Mes SHBA dhe Rusisë shpërthen lufta për adoptimet

20 Dhjetor 2012, 20:19Lifestyle TEMA

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbrojtur një projektligj që ndalon amerikanët që të adoptojnë fëmijë në Rusi.

Sipas BBC, ligji është një kundërpërgjigje ndaj Aktit Magnitsky, që ndalon hyrjen në SHBA të rusëve që akuzohen për dhunim të të drejtave të njeriut.

Gjatë një konference për shtyp maratonë, Putin mohoi edhe dyshimet që janë ngritur në lidhje me shëndetin e tij.

Në një numër rastesh, fëmijët e adoptuar nga Rusia, kanë vdekur ose janë keqtrajtuar nga prindërit amerikanë.

Putin tha se e mbështet këtë projektligj në parim, edhe pse nuk e ka parë në detaje.

Ai tha se hetuesit rusë nuk janë lejuar të marrin pjesë në hetimet për këto vdekje.

Niveli i adoptimeve në Rusi është i ulët. Rreth 3400 rusë janë adoptuar nga familje të huaja në vitin 2011. Një e treta e tyre janë adoptuar nga amerikanë.

Në njëzet vitet e fundit, amerikanë kanë adoptuar rreth 60 mijë fëmijë rusë. Prej tyre kanë vdekur 19.

Por ndërkohë në këtë periudhë janë regjistruar 1500 jetimë të vdekur në familjet adoptive ruse.

Putin tha se kjo përgjigje është ajo e duhura, pasi Amerika ka miratuar Aktin Magnitsky, që e kthen situatën në Luftën e Ftohtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje