Një grua në Zvicër është dënuar me katër vite burg pasi e mori të shoqin e saj për ‘pushimet ideale’ në Indi, por e la atje.
I shoqi ishte handikapat dhe jetonte në karrige me rrota.
Pasanikja 65- vjeçare ia mbushi mendjen të shoqit 74- vjeçar që të vizitonin plazhet e bukura të Indisë.
Më pas gruaja, një bankiere pasanike, e çoi të shoqin në një geto të Nju Delhit, ku ia la një familje indiane.
Gruaja paguante mbi 7 mijë euro fatura për kujdesin e të shoqit. Kurse familjes në Indi i tha rreth 2 mijë euro.
Më pas mori avionin dhe u kthye të jetonte jetën e saj luksoze në Zyrih.
Nëntë muaj më vonë, i shoqi vdiq për shkak të kushteve të këqija të jetesës. Trupi i tij u dogj dhe u hodh në lumë.
Mashtrimi u zbulua kur gruaja indiane që duhej të kujdesej për të, informoi autoritetet zvicerane.
Pasanikja deklaroi në gjyq se veprimet e saj ishin në të mirë të të shoqit, pasi në Indi klima është shumë e mirë.
femer e ndyre
opo mos rençi ne dore te femres se e di vete ajo hahahhaha
pu car plere!