Mirësevini në kulmin e luksit. Ky është i pari hotel i ndërtuar në famshmin resort Swiss Alpine në 100 vite.
Hoteli me pesë yje Alpina Gstaad u ndërtua përgjatë katër viteve dhe ka kushtuar 250 milion euro.
Por pronarët mendojnë se ia ka vlejtur çdo qindarkë për këtë shpenzim. Hoteli është në zemër të Alpeve berneze.
Në total ka 20 mijë metra katror. Hoteli ka tre restorante, apartamente luksoze dhe suita private.
Në hotel gjendet një dhomë e veçantë për degustim vere, një dhomë për cigare si dhe spa dhe një pishinë 25 metra.
Pronarët e hotelit thonë se duan të sjellin një destinacion modern në mes të një kulture tradicionale zvicerane.
Dhomat nisin nga 680 euro deri në 1650 euro nata.
sdi kush ja fut kot a tema apo ndokush tjeter,
me lluksozi ne gstaad eshte Palace,pastaj Bellevue e pastaj vje Park Hotel qe tani ja paskan bere emrin Alpina, nga ana tjeter e malit ne courchevel esht CHEVAL BLANC super lluks,Les HIRELLES etj etj
NJEREZIT VDESIN PER BUKE NE AFRIKE DHE SHQIPERI
I biri i Jean Claude Mimran eshte pronari.
Nje algjerian.
si e ndjejne veten ata qe gjithe muajin mezi marrin 900 euro kur ka njerez qe tallen me parat dhe harxhojne veten per fjetje 1600 euro.
Ata qe marrin 900 euro nuk ndjehen edhe aq keq ne krahasim me ata qe fitojne 90 euro ne muaj.
Po te jete Europian nuk e rruan fare se sa merr tjetri dhe ku i kalon pushimet.
Po te jete shqiptar do te shese edhe gruan qe te kaloje nje nate aty, te beje foto dhe t’ia tregoje shqiptareve te tjere ne Thesbook.
A e pate mire? Tani mund te thoni se kam fjetur atje por asnjeri nuk ka per t`ju besuar. Pervec se te jeni Meta, Zeni, Argita, por… ata nuk e lexojne TEMEN!!!
E ke gabim, TEMEN lexojne gazeten e pare ne mengjes. Dhe te siguroj qe nuk lexojne gazete tjeter!
jeta duhet pranuar me shtresezime dhe rendesi ka te shkoj paraja tek ai qe e meriton.ne e kemi konceptin e gabuar te pasanikut se tek ne pasanik jane maskarenjte, ata qe veshin akoma kemisha najloni, fshijne qurrat me letra higjenike qe i marrin ne tualetin e pare qe i del para, qe krruajne hunden e bejne sacme, qe krruajne veshet ne mes te tavolines….etj etj.dhe per keta kasollja e malit eshte fiks.Ky hotel don fisnikun e pasur!!!!!
Nuk e justifikon te jete hotel me 5 yje …..
.Eshte hotel i rendomte, me fantazi zero ..
Nuk ma mbush mendjen..Europa nuk ka asnje nga hotel qe futet ne listen forbes si me luksozet. Edhe nje anije crociere kushton me shume se ky hotel qe s’ka asgje te vecante.
250 mln euro sheikeve u vlejne vetem veturat personale pale hotelet luksoze..