Përse Familja po çon lekët jashtë?

19 Dhjetor 2012, 22:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Qyshkurse Sali Berisha ka ardhur në pushtet, janë transferuar jashtë Shqipërisë 1.3 miliard dollarë në rrugë të paligjshme, nga fitime natyrisht të padeklaruara në Shqipëri. Nga kjo shifër tronditëse, të cilën e publikoi dje “Global Financial Integrity”, një institucion amerikan që bazohet në të dhëna të Bankës Botërore dhe FMN, më tërhoqën vëmendjen dy fakte. E para, fakti që Familja nuk ka besim t’i investojë në Shqipëri lekët e vjedhura, dhe e dyta, periudha kur ka mundur të bëjë më shumë pare të paligjshme.

Shifrat koincidojnë me skandalet e bëra publike në Shqipëri. Rekordin e këtyre transfertave e ka pasur viti 2008 me rreth 400 milion dollarë. Është viti i Gërdecit, kur Familja në pushtet kishte marrë kontrollin e plotë mbi ekonominë dhe kishte fituar arrogancën e duhur për të bërë para pa pasur më frikë. Është koha kur sekserët e njohur të Familjes shisnin e blinin kompani fiktive me Qipron, me studio avokatie të bijën e kryeministrit, në një parajsë fiskale, ku siç e përshkruan raporti, arratisen zakonisht rreth 130 milion dollarë në vit. Është koha kur demontoheshin fishekë, shitej barut, trafikoheshin armë kineze në Afganistan, blihej me 1 euro Portoromano, shiteshin tokat në bregdet në emër të pronarëve, të cilëve u jepej për tu rikthyer pjesa, dhe ishte në kulmin e saj një nga skandalet e mëdha financiare në vend, ndërtimi i një rruge 60 km fiks 1.3 miliard dollarë.

Në funksion të pasurimit të paligjshëm nuk është përdorur vetëm biznesi me mbështetje shtetërore, por dhe përdorimi i pushtetit për të gjobitur kundërshtarë apo biznese konkurrente. Sot njerëzit kanë frikë të flasin dhe denoncojnë hapur, por ka disa raste të gjobave të rënda ndaj biznesit në mënyrë arbitrare, të cilëve më pas u është thënë të shkojnë të paguajnë diku jashtë, në një fond investimesh një shumë të madhe për tu shpëtuar gjobave. Një ditë këta biznesmenë natyrisht që do të flasin, por kur gjobëvënësit të mos jenë më në pushtet.

Largimi i paligjshëm i 1.3 miliard dollarëve, në një përqindje të vogël është shkaktuar dhe nga klima monopoliste në vend dhe pamundësia për të investuar në një shoqëri me liri ekonomike. Biznesmenë që shikojnë se për të investuar në këtë vend duhet të njohësh djalin, vajzën, gruan dhëndrin apo bodigardin e Berishës, i kanë rënë shkurt dhe kanë nxjerrë lekët jashtë Shqipërisë.

Por lajmi më i keq nuk është se ato kanë ikur jashtë nga njerëzit e Familjes në pushtet. Lajmi i keq është se vetë ata që po na qeverisin, nuk besojnë tek ky vend, nuk e duan këtë vend, dhe nuk denjojnë të investojnë në këtë vend, jo vetëm fitimet e ndershme, por as lekët që na vjedhin përditë.

1.3 miliard dollarë janë shumë pare për këtë vend. Ato pare janë më shumë se sa oferta shumë e lartë që është dhënë për shitjen e Albeptrolit. Në shifra të tjera ato janë gjysma e buxhetit real të Shqipërisë, e cila ka kaluar në emigracion klandestin në parajsa fiskale për tu rikthyer në Shqipëri. Me kaq pare të çuara jashtë, Familja mund ta blinte vetë Albpetrolin dhe CEZ duke i ripastruar paret në pasuritë publike të shqiptarëve, apo investime të tjera në energjetikë apo turizëm. Mund të kishte hapur vërtet nja 200 mijë vend pune dhe mbi të gjitha mund t’i kish shumëfishuar ato në biznese fitimprurëse këtu. Vetë Familja bëri dy amnisti për gjoba dhe deklarim pasurish, por nuk ka guxuar të legalizojë fitimet e saj përrallore. Ata kanë preferuar të mos ia besojnë të ardhmen e vet këtij vendi. Këtë vend e kanë vetëm për ta plaçkitur, shitur e rishitur dhe për të ikur pastaj të qetë të gëzojnë fitimet e pushtetit të tyre në Shqipëri. Me aq shumë pare natyrisht që blen gjithçka, blen mediat, politikën, gjyqësorin dhe çdo segment të pushtetit, që do të tentojë t’i gjurmojë ku kanë shkuar. Me aq pare nuk blen dot vetëm qytetarët, të cilët mund të të përmbysin nga pushteti dhe pastaj mercenarët që kanë emëruar do të bëhen denonciatorët më të mëdhenj të tyre.

Ikja e kaq shumë pareve jashtë Shqipërisë nga fitimet e paligjshme, na kujton të gjithëve se nga kush qeverisemi. Nga disa që nuk duan të lënë në këtë vend asnjë dollar nga ato që kanë grabitur në emër të pushtetit. Ndryshe nga ish- Mbreti ynë, që mori aq flori sa i duhej kur iku, këta kanë nisur një herë lekët dhe pastaj do të ikin vetë. Nuk i besojnë më as vendit, as njerëzve, dhe as të ardhmes këtu. E ndjejnë veten të përkohshëm dhe të pasigurt, siç ndjehet një hajdut i futur në një bankë.

81 komente në “Përse Familja po çon lekët jashtë?”

  1. mero baze je bota says:

    eshte editoriali me i persosur qe kam lexuar tek tema ,baze kjo eshte e verteta ,por disa njerez per fatin tone te keq nuk zghoen .berisha dhe familja e tij rikthen historine e shqiperise se zogut ,historia u rikthue perseri .ja pse berisha e donte pushtetin dhe nuk ka perendi tia mare .

    1. Landi Qerimi says:

      Sa te kete ushtare te bindur dallkauke si Nishani, Noka, Topalli …, familja do vrase e do prese nga te kater anet dhe do majmet ne kurriz te popullit te varfer.
      Faleminderit zoti Baze per analizen e sakte te problemit.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/lajmi-i-fundit-nga-kabineti-berisha-xxl.html

      1. ka mundesi says:

        Mire ata qe i kane vjedhur dhe i kane fshehur ku vetem ata e dine se ku,po cdo te behet me kete pasuri qe te tremb kur e degjon dhe qe ndodhet ne duar kriminelesh?
        Mos harroni se kur paraja qendron ne duar mafjoze,perdorimi i saj eshte vetem per qellime mafjoze.Asnjehere nuk do nguroje ai qe i disponon ato per ti perdorur,jo vetem per te investuar,por se pari per te vrare,sepse vetem keshtu ai “mund te jete i qete” dhe i pa “konkurueshem” nga asnje, ne punet e pista qe bene.

        1. Uarda says:

          Te tre jeni koqe…

          1. CARI says:

            Kurse ti Uarda je brima e bythes se koqeve!

            1. fl says:

              Lerini Ciljetat dhe Forrest Gump-at e PD-se te shprehin lirisht butkuptimin e gjere te tyre ?

          2. Per KURVARDEN says:

            O KURVARDA, a sma merr njehere ne goje se mbase te vijne dhe mend ne vend dhe “qetesohesh”

          3. +10 says:

            Uarda. Merr nje legen e shko per torte se per gje tjeter nuk ben…

          4. Kela says:

            O thuthuq po shqiperia nuk eksporton asnje kacidhe te ndershme se pse nuk ekziston asnje biznes qe te kontriboje jashte shtetit. Keto para jane te vjedhura dhe jane raportuar se kane dale per nje kohe te shkurter. Vetem Familja qe ka te drejte te plote mbi cdo gje qe hyn e del nga shqiperia e di kete. Keto jane hajdutlleqet e argites zenit dhe babit nga vicidoli si dhe mamit nga serbia.
            Ti vetem sa na hap oreksin per te shkruar ndonje resht me shume. Per mua ne mos je ai thuthuqi i parlamentit ti je pjestar i familjes shpellare. Gjykoje do me fe do me kanun, parate qe keni vjedhur nuk do ti gezoni dot. Ato jane gjaku i shqiptareve ne vite dhe do tu behen haram sepse jane te vjedhura. Harami nuk behet hallal dhe kete ju e dini mire. Nga ana tjeter ju do te rroni tere jeten te fshehur dhe me roje. Ju qe tani jeni denuar te mos jeni te lire. Kudo qe te shkoni do te gjeni shqiptare qe do ju duan te vdekur. Keni vrare dhe me kanun do te ktheni gjakun. Keshtu e ka zakoni.

          5. Shtegtari says:

            Beji… nenen qe te te thote “babe”, kete pune duhet te te kene bere ty oj (or) “uarda-varda”

          6. pyetje per Uarda says:

            Po ti Uarda, ke koqe apo pi…
            Na e shuaj kuriozitetin, per Zotin…

    2. N.VJOSA says:

      Perseri ke qelluar atje ku goditet Luani ,
      o Mero Baze!
      Kjo eshte M A F J A !
      Kjo eshte vet Klika e Kusareve me ne krye Kryekusarin ,
      Tano Karridin Shqiptar!….Kjo eshte thembra e Akilit e Qeverise se Sali Berish Toptanit:
      M e g a k o r r u p s i o n i !….
      Opozita duhet ti futet thelle ketij Hetimi me te gjitha mjetet dhe mundesit e saj!
      Kjo qe thua ti Mero eshte Maja e Ajsbergut!
      Ka shume investime te Parave te vjedhura te shqiptareve qe jane investuar jashte Shqiperise!
      Deri dhe miq dhe lidhje farefisnore jane mpleksur ne kete m e g a k o r r u p s i o n !….
      Une njoh nje rast ketu ne Austri, ku jane bere investime te kesaj natyre!
      Do tu vije koha te denoncohen!
      Por , bukur e thote ketu me poshte nje komentues:
      Institucioneve nderkombetare te hetimit dhe investigimit keta kusaret tane ordinere nuk u shpetojne dot!
      Sepse jane llogari qe behen shpejt….
      Sa fiton?
      Sa harxhon?
      Sa ke marre kredi?
      Paret e tjera te pajustifikuara, nga i ke gjetur!?…
      Sali Mafja erdhi ne pushtet me nje thirrje skrupoloze, drejtuar Klanit te vet:
      TË MARRIM ME ÇDO MJET PUSHTETIN EKONOMIK!….
      Dhe vodhi plot:
      Miliarda u vodhen nga Piramidat!
      Miliarda u vodhen nga shitja e nje Armatimi gjigant!
      Miliarda po vidhen nga tenderat e rrugeve qe i ka aq shume per zemer Tanua yne!…
      Miliarda po vidhen nga shitjet e pasurive perrallore te Nentokes
      dhe Tokes shqiptare ne bregdet!
      Nje M a f j e
      e
      t m e r r s h m e
      ka zëne per gryke Shqiperine!
      Prandaj B A R B A R I ynë Primitiv nuk po le gur pa levizur,qe te hedhe ne dore te gjitha pushtetet,
      Qe ti kete duart e lira,
      Të vjedhë Votat, pushtetin
      Dhe te vjedhe pa e prishur terezine, mbare Shqiperine!
      E mjera Shqiperi e qeverisur nga nje Mafje Barbare!
      Nje qen i terbuar,
      me sy te kuq,
      i çekujlibruar ne euforine e tij,
      po e kafshon ku te mund Shqiperine e gjore!

    3. reformer says:

      epo shqiptaret jane te lumtur: mjaft qe te kene breket veshur.

      1. aldo says:

        I pari qe ka nxjerr para jashte eshte Tom Doshi me nje milion e gjysem ne Australi

  2. ZOGU-BISHA says:

    FAMILJA BISHA, BAJARKARO-KANUNORE E SHPELLAVE TE VERIUT
    KOPJE E FAMILJES SATRAPIT-ZOG.

    VERIORET HISTORIKISHT NJIHEN NJEREZ MASHTRUSA,
    DEMBELA, AGRESIVE DHE KOKE-PALARE.

    1. une says:

      Ik o palle!
      Dallohesh qe je idiot. Mundohesh te percash veri – jug. Ndoshta je nga ata minoritaret qe ndez zjarre ndermjet Shqiptareve.

      Enver Hoxha boni dy here me keq se Sala, por nuk i kam degjuar verioret te shajne gjithe jugin per hatrin e E H!
      Nqs shajne e bejne per kunderpergjigje te legenave si puna jote.

    2. ruzhdi says:

      lere o shpellar mos e shaj veriun po shaje saliun se qdo fis e ka nga nje pissssssssss,ska dilem se edhe un jam kunder ketij shpellari qe e ka katandisur shqiperin.

      1. elio says:

        Mbase nuk duhet te meshojme mbi percarjen veri-jug por fakti qendron qe berisha qendron ne fuqi nga votat dhe perkrahja totale e Veriut te Shqiperise i cili eshte promovuar me vende dhe vepra publike pervecse me financime dhe tendera…
        Eshte e vertete qe Enver Hoxha promovoi te vetet (te cilet edhe i persekutoi) dhe kete maloket e permendin ne cdo moment…

  3. keli says:

    Me keto akuza qe ke leshue shoku mero ne cdo vend tjeter do te kishte kerkuar prokuroria per cenim dinjiteti dhe akuza fallco.
    Ka mundesi te pesosh fatin e taulant balljes qe kerkoi falje kur i vune gjoben.Jepi qesarit ate qi i takon.Jem fat qi ne shkruen ne shtypin e belgjikes .

    1. ka mundesi says:

      Sa qenke trembur o keli!
      Te keshilloj qe mos te marresh guximin te shkruash nga keto gjera,se nuk i dihet,te perzene nga Belgjika dhe ku ta futesh koken pastaj!?

      1. fl says:

        E mo kelmends, po nuk e lene Doktorin as te vjedh i qete. Sa te keq jane komunistet.

        Ysh ore race satrapesh.

    2. arrixhiu says:

      keli na qenka modernizu sot, e ka shkurtu emrin, si puna e Naim Cilit.

      1. mikel says:

        o arrixhiu shpresoj qe mos ta kesh me mu se une me kete kelin nuk kam asgje te perbashket edhe pse me vjen keq qe ka edhe nje tjeter me emrim tim mikel do tju lutesha ta ndorronin emrin per tu mos u keqkuptuar kam vite qe lexoj kte gazet dhe atehere nuk kishte njeri me emrin tim.

    3. Vlonjati70 says:

      Ti Keli po shkruajte ne shtypin belg ne te njejten menyre si shkruan shqipen rrezik nuk do kete radhe per te lexuar shkrimet e tua (shpresoj ta kem kuptuar drejte ate qe ti ke dashur te thuash).

    4. sn0m says:

      keli se ke bezdi ta redaktoj pak shkrimin?
      qesarit-qezarit
      shkuen-shkruan
      leshue-leshuar
      balljes-balles
      qi-qe
      qi-qe

  4. Likjani says:

    Si ne 1997 qe iken rreth 2 mld USD.

    1. spartan says:

      Dmth paska nxjerr rreth 3.2 miliard, akoma su ngopen ???

  5. plaku mero says:

    O Mero djali, a te ka shkuar ndermend qe ndoshta jane pikerisht keto pare qe Familja do te perdore per te blere Albpetrol? Dhe ndoshta thjesht i deshtoi procesi per ndonje problem teknik per te sjelle paret ketu prape?

  6. Elvis says:

    Keshtu thate per Berishen edhe ne 97 qe i i vodhi piramidat (ate kohe mero ishte sherbetori Berishes) por nje lesh provuat. Ai jovetem nuk iku por u rikthye ne pushtet dhe eshte sot sh me i forte se atehere.

    1. fl says:

      Sepse legenat Socialista pranuan ate qe u quajt Amnisti, keshtu e kerkonte pajtimi kombetar thane.

    2. vlora 1 says:

      O Elvis ta venca ne B..the themi nga fshati yne

  7. komuni says:

    Mero mos u shqetso se nuk te falin anglosaksonet,ata dine sa dhembe e dhemballe ke ,pervoja greke tregon se nuk i shpeton njeri pafundesisht pasurise se vene me korupsion,ne greqi u arestua e denua nje nga ministrat me te fuqishem te greqise qe para disa vitesh hapej bythesh per pak sa nuk u be kryeminister dhe nuk mund te imagjinohej se do te arestohej nje dite po ashtu po burgosen disa nga biznesmenet me te fuqishem e te sukseshem te pak viteve me pare.Po ka vjedhur kaq shume sa thua nuk do shpetoje te jesh i sigurt per kete,dhe kjo do ndodhi ne momentin qe shqiperia do duhet te paguaj borxhet qe ka marre nga te huajt,ata te japin para borxh per tja kthyer me perqindje dhe jo ti grabisesh dhe te mos ja kthesh se nuk jane budallenj.

  8. xhoni says:

    Mero je shum i drejt ne analizen qe ben dhe ky keli a kali ca esht i vika keq per dinjitetin e hajduteve te shqiperis dhe u cenoka keta plehrat qe ben shqiperin si pazar turqish….te jet ne shtypin e belgjikes ish cuar populli dhe drejtesia bashk me prokurorin ne kemb po nuk ndodh ne belgjik te transferohet nje shum kaq e madhe,dhe statistikat ti japin te huajt dhe jo shqiptaret 1.3 miliard…Zoti i denoft si mos keq mallkimi i atij populli te varfer i mbyst…Rrespekt TEMA.

  9. Artur Duka says:

    Pervec konstatimit te faktit (shume e rendesishme):
    Cfare rrugezgjidhje do ndjekur qe shqiptareve t’i kthehet te pakten cereku i djerses, mundit dhe pasurise se grabitur? (me e rendesishmja!)

  10. NIAZI says:

    KELIT DHE ELVISIT,ESHTE E KOTE TE REPLIKSH ME JU SE JU E TREGONI VETE FYTYREN DHE SHKASLLEN E INTELEKTIT TUAJ .JU VJEN MIRE APO JO KETO JANE TE DHENAT QE NUK I KA NXJERE MERO BAZE KETO TE DHENA JANE NGA INSTITUCIONE PRESTIGJOZE QE NUK PYESIN SE ESHTE BERRISHA APO DIKUSH TJETER,KETO KANE DETYRE TE INVESTIGOJNE DHE TE TREGOJNE TE VERTETEN ASHTU SIC ESHTE ,SE KA INSTITUCIONE DHE NJEREZ VERTET TE NUMUROJNE DHEMB E DHEMBALLE PA KA SHTETE TE FUQISHME ME QINDRA VJET DEMOKRACI ,PO KRIMBA SI PUNA E KELIT DHE ELVISIT GJENDEN VETEM NE SHQIPERI PA ECEN KESHTU SHQIPERIA,NUK E DI SE KJO SHPURE E KQE U NGRIT DHE DENOI NEGJMIEN PER KAFETE NQSE KINI KUJTESEN E SHKRTE KRAHESIMIN BEJENI VETE PRANDAJ POPULLI TE NGRIHET DHE TE PERMBYSE BERISHAJT,METAJT,NANOT DHE TE VENDOSE QE TE GJITHE PASURITEW TYRE TJU NDAHEN TE VARFVE

  11. Antipadrejtesi says:

    ky eshte vetem fillimi i parave te fituara ne menyre te paligjshme shifra duhet te jete me e larte duke futur dhe bizneset qe kane ngritur jashte vendit por dhe pasurite e paluajshme qe kane ne shqiperi ne ndertim resorte turistke dhe troje ne bregdet…a eshte kjo nje nga arsyet pse banka boterore e shtyu planin e projekteve ne bregdet per shkak te korupsionit, apo dalja ne drite e personave te cilet mbajne titujt e pronesise ne bregdet, sa do zgjasi? kur te hidhen ne harten dixhitale titujt e pronesise do dalin…po jo ne emer te tyre disa i kam pare! por sa do ta zvarisin kete shtet te shkaperdyer nga korupsioni…i qendroj me shpres artikullit QETESOHU!

  12. shqiptar i shqetesuar says:

    SALI JEP DOREHEQIEN.

    Ne nje truall qe quhet shtet,kur sundon C’DREJTESA,ngaqe ne krye sundojne egoistet ,per gjithe banoret e tij gremina eshte destinacioni.
    Shenjat e kesaj gremine jane:
    1- Amerika eshte tronditur nga kaosi brenda Shqiperise ne drejtesi dhe sundimi i pa ndeshkushmerise per politikanet e koruptuar.
    2- BE-pian nuk beson me tek nano-saliu apo analoget e tyre.
    3- Kur kryeministri sali nxjer kembet jashte jorganit ekonomia ka mbaruar.
    4- Kur politikanet notojne ne luks dhe populli vuan,ky regjim eshte diktature.
    5- Kur shqiptaret kerkojne te pasurohen pa punuar, por me intriga,droge,vrasje,vjedhje,etj, eshte vrare burimi Nr1 i begatise P U N A.
    6- Kur prokuroret ulen ne fron vetem me deshiren e saliut,drejtesia eshte kancerizuar.
    7-Kur Presidenti nuk i takon popullit por partive,ai shtet ka ngordhur.
    8-Kur qesja e kombit s’ka rezerva te caktuara per c’do situate te keqe,me mjell hua s’rohet thote populli.
    9-Kur gjithe mesuesit,edukatoret,profesoret,bejne pune formale qe ne fillore,eshte vrare e arthmja e atdheut.
    10-Kur te semuret vijne dhe shtohen,deshmon se arka e shtetit eshte bosh dhe s’perballon dot shendetin e popullit.

  13. muli says:

    kot i bje ne qafe sales o Mero! Sala eshte i ndershem, eshte patriot, ai mendon per shqiperine, ai solli demokracine ne shqiperi, ai luftoi komunizmin, etj etj.. Berisha eshte per tu var familjarisht ne litar, o Shqipetare.

  14. banija01 says:

    Kur di te vjedhesh dhe nuk di te fshehesh eshte mir te mos vjedhesh.
    Pushtetaret tane vodhen si te limaksur dhe duke mos ditur ti fshehin i derguan ne banga jashte,per ato eshte e lehte te hapen llogarite me nje vendim Prokurorie.

    K/ministrit tone i shkoj ne mendje per ti qarkulluar me Albpetrolin,duke qene 51 peqind te hidhte 500 milion dollar po ngeci te banka e cikagos se Amerikanet do kontrollonin levizjen e parave.

    Prandaj K/Ministri yne i dashur eshte shume i nervozuar dhe flet percart gjithmon kur ndodhet ne pozita te veshtira . Ai mund te jet aktor ne mimike,po e tradhetojne gjestet, se tani ja dime huqet dhe e kuptojma pa folur

    Erdhi ne pushtet ne 2005en duke akuzuar qeverine Nano me e koruptuara ne europe dhe vet na doli nga me te korruptuarat ne bote .

  15. adi says:

    si su lodhe mor burrë. Bëj-o pak pushim.

  16. fushe \ dukat says:

    Pse s’del ndonje AVNI RUSTEM a i befsha nenen …………..,do thote prape xha OSMANI 86 VJECAR kur te lexoje kete editorial,se ashtu tha edhe ne 97-en

  17. mami I ben qikagos says:

    E ca pastaj qe vodhen?

  18. Uarda says:

    Global Financial Integrity ka thene qe 1.3 miliard USD kane dale nga Shqiperia. Merja thote qe te gjitha keto leke kane qene te familjes Berisha. Ky quhet thjeshte abuzim trashanik mbi faktet. Po pse ore Mere, vetem Berisha nxirrka leke jashte Shqiperise?!
    Me duket se je me fiksime o Mere…

    1. Cen Cibuku says:

      Jo vetem Berisha Uarda jo. Merja ka then Familja. Dhe ne ket familje nuk hyjn vetem robt e shtepise se Berishes por shum me teper, biznesmen, deputet, drejtora, shefa, polic, doganier (si burri jot) taksidar, bleres tokash, pra gjithe rrethi rrotull tij.

      Do ju vendosin gjoba Uarda, do jua marrim leket qe i keni fitu pa djerse. Do jete gallat, do luteni per me pagu.

      1. x says:

        Ruhuni mire se nese eshte e vertet se shifrat jane keto Berisha ka per te bler c’do gje.

  19. tironsi says:

    Te jeni te sigurte se 850 miljarde eurot e tenderit te albpetrolit jane paret e Fammiljes Berishiane te cuara jashte per pastrim . Dicka nuk ka shkuar mire ne kete proces qe tenderi falimentoi dhe nuk u lidh kontrata duke mos derdhur 20% te vleres totale.I babezituri Berisha si duket e ka mare haberin qe “shoket” punojne dhe dine gjithecka rreth pasurive te tij,qofshin keto te fshehura dhe ne vrimen e miut ne fund te botes.Ai eshte i qarte dhe per fundin e tij dhe perpiqet te shpetoje c te munde nga shumat maramendese te vjedhura nepermjet familjes dhe lakejve te tij si Rezart Taci me shoke.Jam i sigurt se tik taku i Rajmonda Bulkut po afron per Berishen dhe zagaret e tij dhe bashke me fundin , shpagimi per krimet qe kane bere ne kurriz te popullit.Pa prmtuar drejtesi per krimet e kryera nga ky grup mafjozesh, asnje nga partite opozitare te mos kerkoje voten dhe te drejten per ta udhehequr ate vend.

    1. Jo Tirona po Tiraana (te"Prefekti) says:

      E ee Tirons ule pak pazarin ule…850 miliard euro po pak si shume me duken…!

  20. Dhembeli says:

    MERO! Je i math! Mezi presim te lexojme shkrimet e tua.
    Saliu eshte katandisur flet percart,s’ri dite pa dale ne ekrane por nuk po kundershton gjithe keto akuza.
    Gjithe punonjesit e institucioneve (te thjeshtet) perdit kane pare e shikojne se cbehet ne institucione por per kotheren e bukes heshtin mendojne se u pritet buka e femijeve.
    Le ti bashkohen penes tende e ti denoncojne ckane kaluar neper duar, jane keta njeres qe punojne neper keto institucione ,jane keta qe e clirojne kete popull kaq te vuajtur.
    Saliu e ka kot le te mare dhe ca fryme cdo gje do dale dokumentat jane kokeforte ka gjurme kudo.
    Sali e Mete do varenne litar! Do i denoje historia.

  21. elinor says:

    Ky njeri duhej permbysur me kohe; ka vite qe e kam thene kete gje ne komentet e ketushme apo ne ndonje tjeter blog gazete. Duhej permbysur sa nuk e kishte shkretetuar gjithcka ne Shqiperi duke pasuruar Familjen e tij ne menyre perrallore.
    Kam frike se tani eshte teper vone: opozita shqiptare, me qellim a pa qellim apo nga mungesa e guximit dhe e forces se karakterit te njerezve qe e drejtojne, u soll si ai “gomari qe po e hante ujku dhe kujtonte se ishte ne enderr”.
    Merre tani Shqiperine o zoti CiuCiu dhe neve, si dhe nja tre brezave te ardhshem, na jep faturen se do te mund ta shlyejme deri ne 200 vjetorin e ardhshem te pavaresise. Shpresoj qe te pakten heren tjeter te kemi mesuar se torta nuk hahet me legen.

  22. BERISHA LARGOHU, KURSE VOTA PRO BERISHES ESHTE ANTI SHQIPTARE DHE KRIM. says:

    Jane edhe vete shqiptaret qe nuk e duan vendin e tyre duke mbajtur Berishen ne pushtet dhe duke e lejuar Berishen per te vjedhur pasurine e Shqiptareve.

  23. real says:

    Sa jua ka qefi te genjeni dhe te genjehini e te cfreni mellefin qe iu mundon.Nese eshte e vertete kjo shifer llogjika te thote se keto para jane te atyre qe lane pushtetin ne 2005-n nga fritka se qeverija e re do t’ua zbulonte.Genjeshtareve iu eshte hapur rruga ne shqiperi, kur ka njeres qe edhe enderrat e cdo shpifje i besojne si te verteta…

  24. enea says:

    Jo vetem qe nuk e duan, por po bejne transferten e parave qe i paraprin azilit te tyre, zhdukjes nga Shqiperia te familjes pas humbjes se 2013.

    Keta do i perdorin parate per te shkuar ne ndonje vend te humbur te globit ku do perpiqen per ti shpetuar denimit te sigurte.

    POSHTE DIKTATURE SALINISTE

  25. Mark Gjonaj says:

    Z. Mero, mendoj dhe e kam shprehur vazhdimisht se me keto prurje e prova, qe sjellni ne kete portal, duhet te formulohet dhe kallzimi dhe te pakten Prokuroria e Pergjithshme nuk mund te thote se nuk kemi pase denancime edhe nese ajo nuk shkon e heton e mbledhe dokumenta se 1.3 miliard dollare kane posejdues, emra personash, kohen e futjes ne bankat e huaja, qellimin. Ju e keni shprehe sakte qe keta vjedhes te pasurise kombetare, me veprimet e tyre do te largohen, ndoshta dhe pa rene qeverisja e tyre, por ne te njejten kohe dhe bejne propagande qe hajdeni ne Shqiperi investoni me nje evro meterkatrorin. Pra, edhe kjo eshte nje shitje klasike e vendit, zogistet saliane largohen dhe zevendesohen me Faslliqet, serbet, te huajt, qe mbas do kohe perseri keta zevendesues pergadisin situaten per t’u kethyer ne Shqiperi, siq u kethye Gazidede dhe Shehu e tj. dhe kjo dava qeveritaresh ka qene qe ne kohen e Mbretit Zog qe u kethye nga mercenaret, serbet dhe oficerat rus. Per cdo gje qe mendohet se ka figure krimi, duhet bashkpunim me mediat e tjera dhe te pergaditen dosjet e kallzimit per sejcilin dhe prokuroria si te doje dhe te fleje mbi fashikujt, ju duhet ta beni punen te bashkuar, ne bllok dhe te ruhen materialet!

  26. Ajet Delaj says:

    December 20,2012

    INFORMACIONI BAZA E ZHVILLIMIT TE SHOQERIVE MODERNE

    Z Mero pershendetje analiza jote eshte perfekte ne spjegimin e krijimit te kesaj shume qe nuk eshte kerkund me shumen reale qe kane krijuar gjakepirsit e shqiptarve per rreth 70 vjet.
    Ne shqiptaret fatekeqesisht shikojme deri tek maja e hundes dhe harrojme shpejt. Te jem pak me i qarte me keto dy fenomene negative. E para harrojme se grabitjen e pasurise e mundit te shqiptareve nuk e ka filluar Berisha por Berisha e ka vazhduar rrugen e hajnise te parrardhesve te tije.
    Si fillim grabitjen e vlerave monetare e pasurine e shqiptareve ne vazhdim te trashigimise turkoshake te pushtuesve e vazhdoje Zogu pastaj e perfeksionoje Enveri me kliken e tije kriminale dhe e kthyen ne shkence pasardhesit e Ramizit.
    Pra grabitja e shqiptareve eshte shume e gjere ne kohe e hapsire sesa e trajtojne komentuesit vetem tek Berisha, megjithse une do i justifikoja plotesisht komentuesit qe fokusohen vetem tek Berisha.
    Dy jane arsyet per mendimin tim qe e justifikojne shkallen e agresivitetit ne drejtim te Berises, se pari menyra se si erdhi Berisha per publikun shqiptar si liberator e antikomunist i madh dhe mashtrimi dh zhgenjimi qe pesuan shqiptaret dhe se dyti asnje nga parardhesit e tije nuk u kthye dy here ne vendin e krimit.
    Rikthimi i Berishes mbas megagrabitjes se pare e mbulimi i provave te krimit me zjarr e gjak shqiptaresh beri te mundur kthimin dhe vazhdimin per here te dyte te grabitjes me te vetmin ndryshim qe ne grabitjen e pare ka qene me nje grup fare te vogel dhe tani grupin e ka shnderruar ne front plackites.
    Ajo cfare i mungon analizes se z Mero por edhe te komentuesve te tjere eshte rruga dhe mundesite per te ndalur kete bande grabitsish qe sic e thashe nuk ka filuar me Berishen por duhet te mbaroje me Berishen.
    Lajmi i mire ne tere kete kob eshte se zbulimi ne shuma konkrete vjen nga Washingtoni nga nje agjency e afert me FMN e Banken Boterore. Shqiptare duhet te dini dhe me siguri e dini qe agjensi te tilla investigative kane edhe shtete te tjera por eshte Washingtoni qe i paralajmron Shqiptaret .
    A mendoni qe informacione te tilla dhe shume te tjera me siguri i kane pasur ne considerate Shtepia e Bardhe , Departamenti i Shtetit, Ambasada Amerikane e Ambasadori Arvizu kure kane inicuar per ne shqiptaret iniciativen “ACT NOW”.
    Pjesmarrja ne procesin demokratik don me thene qe shqiptaret te kene ne doren e tyre mekanizmin e kontrollit te pushetit , ruajtjen e tije nga degjenerimi e natyrisht nderrimin e tije si ne rastin actual qe te me falni por ka marre shume ere.
    Per mua mbeshtetja massive e nismes se Amerikes “ACT NOW” eshte rruga me e shkurte me e sigurte dhe me kosto te ulet per te arritur objektivat e vena qe ne ate dhjetor te larget e te harruar tashme te 90tes.
    Nese shqiptaret nuk ndergjegjesohen se cdo lek,dollar, euro apo paund qe depozitojne politikanet shqiptare ne bote jane mundi, djersa, gjaku e buka e shqiptareve e fituar ne te kater anet e botes dhe do vazhdoje te grabitet nese lejojme te na villet vota, prona, dinjiteti e personaliteti.
    Une e kuptoj se shume shqiptare ndollen ne diten e gazepit dhe keto qe them ju duken qiqrra ne hell por po te ngrihemi te gjithe dhe po te mos e pranojme ate dhjete mije lekshin qe neve na e kane vjedhur dhe te mos i ndjekim hajdutet ne salla e sheshe do shikojme se punet shkojne me mire.
    Tani ne kushtet e internetit e te zgjerimit te informacionit dhe me ndihmen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes si ne kete rast e ne shume te tjera shqiptaret tashme jo vetem e dine se kush kane qene dhe jane hajdutet por e dine edhe se kush jane bijte e tije qe mund ti cojne ne rrugen e prosperitetit e natyrisht edhe te ndeshkimit .
    Nuk mund te kete prosperitet e integrim me politikane e qeveritare hajdute ashtu sic nuk mund te kete stopim te kesaj maskarade pa ndeshkim. Nuk duhet te rrojme me fiksimin e ndeshkimit por te ngrejme pushtetin legjitim te mbeshtetur me vote , pasi mungesa e votes se lire qe 70 vjet ka qene burimi dhe zanafilla e tera fatekeqeive qe kane perjetuar shqiptaret gjer ne ditet e sotme.
    Lirine e gezojne ata qe sakrifikojne per te ka thene se fundmi Presidenti Obama pra
    te ngrihemi e te mbeshtesim iniciativen e mikut tone te madh Shtetet e Bashkuara te Amerikes pasi statusi i tyre diplomatic nuk mund te thone me shume por te jemi te bindur te gjithe se duke ecur se bashku shume gjera te tjera do mesojme e natyrisht shume suksese do arrijme. Iniciativat Amerikane duhen mbeshtetur pasi vjne nga miku me i madh e i sinqerte qe na ka konfirmuar histori dhe se dyti jne nisma tersisht per te miren tone. Vlerat e lirise qe perfaqeson Amerika duhet te jene vlerat e shoqerise shqiptare pasi keshtu forcohet miqesia dhe te jemi te sigurte se vetem njeriu e shoqeria e lire eshte ne gjendje te shpertheje energji te pafundme. Shqiperia i ka tashme potencialet njerzore , intelektuale e suportin e mjaftueshem per tu bere shoqeri modern e vend i zhvilluar. Shqiptar e ardhmja eshte ne duart tona.

    AJET DELAJ
    NEW YORK

  27. n.b says:

    Duke lexuar pothuajse cdo editorial te Mero Bazes i japim te drejte atij vetes kombit etj, por nga ky i fundit u tha troc fare ” rropatuni ne Greqi Itali e gjithe boten o shqiptare te mjere se ne fund cdo kursim tuajin do tua mbledhe Familja”

  28. loku says:

    Sa i zgjuar qe je o Mere bej o bej nje parti edhe ti se ngele ysmeqar.B ej ore partine tende se ty te do populli dhe mos kandido me ne Durres por hidhu andej nga fshati jot sem ata te njohin mire . Kot ja le atij Palles ate shkrimin per Shkelzenin bej ore vete nje tjeter ku di ai

  29. tani eshte teper vone says:

    Kur i rikthehesh nje retrospektive duke kujtuar perbetimet e sali berishovicit …. si para 2005 me ato cirrjet kunder fatosit ne mes sheshit te tiranes … nano ik … klani mafioz i nanos.. qyyyyytetare dhe qytetaaaar te tiranes … ose nga 2005 e ketej … ato slloganet fallso te saliut …me duar te pastra …100 ditet e para te qeverise do bejme namin … do hapim vende pune ..do luftojme krimin …do luftojme korrupsionin … etj etj te cilet nuk ishin gje tjeter vetem mashtrimet e saliut per te ardhur ne pushtet edhe per te pasuruar familjen e tij … pra kur i kujton keto perbetime dhe fjalime te saliut te vjen edhe per te qar edhe per te qeshur se cfare popull trangull jemi neve … se si mashtrohemi nga kriminelet dhe tradhtaret e ketij kombi …me keq ardhje e them por populli shqiptar edhe 100 vite do vuaj bile edhe me keq se sot … se eshte popull qe mashtrohet kollaj.. edhe e keqja me e madhe e ketij populli e cila nuk i falet eshte se harron shume shpejt ….

  30. Landi says:

    le te kerkojne hetim per keto shifra dhe te dale se kujt i perkasin sepse derisa ata qe e nxoren kane shifer te sakte kane edhe emra

  31. lalzi says:

    ÇUDI, ne nuk na ÇUDIT asnje ÇUDI !!!
    Nuk na Çuditi as 1997 !
    Nuk na Çuditi as Gerdeci dhe 26 te vraret nga shperthuimi !
    Nuk na Çuditi as 4 te vratet para zyrave te Kryeministrit tone !
    Nuk na Çudit as vjedhja e gjithckaje !
    Nuk na Çudit as vjedhja e vazhdueshme e votave tona !
    Nuk na Çudit as largimi i lekeve tona !
    A ka njeri ndonje mendim se c’mund te na ÇUDITE ne ?

  32. RAJMONDA says:

    SE MJAFT NE ROBERI ,OE MJERA SHQIPERI,O DJEM RREMBENI PUSHKETE , JA VDEKJE JA LIRI. KJO DUHET TE JETE MOTOJA JONE NE KETO ZGJEDHJE.PUSHKA ESHTE VOTA JONE E POPULLIT SHQIPTAR , TE MAJTE E TE DJATHTE QE PO PERJETOJME KETE MASKARALLEK QE NA KA PLLAKOSUR ZEMRAT DHE EKONOMINE. VETEM NJE PYETJE KAM ZOTI MERO ,SHUMA E LEKEVE TE TRASFERUARA ESHTE ME TE REJAT APO ME TE VJETRAT,SEPSE PER ATE COPE BUKE QE DO TU JAPE PENSIONISTEVE PER VITIN E RI SHKRUANTE GAZETA ETIJ ,KOHA JONE,20 MIJE . LEKE . KE DO TE MASHTROJ ME SHIFRAT POPULLIN APO TE HUAJET SEPSE ATA NDOSHTA NUK E DINE SE KEMI 50 VJETE ME LEK TE REJA DHE TE VJETRA DHE 20 MIJE PERKTHEHET 200000 TE VJETRA . NE FAKT JANE VETEM 2000 MIJETE REJA DHE 20000 TE VJETRA. PO ME BEN CUDI HESHTJA E TIJ PE GJITH KETO AKUZA PER PASURITE E TIJ DHE TE FAMILJES. PO I VJEN NGORDHJA ME DUKET.ME RESPEKT

  33. dallkauku says:

    sic veproi zogu me floririn e shqiperise ashtu po ben dhe shpellar sali kriminel berisha ,,,, qe tani na flet per rritje pagash me 4000 lek te vjetra ,, dhe rrit cmimet 100 fish ,, taksat po ashtu ,, ku vete ky i cmendur ky qen ,, ky satrap ,, ky legen qe po vjedh cdo gje me keto shifra maramendese ,, o popull ngrihu sa nuk eshte vone ,, pse ti o popull u bere trim ne vitet 90 dhe tani po hesht kur shikon kete kusar si po te shtyp dhe po te vjedh ,, pra o popull katundar e punetor qe nga shkodra der ne vlore ,, ngrihuni ti shtypim keta bastarde e kriminele ,,, se nuk po na lene asgje ne dere ,, keta shpellare po behen zoter te vendit dhe popullin po e lene pa buke ,,, dhe ky mut televizion klan me ne krye mut frangaj nje bashibozuk dhe hajdut i popullit qe i vodhi e i ropi shqiptaret me te famshmen pakete ,,, satelit plus ,,, ja pta keta shpellare po e marin me qafe kete vend dhe kete popull ,, pra behu i zgjuar o popull dhe mos lejo me te te behen keto padrejtesi

  34. besa says:

    o mero po te bej nje pyetje kuj do i ankohemi ne per keto gjera qe ndodhin ne shqiperi njerezit i qojne leket andej nga kan prejardhjen serbi qipro greqi kurse ne qe jemi emigrante i çojme e ja falim sali mafiozit ne vitin 2013 une do betohem as ikokerr leku nuk do perfundoje ne shqiperi se po na e merr shpirtin shteti jone sa her qe zbarkojme ne shqiperi nje palo vajze nji palo djal nje palo kopiol si lul bash nji flamur noka qe gjoja burrat e kuksit jane buura ata si kan ken burra i ka vra sala ai noka esht pederas me kuliçin ishalla bajm hajer me prokurorin e ri ose me ndonje burr shteti homoseksual me jozin lesbike me rrugaçen bregu te fala MERO PERSHENDETJE ISHALLA FUNDI BOTES VJEN VETEM PER FAMILJEN BERISHA -META -BASHA -TOPALLI – OLLDELJA -NOKA-RRULI – ETJ ETJ

  35. lalzi says:

    Kjo eshte nje akuze shume e rende, K/M yne duhet te kishte dale e ta pergenjeshtronte qe dje.
    Nese hesht, verteton qe eshte e vertete.

  36. demoni says:

    Se kush eshte Sali Berisha ” demoni ” ju keshilloj te lexoni librin e Agim Hamiti- Heronjte e Kotesise. Aty do te gjeni nje pershkrim te plote te personalitetit te tij po ju citoj vetem nje fragment:

    …..Një djalosh shtatlartë, me një të ecur dhe të folur të papërpunuar, një valixhe të rëndë druri në dorë e një palë këpucë ushtarake në këmbë, u paraqit në sekretarinë e fakultetit të mjekësisë me fjalët: “Du me u ba doktor”…

  37. Paela says:

    Fatkeqesia me e madhe e Shqiperise dhe e shqiptareve nuk eshte thjesht Berisha por koalicioni i fshehte PD + PS qe po e mban peng te ardhmen e ketij vendi. Shikoni se ç’do te ndodhe ne zgjedhjet e qershorit: për te çuar Berisha deri ne fund misionin antishqiptar, PD do i fitoje perseri zgjedhjet e qershorit me pelqimin paraprak te Rames e Ruçit, te cilet do bejne sikur do revoltohen per t’iu hedhur hi syve elektoratit te tyre. Por si PD edhe PS luften e vertete politike e kane me rivalet e mundshem si AK apo FRD, te cileve do ua vjedhin votat bashke. Dhe simfonia “tranzicion pa fund” do vazhdoje per mjeranët shqiptare me të cilët PS dhe PD po tallen prej 21 vjetesh! PD dhe PS i lidhin pazgjidhmësisht krimet e perbashketa, si gjaku i shumte i viteve ’97-98, i viktimave te Gerdecit, i Azem Hajdarit, i te reneve te 21 janarit (qe PS i tradhtoi hapur fare)si edhe megakorrupsioni i perbashket i tyre.
    Ti Mero e shpjegon bukur korrupsionin e Familjes, veçse nuk na thua nëse “shoket” Rama, Ruçi e sëra e tyre jetojne vetem me rrogë? (sa ide qesharake!). Po Nanos Thanasi ia la vilat ne Vjenë e në Selanik dhe miliardat qe po i lë kazinove te Evropes e te botës? Për sa kohe PD dhe PS do e dominojne politiken shqiptare, gjendja do vije vetem duke u keqesuar per shqiptaret. Dhe ti Mero do dalësh ne pension duke shkruar hartime te bukura kunder antishqiptarit Berisha dhe Familjes, mbasi keta kane mbeshtetjen e plote te PS dhe “Miqve” Nderkombetare si ne planin politik ne dobi te greko-serbve edhe ne ate ekonomik: eshte mjeran ai qe mendon se miliardat qe kane dalë e po dalin jashte Shqiperise jane vetem te Berishes; ka edhe ca llogari te tjera sekrete ku shkon shumica e ketyre miliardave te kolonise shqiptare, por qe nuk ia mban kujt t’i permende. Me kete inteligjencie qe ka ne krye, i vetmi shpetim i popullit shqiptar eshte qe te dale profecia e fisit Maya dhe neser te permbyset Bota.

  38. real says:

    I doli boja edhe thenjes “genje,genje,se dicka do te mbesi”.Cdo me teprice e ben te pangrenshme gjellen…

  39. Tani nga Londra says:

    ja pra, merushi i lau duart me Familjen

    deri dje kurbonte me garancira bakall-shitesi se do i ruante dhe jeten Familjes qe per shpirtrat e 21 janarit te dilnin para drejtesise kur te gjithe e dime se Familja eshte dhe do jete e paprekshme

    hajde dhe nje vere nga mbrapa

  40. Kreshniku i Partise says:

    Sot dhe cdo dite qe po kalon po dalin fakte se ky vend udhehiqet nga vjedhes,kriminele,grabites,harbute qe vetem per kete popull nuk po punojne.Ta dine mire te gjithe keta kriminele se ora po afron per te marre hak ky popull i shumevuajtur( qe paska qene i destinuar te vuaje 50 vjet me Enver Hoxhen dhe tani 23 vjet me Sali Berishen)se dhe ne vrime te miut nese futen do te gjenden dhe do japin hesap.Edhe bota perdite e me teper po e kupton se nga kush udhehiqet ky popull,megjithse deri me sot e ka blere Sali Berisha edhe politiken nderkombetare sic e shprehu fort bukur Skender Gjinushi dje me gjysma gote bosh dhe gjysma gote plot.Shqiperise nuk ka se si ti bjere ndryshe bomba berthamore,vetem ne kete menyre.Populli do hakmerret dhe duhet te hakmerret.Vetem te ardhurat qe realizon familja berisha ne vit jane te barabarta me te ardhurat vjetore te 650 pensionisteve,pra te 650 familjeve shqiptare,prandaj edhe leket e vjedhura duan ti largojne nga Shqiperia sepse fundi po afron.Kete e thote bota,nuk e themi Ne.

  41. alban4eva says:

    1.3 miliarde dollare??? jo jo, nuk eshte e mundur, flitet qe pasurite e Salehut llogariten ne mbi 10 miliarde dollare..

    duhet filluar qe nga piramidat e ’97-es. e pastaj me radhe, Gerdec, Albpetrol, rruga Durres-Kukes, e sa e sa te tjera.. jane shume here me shume se 1.3 miliarde dollare..

  42. NjeQytetarOptimist says:

    Te lumte pena Mero..

  43. DIMRI-dite te ftohta... says:

    THUAJ SHYQYR QE “DIMRI” PO AFRON DHE QEVERITARET NDOSHTA DO I FTOHEN DUART..DHE DO I FUSIN NE XHEPAT E TYRE…SE BOLL I MBAJTEN DUART NE XHEPAT TANE

  44. era says:

    Kela jam me ty.Shkerdheni kujton se falet ne xhami dhe do i falen gjynahet e tij dhe te perbindshave qe ka ne shtepi.

    Po nuk e lane gjakun me ligj do e lajne me kanun.
    Nuk kane ku te shpetojne!!!!

  45. realiteti says:

    Si u zbulua dhe kush e vertetoi se ato para ishin te familjes.Po ne se del qe ata para mund te jene te ish pushtetareve para 2005-s,apo te bisnesmeneve e mijonereve deputete te majte,qe jane shmica pasonikeve te vendit tone?Po ne rast se familja del e kerkon llogari per kete akuze si mund ti vertetohet?.Apo,mesa duket,nuk ia vare kush ketyre shpifjeve…

  46. Bamka says:

    Nje here, ne nje bisede me tim’bir, i them, se personi per te cilin po bisedonim eshte nje njeri, qe pasurine e ka bere ne menyra te jashteligjshme, me droge, femra dhe ku di une cfare rrugesh te tjera te pista. Por nuk kam per ta harruar kurre menyren se si me veshtroje dhe me pas tha: Habitem me ty babi. I kam besuar verberisht mendjes tende dhe shiko se cfare degjoj. Pastaj vazhdoj: Po si mendon ti, jane me te ligj ata djem, qe vene koken ne rrezik dhe kalben burgjeve te Europes, dhe parate te cilat fitojne i sjellin dhe i investojne ne vendin e tyre, apo politikanet e ketij vendi, qe vjedhin dhe nuk u lene qofte edhe nje leke ne xhep fukarenjeve te ketij vendi, duke i cuar me pas parate e vjedhura ne bankat e huaja?

    Heshta. Ishte hera e pare qe vura re se sa shume me ishte rritur djali…

  47. profesori says:

    Cfar behet me Shqiperine time?Gjithcka ecen mbrapsht.Megjithse jo gjithcka,nqs themi ecim drejt Evropes nuk duhet te habitemi kur degjojme qe ne fillimtransferohen paret drejt saj,pastaj kur ky proces te kete mbaruar,do vemi vete “familjarisht”E pare ne kete aspekt jam i detyruar ti mare ne mbrojtje familjen Brekskisha,bile do te shkoja nje hap me tutje,do kritikoja Meron per ate qe une nuk e konsideroje si gjetje te duhur,per fjalen “FAMILJE”.Jo,nuk eshte familje,eshte klan.Sepse po te behej fjale per familje,do ishte vetem gjysma e se keqes,eshte fjala per nje klan te tere mafioz,qe po perdhunon Shqiperin.Sepse vetem familja do kishte dikur frike nga keto shifra maramendese,asaj i duhet patjeter mbeshtetja e klanit.Vetem me klan mund te mbijetohet.Eshte pikerisht ai klan qe ndjek nje stategji bashkekohore te menduar mire kur te mos kete me Shqiperia as brek ne bythe ata kane ikur nje nga nje.Nuk ma mer mendja qe te kete njeri ne kete bote qe beson se me zgjedhje te lira pra me rruge demokratike do largohet kjo kuceder qe ka zene burimin e fshatit.Sala vet nuk shquhet per inteligjence por ata qe fshihen pas tije.Serb,greke?Dreqi e di vetem shqiptar nuk jane.Dhe jo vetem keta .Hajde,boll per sot dit e re kismet i vjeter ,le te shpresojme qe kalendari- MAJA-te dali i vertete vetem per SALEN, SHKERDHENIN, JAMMUTIN DHE ARLESHIN.Shpresa vdes e fundit.O shqiptar mos u dorzoni.Si ka thene Naimi?Per Shqiperine ditet e mira pasketaj vine.Apo mos vall kane ikur?Dreqi ta mar,nuk eshte mire te behemi pesimist.

  48. Parimi says:

    Ndaj jam tue pyet gjithmon : A kan mbet ma Avni Rustema n’ket vend?Po ka mbet ,le te dal e ta tregoj vehten.Esat Pasha pat dhje diku nga Tropoja, e pat zan halli keq diku afer Vicidolit njihere e nji kohe, e muti i tij tash ka dhan frutet e veta , se asht vadit me ujin e serbit, e asht ba prap kryeminister. Ky lloj mutit, nuk do mbulue se nuk thahet kurr,por do la me acid ose me plumb.

  49. shpellari says:

    ju komentuesit e temes me sa lexova deri tani nuk keni ndonje inat as me berishen as me ramen por me njeri tjetrin,vazhdoni grinduni me njeri tjrtrin se ne terezi e keni!

  50. Shpella e Dragobise says:

    Na malsoret, kena me ken te kenaqun,edhe sikur Sala te kishte çue tane leket e Shqipnis jashte.Nese nu i ka te sigurta jashte,ka me i pru te na dhe kena me i fut nder shpella, per inat te social kamunistave te Tiranes.

  51. zqk says:

    Mbreti yne, o Mero, nuk morri aq flori sa i duhej, por aq flori sa gjeti. Pra mund te kishte marre me shume, po aq kishte banka. Do thuash se po ta dinte se do ikte, sic e dine keta mbreterit tane te sotem, si keta do kish bere. Nje rrace muti jane, rrace hajdutesh. Veri a jug, s’ka te beje shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje