Helmut Schmidt: Unë jam përjashtim, shumica tradhtojnë

19 Dhjetor 2012, 23:08Lifestyle TEMA
Helmut Schmidt: Unë jam përjashtim, shumica tradhtojnë

Schmidt me te dashuren e re

Kancelari i dashur i gjermanëve, Helmut Schmidt, 93 vjeç, është një shembull për shumë gjermanë pasi ka jetuar për 70 vite me të shoqen Hannelore, që ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare.

Por Schmidt thotë se ai është një përjashtim në botën e politikës.

Në një intervistë ai thotë se shumica e kolegëve të tij tradhtojnë.

“Mendoj se mes politikanëve ka minimumi aq burra që tradhtojnë gratë sa edhe në popullatën e përgjithshme. Mendoj se janë minimumi 75 përqind. Këtë numër e kam nga eksperienca dhe vëzhgimet e mia,” thotë ai.

Pas vdekjes së gruas, ai ka gjetur një dashuri të re. Bëhet fjalë për Ruth Loah, 79 vjeç, që dikur ka qenë bashkëpunëtore e tij.

Ajo njihet me Schmidt prej thuajse 60 vitesh.

Të dy kanë një të përbashkët: tymosin pa fund duhan. Dhe ta mendosh se ish- kancelari thotë se ky nuk ka qenë problem në jetën e tij. Doemos, është 93 vjeç me një dashuri të re.

2 komente në “Helmut Schmidt: Unë jam përjashtim, shumica tradhtojnë”

  1. KURVARI says:

    Atehere ta ka dredh ajo, mqs paske qene kaq i mdershem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje