“Unë do ta kthej këtë në Krishtlindjen tonë më të mirë” (FOTO)

20 Dhjetor 2012, 13:49Lifestyle TEMA
“Unë do ta kthej këtë në Krishtlindjen tonë

Ajo është nënë e gjashtë fëmijëve të mrekullueshëm: një motiv për të qenë super e lumtur. Por, ndoshta kjo mund të jetë Krishtlindja e fundit për Jo Brazier, e cila është diagnostifikuar me kancer në gusht.

Por, historia e saj është frymëzuese, duke qenë se, pavarësisht sëmundjes, ajo u ka premtuar fëmijëve se kjo do të jetë Krishtlindja më e mirë që ata do të kalojnë.

50-vjeçarja do të hyjë në operacion gjatë Vitit të Ri, ku do të heqë komplet gjoksin e majtë, me shpresën se kanceri nuk do të përhapet më tej.

Pavarësisht këtij operacioni kaq të vështirë, ajo nuk është duke menduar asnjë moment për sëmundjen, por si ta bëj sa më të mrekullueshme Krishtlindje për fëmijën e saj. Përgatitjet e saj kanë nisur prej ditësh, duke bërë pemën, blerë dhuratat dhe blerë gjërat e nevojshme për të përgatitur ushqimet dhe ëmbëlsirat.

Edhe bashkëshorti i saj para disa kohësh u diagnostifikua me tumor, por u operua dhe për momentin është mirë. Por, ai nuk është larguar përfundimisht dhe mund të rikthehet.

Kjo nuk i bën ata që të mërziten dhe të marrin dramatikisht këtë situatë, pasi tashmë kanë marrë gjithçka nga jeta. Por, është Krishtlindje. Gjëra të mrekullueshme ndodhin Krishtlindje. Kjo mund të ndodhë edhe për këtë familje.

6 komente në ““Unë do ta kthej këtë në Krishtlindjen tonë më të mirë” (FOTO)”

  1. lirika says:

    AMIN… shpresoj qe ZOTI te beje mrekulline per kete familje te mrekullueshme…

    1. hajriu says:

      Te lumt goja o lirika ….

    2. Bertoja says:

      Zoti ju dhashtë shëndet e jetë që t’i rrisni këto ëngjëj..

  2. goni says:

    Po qe se ka do ta bëjë se s’bën,
    përndryshe nuk mund të egzistojë
    feja

  3. goni says:

    Dashuria per fëmijët do ta bëjë mrekullinë
    Përndryshe zoti mos ti dali njeriu përpara ,

  4. Tahipi says:

    Shume frymezuese. Shpresoj te kene Krishtlindje te tjera bashke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje