Flamuri, debat me Metën për Beratin

21 Dhjetor 2012, 20:28Antena TEMA
Flamuri, debat me Metën për Beratin

Nuk i mjaftojnë letrat nga populli dhe barsoletat në gjithë vendin, por tani ka hyrë dhe në sherr me LSI. Kjo e fundit është pro ngritjes së komisionit hetimor për mandatin e Kukësit dhe Beratit. I alarmuar, Flamuri thirri Metën për takim, për ta qetësuar.

-Duhet ta mendoni dhe një herë këtë, i tha Flamuri. Po e hoqëm një mandat nga Kukësi dhe e lamë Beratin siç ishte, fiton Rama thellë. Humbasim dy mandate kot.

-Tani flori ca gjëra duhet t’i ndajmë drejt. Vetë thua që fitojmë, të paktën një ju, një ne, jo të dyja ju, ë ë ë.

-Dakord, flas unë me atë Burrin të sajojmë ndonjë gjë në një rreth tjetër…

-Jo, jo, ne do votojmë për komision hetimor.

-Po është antikushtetues se nuk ka objekt hetimi, tha Flamuri. Ato që ne kemi paraqitur si arsye nuk mund të jenë objekt hetimi. Ne kemi thënë se arsyeja është se burrat e Kukësit pallojnë më fort dhe lindin më shumë fëmijë. Ky nuk mund të jetë objekt hetimi. Çdo gjykatë do thoshte fakti nuk ekziston, apo jo, tha Flamuri me ironi.

-Ashtu ë ë ë? Mirë flori po në këtë rast fakti ekziston se është brenda. Ndaj duhet bërë hetim. S’ka problem, mos u shqetësoni. Shkojmë shtëpi më shtëpi në Kukës dhe shtëpi më shtëpi në Berat dhe bëjmë një anketë sa herë bëjnë seks çiftet e martuara në çdo qark dhe kush e ka më të lartë koeficentin.

-Jo, nuk është normale, tha Flamuri. Në Berat bëjnë seks, po kanë mjete mbrojtëse. Në Kukës po bënë seks, bëjnë fëmijë.

-Atëherë bie teza jote që burrat e Kukësit janë më punëtorë, i tha Meta. Ja pra që fakti ekziston.

-Na more më qafë, i tha Flamuri. Unë mezi po përballoj presionin duke u bërë qejfin burrave të Kukësit. Po më ra dhe ky zbulim, nuk më qasin as tek Ura e Drinit.

-Tani flori ne nuk jemi PS. Ne nuk duam konflikt. Ne jemi konstruktivë. Ne jemi forcë perëndimore. Ne jemi për integrimin. Ne jemi forcë që pëlqejmë veprimin. Ne duam pjesën tonë. Na e dhe, mirë, nuk na e dhe, e kërkojmë gjetkë.

-Po çfarë jeni fiksuar me Beratin, tha Flamuri. Unë nuk e kisha vetëm për Beratin. Ja dhe Korçës i kanë hequr mandat, dhe ata nuk ankohen që janë fyer.

-Jo flori, s’kemi punë me Korçën. Ata kanë fakte që janë pjellorë. Ja, Ridvani po bën fëmijë prapë në këtë moshë. Kështu që nuk duam të bëjmë garë. Puna është që komisioni do të zbulojë të palarat dhe mbi të gjitha do zbulojë që në Kukës nuk ka as gra në moshë lindje. Ka vetëm plaka dhe gra pas menopauzës. Të tjerat janë në Tiranë.

-Shiko, bëje për mua, i tha Flamuri. Mos e bashko votën me Ed Ramën për Kukësin. Je në besë time në Kukës sa herë të vish.

-Ashtu ë ë ë, dëgjo flori: Unë jam mësuar të shkoj dhe me të pabesë, por nuk jam mësuar pa pazar. Më mirë ma fut tek pazari se sa tek besa. Nuk e kam shumë qejf besën. Më thuaj sa deputetë më jepni në tavolinë ta tërheq votën. Ndryshe unë votoj për ngritjen e komisionit.

-Shiko bëje për mua. Do jetë skandal. Do hetojmë shtëpi më shtëpi kush ka lindë këtë vit e kur e kanë zënë fëmijën? A ka qenë fëmija me porsi të partisë? A është familje demokrati ajo që ka lindur apo socialisti? Do na hapësh shumë probleme vëlla. Dëgjo, flas unë me Doktorin dhe sajojmë ndonjë gjë.

-Mirë o flori, po pres pazarin atëherë, ça të them unë. Vetëm mos më thuaj që në Kukës burrat janë më punëtorë se në Skrapar, se do gjesh belanë, apo ç’i kam gjithë skraparllinjtë në Tiranë.

5 komente në “Flamuri, debat me Metën për Beratin”

  1. lola says:

    Ashtu ë ë ë, dëgjo flori: Unë jam mësuar të shkoj dhe me të pabesë, por nuk jam mësuar pa pazar. Më mirë ma fut tek pazari se sa tek besa. Nuk e kam shumë qejf besën. Më thuaj sa deputetë më jepni në tavolinë ta tërheq votën. hhahahahaahhaah
    Ka lezet pazari

  2. gim says:

    kjo qe Komisioni od hetoj kush pallohet me hsume ne Kukes apo Berat qeka e madhe…Me kujton barcoleten per nje kukasin qe u martua. Ditene pare pasi beri seks pa gjakun e gruas dhe doli i kenaqur nga shtepia. Diten e dyte nuk doli me gjak, mori pushken e vrau. Pse e vrave i thane. Sonte nuk ishte e virgjer u pergjigj. ahaha

  3. Tersi Pojanit says:

    Jame nje Burre nga Vlora Nip i Ali Pashe Tepelenes dhe i Selam Musajt Me prove bej vetem binjak.Por ka edhe nga Librazhdi qe kane ber 5-njak.Ta kuptoj noka roci.

  4. Bujar U.S.A says:

    Meta ose lilua ka dhene prova se para parase shet edhe moniken.Por e bukur eshte se si MERUA i madh i qendis gjerat.Po qe se P.Socialiste nuk do pushtet me 2013 le te beje kualicion me lilon.

  5. besa says:

    ilir meta tash thot po e tash jo kurr i fije mai mir se flamur hajdutui jane te dy si ME DA NJE HALE PERGJYSEM THONA NA SHKODRANET FLORIRI ME KRYELOPEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje