Protestojnë për dritat duke vendosur qirinj te nënstacioni (shyqyr që s’e pushtuan)

4 Dhjetor 2012, 20:10Sociale TEMA

Tashmë lajmet për ndërprerjet e energjisë në shumë zona të vendit janë bërë të zakonshme. Ndërkohë që CEZ deklaron se po ndërpret energjinë e debitorëve, banorët ankohen se po bëhet penalizim kolektiv ndaj tyre.

Në Kukës, Mamurras e gjetkë, vende ku dritat ndërpriten rregullisht nga CEZ, gjëja e parë që bëjnë banorët është që të pushtojnë nënstacionet.

Por nuk ndodh kështu në Krujë, ku edhe pse banorët nuk kanë energji elektrike, ata kanë vendosur të protestojnë duke vendosur qirinj tek nënstacioni. Ata thonë se CEZ po i penalizon me pa të drejtë.

Ndërkohë, çështja e largimit të CEZ nga Shqipëria vazhdon që të mbetet pezull.

Problemi i pagesës së energjisë në Shqipëri është endemik.

2 komente në “Protestojnë për dritat duke vendosur qirinj te nënstacioni (shyqyr që s’e pushtuan)”

  1. emigranti says:

    si ka mundesi qe akoma ne 2012 vetem ne shqiperi ikin dritat si u DO e kur u DO QEJFI?? vetem ne shqiperi nuk ka kontrata ??? VETEM ne shqiperi energjia eshte monopol i vetem nje kompanie???vetem ne shqiperi paguhet ” ENERGJI E PAKONSUMUAR” THJESHT paguaj sa ta shikoje te arsyeshme ai qe bene faturat.

    1. anonim says:

      Pse ke “harruar” te thuash vetem ne Shqiperi NUK paguhet energjia.

      Dje kishin dale te protestonin ne Babru per mungesen e enrgjise dhe nga rreth 100 protestues VETEM 3 kishin bere pagesat. Te tjeret ishin DEBITORE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje