Gangnam Style kalon 1 miliard klikime në YouTube

21 Dhjetor 2012, 19:32Lifestyle TEMA

Gangnam Style është bërë e para video që kalon më shumë se 1 miliard klikime në YouTube.

Kënga e rapper-it nga Koreja e Jugut, Psy, është postuar në korrik online.

Menjëherë fama e këngëtarit kapi qiellin.

Kënga ka frymëzuar me qindra parodi online.

Pronari i YouTube, Google, thotë se kënga është parë mesatarisht nga 7 deri në 10 milion herë në ditë.

Kënga tejkaloi rekordin e vendosur më parë nga kënga Baby e Justin Bieber.

Një ekspert i industrisë muzikore thotë se fakti që kaq shumë njerëz kanë postuar versionet e tyre të Gangnam Style ka luajtur rol të rëndësishëm në suksesin e këngës.

Megjithatë ekspertët vazhdojnë të jenë të habitur me suksesin e saj.

2 komente në “Gangnam Style kalon 1 miliard klikime në YouTube”

  1. Loni pe betoni says:

    Sa pare ka fitu me kete kenge ky medemek reperi? Di kush te me thote?
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/11/madonna-psy-gangnam-style.html

    1. x says:

      6 000 000 Dollare !!! Direkt pas kesaj bleu nje apartament ne Los Angeles me para ne dore 1 200 000 Dollare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje