Një baba sheh se si i biri kërkon të vetëvritet (FOTO)

15 Dhjetor 2012, 12:38Lifestyle TEMA
Një baba sheh se si i biri kërkon të vetëvritet (FOTO)

Këto janë momentet tragjike kur një baba vuan shpirtërisht, ndërkohë që i biri i tij tenton të vetëvritet.

Ngjarja ndodhi në Stamboll.

Ibrahim G., shofer taksie, po kalonte urën e Bosforit kur ndeshi në trafik. Aty ishte makina e djalit të tij, Emrah, që është po ashtu taksist. Ai zbret nga makina dhe kërkon të mësojë ç’po ndodh, kur sheh se i djali i tij kërkon të hidhet nga ura me një lartësi prej 64 metrash.

Tronditja dhe ulërimat e Ibrahimit janë të dhimbshme: “Djali im, djali im”.

Në momentet e fundit të birin e shpëtojnë nga hedhja.

Minuta më vonë ata përqafojnë njëri- tjetrin duke qarë.

Mesa duket djali kishte probleme të mëdha me paratë dhe tentoi vetëvrasjen.

6 komente në “Një baba sheh se si i biri kërkon të vetëvritet (FOTO)”

  1. nuk harroj says:

    Nuk dua qe asnje prind te jete ne vendin e ketj zoterie,por jete kurva i paska brenda te tera.

    1. TT says:

      SHYQYR QE SHPETOI DHE INSHALLAH KA ZAN MEND
      GJYNAH
      http://fashionguests.blogspot.com/

  2. popolo di Tirana says:

    Ja se cfare te pret kur shikon vetem TV KLAN…

  3. Shqip says:

    Të kishte mendje për tu hedhur ishte hedhur ky po lëreni atë punë ?

    1. gallata says:

      Cinizmi nuk ka brire !-Do ta besoje vetem po te kish vdekur,se edhe po te hidhej e rastesisht te mos demtohej,prape do te nxirje ndonje “yçkel”.

    2. disk says:

      o trap, pjese derrmuese e atyre qe vrasin veten pendohen ne momentin e fundit se nuk ka trimeri vdekja, por ndonjehere kane mundesi te terhiqen ndonjehere jo…te gjithe ata qe helmohen per shembull thone “me shpeto” pastaj…po ti je rrote..

      Mu be qefi qe shpetoi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje