Qyteti i Tiranës është qyteti me përqendrimin më të lartë të radonit. Ai shtrihet mbi një trashësi aktive të kuqe. Radoni është një gaz radioaktiv, pa ngjyrë, pa shije dhe pa erë, i pakapshëm nga shqisat e njeriut. Ai krijohet si rezultat i shpërndarjes radioaktive të uraniumit dhe toriumit, që gjenden në tokë.
Pjesa që dominohet nga shtëpitë apo pallatet e ulëta është e predispozuar për nivele të ngritura radoni.
Kjo trashësi aktive detyrimisht duhet izoluar për të mos sjellë radonin në ndërtesë.
Sipërfaqja prej 13km2 me rrezikshmëri të lartë, ka poshtë saj trashësinë aktive të subargjilave të kuqe, por sipas gazetës Shqip ende nuk është e qartë nëse në sipërfaqen me rrezikshmëri të ulët kjo trashësi mungon apo është më e thellë.
Konsiderohet me rëndësi detajimi i studimeve të kësaj natyre për të gjithë truallin e qytetit të Tiranës.
Gjithashtu projektuesit dhe ndërtuesit duhet të marrin masa në ndërtimet për të mos lejuar futjen e radonit në ndërtesa.
o Tema, me siguri radioaktiviteti eshte rritur tani qe erdhi Basha kryetar, se ne kohen e Edvinit tuaj as qe behej fjale per radioaktivitet apo papasterti. Booo sa i keq eshte ky Basha.
shyqyr,,qe mos te vijne mo,halet e tjera te shqipnise
Dhe kjo na duhej! …
Pune korrakesh me gjithe Teheranin. Te pakten te kishin bere Shkodren ose Vloren kryeqytet.