Lindsay Lohan konsiderohet si një prej aktoreve më problematike dhe jo më kot. Përveç drogave, ajo është një konsumuese e madhe alkooli. Sipas të atit të aktores së 26-vjeçares, ajo konsumon plot 2 litra vodka në ditë.
Ai dhe miqtë e saj kanë bërë të gjitha përpjekjet që ajo të shtrohet në një qendër rehabilitimi, por aktorja nuk ka pranuar, duke vazhduar me jetën e saj të çregullt.
Lohan refuzon çdo komunikim me të atin dhe e konsideron atë “të vdekur”, pas publikimit të një bisede mes tij dhe 26-vjeçares në media.
Pavarësisht se nuk i flet, babai i aktores thotë se ka marrë një shtëpi pranë saj dhe ka parë se koshi i plehrave ishte i mbushur plot me shishe të zbrazura alkooli.
vetem hajdari me helmete gjermani e ben terbiet Lindsayn
Pas 2 litra vodka kete nuk e ze me as korenti…
LOL ?
Haha, kjo porosit 1 palete me kuti shishesh vodka ne jave – ia sjellin ne shtepi me trajler!
dy litra ne dit??? po e len avash-avash. ishalla nuk fillon zhiven. ?