Një vrasje me shumë pikëpyetje që ka tronditur Ukrainën

17 Dhjetor 2012, 19:45Lifestyle TEMA

Policia në Ukrainë po heton në lidhje me një vrasje horror të një gjykatësi dhe familjes së tij.

Trupat pa kokë të gjykatësit Vladimir Trofimov, gruas, djalit dhe të dashurës së djalit, u gjetën në shtëpinë e tyre në qytetin Kharkiv. Kokat e tyre mungojnë.

Sipas BBC, policia thotë se vrasja mund të ketë lidhje ose me punën e tij, ose me koleksionet e tij.

58 vjeçari Trofimov ishte i njohur për koleksionimin e monedhave të rralla, medaljeve të Luftës së Dytë Botërore si dhe statujëzave kineze.

Disa nga këto antikitete nuk gjenden në banesë.

Kjo vrasje të sjell në kujtesë ekzekutimin e gazetarit investigativ Georgy Gongadze në vitin 2000. Gongadze, një kritik aktiv i qeverisë u zhduk dhe trupi i tij pa kokë u gjet në një pyll afër Kievit.

2 komente në “Një vrasje me shumë pikëpyetje që ka tronditur Ukrainën”

  1. fl says:

    Per zhdukjen e Gazetarit pergjegjes i padenuar ishte ish-presidenti i Ukranies i larguar pas revolucionit portokalli. Kur nuk denohen keta monstra punet nuk zgjidhen kurre. Opozita te vere mend dhe te kerkoj prangat per Salen dhe Familjen e tij, ndryshe nuk gjeni dot shpetim nga ai.

  2. Shoku im burgaxhi says:

    Remzi Hoxha eshte zhduk pa nam e nishan megjitese e kishte ne inventar Gazidede dhe Kumbaro.
    Mire qe humbi Remziu po Gazidedes i ra kanceri e Kumbaro nuk dihet ku eshte.

    E gjeni dot ndryshimin me rastin e Ukraines?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje