21 dhjetori po afrohet dhe bota bëhet më e çmendur (FOTO)

18 Dhjetor 2012, 12:23Lifestyle TEMA
21 dhjetori po afrohet dhe bota bëhet më e çmendur (FOTO)

Rreth 100 njerëz janë arrestuar në Kinë për shkak se shpërndanin fletushka ku paralajmëronin fundin e botës më 21 dhjetor.

Mes të arrestuarve janë anëtar të një kulti antikomunist, që deklarojnë se më 21 dhjetor dielli nuk do të ndriçojë.

Anëtarët e këtij kulti, të quajtur Zoti i Plotfuqishëm, thonë se janë në një betejë vendimtare për të mposhtur Partinë Komuniste.

Media shtetërore raporton se një person, që masakroi me thikë 23 fëmijë në një shkollë, ishte prekur psikologjikisht nga parashikimet për fundin e botës më 21 dhjetor.

Ndërkohë që për disa fundi i botës po afron, dikush në Amerikë ka një biletë për të shpëtuar.

Ron Hubbard ka ndërtuar disa strehëza nëntokësore, që ju mbrojnë edhe nga bombardimet.

Brenda këtyre strehëzave keni divanë, TV plazma dhe një kuzhinë për gatim.

Vjet ai shiste nga një strehëz në muaj, por tani me afrimin e ditëve të apokalipsit, ai shet nga një strehëz në ditë, me një çmim duke nisur nga 30 mijë dollarë e sipër në varësi të materialeve që vendos të fusësh në strehëz.

Aktualisht Hubbard po instalon dy strehëza, një në Nju Jork dhe një tjetër në Indiana.

11 komente në “21 dhjetori po afrohet dhe bota bëhet më e çmendur (FOTO)”

  1. Ben Chicago says:

    nese bota do permbyset me 21 dhjetor 2012 shqiperise i takon me 21 dhjetor 2112
    ne jemi 100 vjet prapa dhe 50 vjet anash
    shqiptare mos u tutni

  2. kl.. says:

    Injorante ka plot ne bote po si do jetojne keta aty poshte tokes si do jetojne nese behet permbysje nuk ngelet asgje nga ky rruzull tokesor nuk besojme kurre budallalliqeve te tilla nuk e di se si jane aq te lehte disa njerez dhe ju besojne profetsive te tilla .

  3. piperka says:

    Ne duhet te ishim zhdukur 100 vjete me pare,mbasi kemi qene shume te ‘zbuluar’nga fenomenet apokaliptike.Por edhe ne shqiptarve nuk na kane shkuar kote shpenzimet e bunkerizimit gjate monizmit.

    Disa shoke te mi te ‘majmuar’kane blere tunelet e sigurise se larte te udheheqjes se asaj kohe,dhe tashti e kane koken te sigurte,si nga 21 dhjetori,po ashtu edhe nga 15 marsi 2013,i cili parashikohet edhe me keq se 21 dhjetori.

    Prandaj ne vend te atyre tubave komode qe kane shpikur kinezet apo amerikanet,shqiptaret le te shfrytezojne bunkeret e Enverit,ndoshta disave do t’ju vlente shume.

  4. nini says:

    ore une nuk kuptoj se kush u ka mbushur mendjen dhe se nga e kane degjuar qe do vije fundi i botes me vdekje apo permbytje. sepse sipas atyre zbulimeve mbi keto profeci, thone thjesht se do te perfundoje kjo bote dhe nje tjeter me e mire do te vije.

  5. frikacaku says:

    pas 21 dhjetorit vjen zogu i zi.

    1. bbb says:

      Pas 21 dhjetorit vjen…22 dhjetori

  6. Bono says:

    amerikane dhe idiote hesapi

  7. dritani says:

    Te gjitha i marr vesh po ate televizorin nuk e kuptoj se cfare do te kape pasi te permbyset bota?

    Te cmendur!!!

  8. une says:

    kam hall te madh se si do ju punoje plasma ketyre kur te ju prishen antenat lart ne toke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje