dhe ribashkimi i ketyre vendeve ne europe ku kufijte gjeografike te jene thjeshte nje gje e kaluar.
Kuptohet se keto endrra do behen realitet pas disa dekadash biles neqoftese ne vete si komb perqafojme vlerat perendimore.Neqoftese do bejme te kunderten duke pare nga nga Stambolli dhe Arabia ne kane per te na ndare dhe copetuar me keq se jemi tani.
O Toni lexoj me vemendje shkrimet,un nuk mohoj oborrin e qelbur nga vjen Saliu,por un shpreh dyshemet e aresyeshme se te gjithe oborxhinjt e Saliut si:Ceka,Imami,Cupi,Pollo,Shehu,Shehi,Rruli,Xhaferri qe do rregullonte cilesin e reres dhe diellit,etj,etj qe u larguan, mbasi Vicidoli i biri i Sheqeres i ngordhi ne dru rregulluan dhembet dhe u kthyen si qengja te urte ne vathen e tij.Por un ne anen tjeter shpreh optimizem se me kete Kreshnik Spahiun nuk do ndodhi keshtu.
Kam respekt per z.Myslym Pasha,te ciin kur Berisha vodhi votat e shiti detin,emigrantet e percaktuan si president të mundshëm dhe Gerry Kokalari kryeminister provizore nê qeverinë e perkohshme tê shpetimit Kombetar.Ishin dhe 10 ministra nese Gjykata Kushtetuese do i jepte të drejtë shitsit te detit,Saliut.Ketu z.M.Pasha flet drejt dhe une e besoj si kundershtar të djabolikut Berisha,madje edhe K.Spahiu besoj se ështe i tillë.Por kam mendimin se strategjia e largimit të Berishës,shkaktar dhe firmetar i shitjes se territorit,e te tjera marrezi,është ende e dobet.Nuk ka linjë të percaktuar se si duhet luftuar ashper ky antishqiptar që,tani si thote edhe z.Pasha kërkon t’u vjedh nacionalizmin,pra tu hyjë në parti si hyri dikur nga PPSH,në PD.Vetem se atehere e dergoi Alia.Sot ka ate eksperjence të tij ndaj dhe Paloka flet po sot tek “Tema”si z.Spahiu!Kuptohet që PD,kerkon “shkrirje”ne linjen atdhetare të AKZ ta marr atë si dikur levizjen studentore dhe të eklipsojë drejtimin e AKZ.Spahiu nuk ka reagim te ashper politik ndaj okupacionit nacionalist që po ben Berisha i cili gjer dite me parë kishte tjeter linjë…Duhet goditje ndaj tij dhe jo ndaj Ramës(i quani te njejte edhe pse PS eshte me e martirizuar nga PD se AKZ,sepse ka protestuar bukur,si europianet,por dhe iu vrane nga antishqiptaret mbështetës ne proteste.AKZ ketu nuk ka asnje reagim per shqiptaret e vrare barbarisht dhe kjo ështe pasiguria qe mberthen të lekundurit,per te mos dalë tek mangesia e madhe që nuk behet kualicion me PS(sot Partia me e madhe opozitare ne parlament dhe z.Pashaj cudi si nuk e sheh si me superiore?!Per te zhdukur nje te keqe antishqiptare si thuhet me te drejte ketu,kualicioni eshte domosdoshmeri,sepse mbi gjithshka është Shqiperia,shqiptaret,Kombi.Ju kerkoni vetmine qe matematikisht mban ne mos ne pushtet,me kualicion Berishen-Meten,pse jo thone ata qe vertet duan Shqiperine edhe Spahiun që si Imami vjen të shpetojë vrasesin dhe shitesin e detit,Berishen.Me shqetson edhe ardhmeria.AKZ ende nuk ka program apo linje se si do te jene shqiptaret ne rajonet e BE ku hartat janë projekte por nxitje per veprim.Me duket jeni gjetur bosh per ndarjet rajonale,dhe ku Berisha si per detin di shumë mundet dhe ka firmosur ndaj del me teorine nacionaliste që eshte parcele eskluzive e AKZ.Keto dhe te tjera jane thembera e Akilit per AKZ,mendimi im që ju vezhgoj me shume miq kujdesshem me interesin per ndryshime drastike ne Shqiperi e cila ështe mberthyer nga sharlatane qeveritare e bandite qe se kane per gje tjeter te thone sot e tjeter te bejne neser,të shesin troje shqiptare dhe dinjitet shqiptar.Ata kane ne dore makinën e pushtetit dhe me ate makine jo vetem hyjnë ne territore të livjeruara politike,si tek AKZ,por edhe ta demtojne ate dhe serish Shqiperine madje ne interes të fqinjeve,duke u hequr si nacionaliste të vonë.Ndaj nje aleance me gjithe opoziten duhet.Duhet sepse duhet ndryshuar rrenjesisht Shqiperia dhe ndeshkuar shkaktaret e tragjedive.Besoj se mund te kem ndihmuar dicka…Veprimet konkrete janë ato që do u ngrejnë a rrezojnë në kete shtet ku mbreteron edhe skizofrenia dhe pse jo vrasjet prapa shpine!…Respekt shqiptar!
ne nuk jemi koreja e jugut,kosova nuk esht koreja e veriut…ne duhet te bashkohemi
Respekte o z.Pashaj per denoncimin qe bere ber kufirin detare, po persa i perket deklarates qe po thua se mund te dilni force e dyte po ja fut kot fare. d.m.thene qenke shume large mentalitetit shqiptare.
Nje histori reale; ” ne fillimet e demokracise ne vitet 1991-1992 nje miku im kandidoi ne zonen x per deputet nga subjekti i PD se,dhe pas zgjedhjeve e pyes ; o Nimet,pse nuk fitove ti ne zonen tende per deputet? nimeti mu pergjegj; po cfar te fitoje atje mor aman,dhe tregoi nje te vertete; krye aktivisti i PD ne fshatin filan kur doli nga qendra e votimit ngriti dy gishtat larte dhe u shpreh ; rrofte demokracia, nje spiun qe shihte nga nje vrime se per ke votonte filani apo fisteku e kapi per krahu dhe i tha;po une te peshe qe ti votove per PS ne, pusho more djall se na prishe pune i tha aktivisti i PD se.”
O Myslim, lerini autolevdatat, pozicioni ultranacionalist i Berishes eshte jashtezakonisht i rrezikshem per Aleancen Kuq e Zi. Pse? Sepse ai po punon me mjetet tuaja per te mbledhur vota, ne nje kohe kur juve ju kane frike shtetet fqinje sepse i rrezikoni seriozisht; nderkohe kur Berisha ka dhene prova 30 vjecare qe eshte njeriu i tyre, ka bere per ta dhe do te beje. Ketu luhet politke e madhe i dashur miku im i vjeter dhe i ngushte. Po te isha aty do te ishim takuar si ato dite kur botove denoncimin tend ne “Gazeta Shqiptare”. Gjithsesi kerkojini Berishes te anulloje te gjitha veprat qe ka bere per fqinjet tane shoviniste. Veprat jane aty ne te gjithe territorin e Shqiperise, ju i dini me mire se une.
Te pershendes nga larg o Yll i Shkolles Skenderbej.
Sali Brekskisha eshte per rishikimin e historise,”natyrisht nga historianet”dhe pa hapur dosjet.Ngase te kete frike? Nejse sote nuke i dihet nga te vjene e keqja.Ide shume e bukur:po fillojme nga Vicidoli
vici-doli,apo doli vici,jo me mire vici doli lope,por nuk bene qumesht,ben bajga si Saliu.Fillimi i mbare eshte gjysma e punes.PS bajgat perdoren ne shume vende te botes si material djgje,ne vend te drurit.Ambjentalistet do ta pershendesnin kete ide.Ne disa cvende te tjera bile si material ndertimi.Te lumte Sali Brekskisha,sa me shume bajga
Ky burre duke e pare edhe nga ana e formimit te pergjithshem intelektual pasi ushtarak i ka treguar duke mbrojtur vijen kufitare te detit do ta kishim per nder te ishte president. Fatkeqesisht kemi nje sakat qe edhe nga ana mendore eshte nje marjonet e zotit te tij sali.
Bravo Myslym PAsha! Shqiptaret e ndershem dhe patriot din ti dallojne kush eshte atdhedashes dhe kush eshte antishqiptare edhe nese saliu del me karten e nacionalizmit asnje se beson, ata do votojne per AKZ.
Z. Pashaj! I lini sondazhet. Numrin e forcave politike i vendos Berisha dhe jo sondazhet. Per shqiptaret ka rendesi numri i votave dhye jo sondazhet. Persa i perket sondazheve, Berisha nuk do te fitonte kurre ne votime, por ja, vetem ai fiton. A jeni te zote te siguroni numrim te ndershem te fleteve te votimit?
jam shume dakord me ty, L.Itali, duhen fakte konkrete, strategji konkrete.
kam shume respekt per z.Mylsim Pashaj, edhe per AKZ-ne, por ne kete rast cilado force politike te vije ne pushtet, duhet te kete strategji konkrete kombetare, duhet nxjerre vendi nga varferia me plot kuptimin e fjales, duhen cuar perpara drejtesise te gjithe pisat dhe horrat, duke filluar nga satrapi Saleh.
duhen sekuestruar te gjithe pasurite e vjedhura nga pushtetaret.
pa u vene drejtesia ne vend, pa u ndeshkuar fajtoret, eshte e kote cdo lloj sipermarrje, qofte politike qofte ekonomike.. sepse mosndeshkimi do te thote qe te perseriten krimet dhe vjedhjet..
dhe pastaj kalohet te rimekembja e ekonomise, e shendetsise, etj etj.. pra gjerat behen me radhe.. duhen plane konkrete per te ardhmen, jo thjesht ideologji dhe patriotizem..
jeni ne rruge te mbare zoti pasha,por duhet te jeni me aktive.
saliu eshte i damkosur perfundimisht si tradhetar i kombit shqiptar. ate mund ta votoje vetem ndonje ithtar i ”gegerishtes” ose ndonje ”janullatist”. nuk ka shqiptar te vetedijshem te mbeshtese esat pashe berishen. jam i sigurte se kesaj rradhe megjithe mashtrimet qe mund tu beje fshatareve me thase me miell ,nuk do ta mbeshtese njeri fazllicin.