Ja pse nuk duhet të fusni çdo vezë në shtëpinë tuaj

21 Dhjetor 2012, 11:42Lifestyle TEMA

Një vogëlush në Australi i ka shpëtuar me shumë fat vdekjes, pasi vezët që kishte futur në dollapin e tij, kishin nxjerrë gjarpërinj vdekjeprurës.

Kyle Cummings, tre vjeç, i gjeti vezët pranë shtëpisë së tij, disa ditë më parë dhe i futi në një kuti plastike përpara se t’i fuste në dollap.

Të hënën mamaja e tij gjeti shtatë gjarpërinj në kutinë e të birit.

Sipas BBC, gjarpërinjtë janë shumë helmues. Autoritetet i kanë lëshuar gjarpërinjtë e gjatë 12-15 centimetër në natyrë.

Ekspertët thonë se edhe pse janë të vegjël, gjarpri ka sërish helm po aq vdekjeprurës sa një i rritur.

Shanset janë që ata nuk e shpojnë dot lëkurën me dhëmbë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje