NASA nxiton: Ja pse bota nuk u shkatërrua dje (VIDEO)

13 Dhjetor 2012, 12:16Lifestyle TEMA

Ankthi që ka kapluar shumë njerëz në mbarë botën se 21 dhjetori do sjellë shkatërrimin e planetit, ka bërë që agjencia hapësinore amerikane, NASA, të publikojë një video me titull “Pse bota nuk u shemb ditën e djeshme”.

Kaq të bindur janë shkencëtarët e NASA-s se bota nuk do shkatërrohet, sa e kanë publikuar videon dhjetë ditë më herët, pasi video ishte planifikuar që të publikohej më 22 dhjetor, një ditë pas ‘fundit të botës’.

Në videon e tyre ekspertë të astronomisë shpjegojnë mitet që rrethojnë fundin e kalendarit Maja.

Sipas tyre nuk ekziston asnjë mundësi që një planet të përplaset me Tokën, apo që dielli të shpërthejë në stuhi diellore.

Sipas atyre që besojnë tek apokalipsi, një planet i quajtur Nibiru do përplaset me Tokën.

Por shkencëtarët thonë se nuk ekziston një planet i tillë.

Në video thuhet se të gjitha teoritë për apokalipsin janë ndërtuar mbi keqkuptime.

Dr. John Carlson, drejtor i qendrës për arkeo- astronominë, thotë se kalendari Maja nuk mbaron më 21 dhjetor 2012.

Ai shton se për më tepër, nuk krahasohet një kalendar i tillë me astronominë moderne.

Ai thotë se nuk ka asnjë teori në kalendarin Maja për fundin e botës.

3 komente në “NASA nxiton: Ja pse bota nuk u shkatërrua dje (VIDEO)”

  1. nini says:

    ore nje gje nuk kam kuptuar ndonjhere une. si ka mundesi qe nuk ka asnje video nga roboteve apo njerezve ne hene, pervec filmimeve qe kane bere para disa dekatadash ne hollywood? si ka mundesi qe njeriu po ben kerkime ne mars kurse ne hene nuk ka asnje filmim qofte edhe per 3 sec qe te tregoje siperfaqen e henes? dike qe ecen ne hene, apo video te tokes qe duket nga hena? mos jane te gjitha genjeshtra keto te NASA?tallin fundshpinen me njerezit ose fshejne dicka.

    1. xhoni says:

      Nini,kur te rritesh,do t’i shikosh te gjitha!
      Bile edhe nga ke dale!!!

      1. trojani says:

        Ha ha ha e bukur kjo….dolen. majmunet e fisit maja dhe shkencetar,ata ne 1500. Kolombi i gjeti bythejashte s’kishin zbuluar breket akoma dhe jo me gjithesin me dukurit e saj,megjithe keta analfsbetet qe i besojne..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje