“Gladiatori” mund të rivarroset, Italia s’i përballon kostot

10 Dhjetor 2012, 13:42Lifestyle TEMA
“Gladiatori” mund të rivarroset, Italia s’i

Kur arkeologët zbuluan një varr të mirëruajtur, ku prehej një gjeneral i shekullit të dytë, gëzimi ishte i paparashikueshëm pasi ky ishte një nga zbulimet më të mëdha prej kohësh.

Vendi ku ishte varrosur Marcus Nonius Macrinus, gjenerali që ka frymëzuar filmin “Gladiatori” të Rusell Crowe, u zbulua në veri të Romës në vitin 2008.

Gjenerali ishte këshilltar i perandorit Marcus Aurelius dhe kishte luftuar me fiset gjermane në shekullin e dytë.

Por pavarësisht gëzimit të historianëve për këtë mauzole, autoritetet italiane thonë se do e rivarrosin pasi nuk mund të përballojnë financiarisht punimet për mbajtjen e ruajtjen e tij.

Kriza ka bërë që paratë për vendet arkeologjike në Itali të shkurtohen me 20 përqind. Në rast se një sponsor nuk jep 2-3 milion euro, varri do mbyllet, pasi nuk përballohen kostot e një tjetër dimri. Në mënyrë që mauzoleu të ruhet, duhet rivarrosur.

Ndryshe nga filmi, Macrinus vdiq si një njeri i pasur pas një karriere të suksesshme. Këtë e tregon edhe varri i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje