Edi Rama: Nuk njohim koncesionet për HEC-et. Privatizimi i ARMO dhe Albpetrol, një dështim

26 Dhjetor 2012, 19:21Politika TEMA
Edi Rama: Nuk njohim koncesionet për HEC-et. Privatizimi i ARMO dhe

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbajti një konferencë për shtyp për të bërë një përmbledhje të situatës në vend në fund të vitit.

Kryetari i PS tha se kur kjo forcë politike të vijë në pushtet, do të hapë një kapitull të ri për ekonominë.

Fillimisht Rama tha se janë dhënë 300 koncesione për hidrocentrale, që do të rishikohen. Rama tha se nuk do lejojnë që të grabiten këto pasuri.

Rama tha se hidrocentralet po bëhen për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit.

Duke folur për 4 HEC-et Bistrica 1, Bistrica 2, Ulza dhe Shkopeti për të cilat priten oferta për dhënien me koncesion, Rama ka deklaruar se nëse ai vjen në pushtet nuk do e njohi këtë privatizim.

“Ne nuk do njohim privatizimin e këtyre 4 hidrocentraleve, i them ofertuesve, mos shkoni më tutje në këtë proces. Nuk do lejojmë që këto pasuri të shqiptarëve të grabiten për shkak të keqqeverisjes, e cila nuk mund të mbajë më shtetin në këmbë.

Klientë të pushtetit i marrin këto letra dhe dalin në treg dhe i sheshin, ne do mbështesim shumë fort do bëjmë një plan paketash lehtësuese për të gjithë ata koncensionarë që i kanë fituar këto koncensione se i meritojnë. I takonte kësaj qeverie në ikje të ndiqte gjithë procesin e koncesioneve. Ato janë dhënë në funksion të një tregu të zi”, shtoi Rama.

Kryetari i PS shtoi se e njëjta gjë po ndodh edhe në sektorin e energjisë.

Rama tha se ky sektor ka nevojë për një reformim të thellë, ndërkohë që e quajti të dështuar privatizimin e ARMO dhe të Albpetrol.

“Sektori i naftës është tërësisht jashtë kontrollit të ligjit e shtetit. Skandali i naftës virgine tregoi se struktura të larta shtetërore ishin të përfshira. Shqiptarët duhet ta dinë se këtu nxirret sot 1 milionë tonë naftë, po çfarë marrin shqiptarët përmes shtetit nga kjo pasuri, shuma të papërfillshme”, tha Rama duke premtuar se do të vendosen standarde ndërkombëtare për këtë pasuri.

“160 milionë dollarë në një vit, 640 milion dollarë në 4 vite i mungojnë buxhetit vetëm nga mos zbatimi i këtij standardi”, shtoi Rama.

Rama tha se privatizimi i Albpetrol është një proces i errët.

“ARMO është një aset tjetër i privatizuar për të mosfunksionuar. Nuk ka një vend që ka një pasuri kombëtare si nafta dhe ku ka një rafineri ikën për tu përpunuar jashtë. Kjo është e qëllimshme.

“Edhe privatizimi i Albpetrol ishte një proces i errët. U deklarua një shifër e bujshme, por që s’ishte e besueshme. Por sot Albpetrol nuk është as i privatizuar, as i shtetit. Është thjesht një strukturë që lidhet me një pjesë të rëndësishme të pasurisë së shqiptarëve, ku vidhen 100 mijë ton naftë në ditë. 15 milionë dollarë dëm në ditë. Dëmi i 8 viteve qeveri është 400 milionë dollarë. Po ashtu, edhe ARMO është një aset i shpërdoruar”, ka saktësuar Rama.

Ai ka dhënë garancinë e tij se, “përmes ligjit ne do hyjmë në aferat e kësaj pjese të qeverisë, sa do të habiten gjithë shqiptarët”.

Duke u rikthyer tek situata ekonomike, Rama ka vënë në dukje rënien e fuqisë blerëse, që sipas tij përkthehet në borxhe, si dhe ka përsëritur angazhimin e tij për përgjysmimin e barrës fiskale për bizneset dhe heqjen e taksës 10 për qind për barnat.

“Nuk ka dyshim se rilindja duhet të nisë nga rimarrja në dorë e pasurive të shqiptarëve. Sot jemi në kushtet ku çdo forcë opozitare duhet të mendojë për rotacionin politik. Duhet të garantojmë pjesëmarrje masive në votime për të kapërcyer çdo mal manipulimesh”, ka shtuar Rama në konferencën për shtyp.

Rama deklaroi sërish se shifra e të papunëve në Shqipëri është 1 milion.

“Qeveria gjithnjë është fshehur pas asaj që njihet si papunësi administrative, që është numri i kërkesave për punë. Njerëzit nuk trokasin sepse kanë më pak shpresë se mund të gjesh punë në zyrat e shtetit. Nga viti 2001 deri në 2012 numri i të punësuarve nuk është rritur. Censusi i 2011 pretendon se shkalla e punësimit në fshat na qenka 66%, ndërsa ne qytet 46%, ndërkohë që e vërteta është se ka gjithnjë e më shumë ikje nga fshati drejt qytetit, sepse nuk ka punë”, u shpreh Rama.

27 komente në “Edi Rama: Nuk njohim koncesionet për HEC-et. Privatizimi i ARMO dhe Albpetrol, një dështim”

  1. flo says:

    Shteti duhet ndertuar..sepse ska..pac fat Edi, do ja dalesh

    1. tigri says:

      Marrramendja e Saliut eshte rrezik kombtar. Mos lejoni qe nje i cmendur te jetooje politikisht me.. cdo gje e gatuar nga ai eshte corbe e prishur

    2. Shtegtari says:

      “flo”
      “Shteti duhet ndertuar..sepse ska..pac fat Edi, do ja dalesh” dakord me ty, veç pjeses se fundit…
      E para: A do te munde tia dale? A do e leshoje Komandanti pushtetin pa lufte, a do te munde ndokush ta ndale qe te vjedhe votat?
      E dyta: Le te shpresojme dhe te urojme qe do te vije ne pushtet. A do tia dale me ata qe ka rreth e rrotull? Me perjashtim te ndonje Braçeje apo te disa çuperlinave te ndershme po pa peshe, shumica ose nje pjese e madhe e atrye qe e rrethojne (duke filluar qe nga kryesia) me “biografine” e tyre te se kaluares ne pushtet, jane larg, shume larg te qenurit “engjej te anti-korrupsionit” pavaresisht se tani “nuk u ze dhemballa buke” se kane vetem çelsat e kashtes.
      Uroj me gjithe shpirt qe te gabohem per kete piken e dyte, po a po gabohem?????
      Nje Zot e di.

      1. flo says:

        SHTEGTAR: Qe ai do synoje te vjedhe ate e di gjithkush. Urojme qe eksperienca e hidhur ti kete vlejtur PS dhe Rames. Nje vote masive e popullit te pakeaqur smund te vidhet me.

        Per te dyten ta them me pasterti: Ne merremi me thashetheme shume mik.

        1. Shtegu says:

          Po pse mor ~mik~ thashetheme te duken ty kur cuni Gramozit del me x6 e vret njerez rrugeve? Sa kushton x6 or ~mik~? Po ato miliardat e deklaruara nga ato te tjeret thashetheme jane? A ju jeni ftof ne mythe.

          1. flo says:

            O mik, aksidenti ze kedo.. Pastaj une sflas per individe por per programm e parime. ketu ndahemi bashke.

    3. Luan Kraja, Boston says:

      DUHET SHTRYDH KY RIDVANI. ASKUSH NUK PO MERRET ME MATRAPAZLLEQET E TIJ ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/kur-ridka.html

  2. GERTI says:

    kush do ish ai i cmendur qe do njihte matrapazlleqet e saliut mer aman. O Ed rama bravo vlla… populli me ty eshte se ky na mbyti

  3. NjeQytetarOptimist says:

    I kthjellet si gjithmon….

  4. Adoleshent says:

    Ca bone ti per te gjermu korrupsionin qe behet me kto privatizime?
    Ma thuaj qe te votoi zgjedhjet e ardhshme, me jep 1 prov te vogel qe ti je perpjekur te investigosh per HEC-et.
    Fjal kam dhe un… o Edo, un skam peshen qe ke ti as nuk genjej njerzit me premtime.

    1. e says:

      Opozita nuk mund ta ndale nje kontrate se te ish ashtu do ish mazhorance o Adoleshent djali. Ama qeveria e neserme e Rames do coje gjerat ne vend. ket ka thene rama te pakten dhe do e beje.Shembull ke tiranen

      1. Adoleshent says:

        Shum mir e the “shembull kemi tiranen”.
        E riperseris, nga 2001 qe Edi Rama ka qen ne krye te bashkis tiranes deri ne 2005 ka qen ne Qeveri PS, fondet besoj nuk i kan munguar, betonizimi i ketyre 4 viteve? Cfare riformoi ne kto 4 vite?
        Ku esht plani urbanistik? Lejet qe te gjith flasin qe Rama ka favorizuar shoqerin e rruges Kavajes?
        e, un e ndjek me interes Ramen, por kur i shikoi te shkuaren me vjen keq ta them, por nuk mund te jet drejtues i Rilindjes Shqiptare.

        http://www.youtube.com/watch?v=sde_KUXgqk8

        ‘Dritan Avllaj i njohur ndryshe si Tan Lepri dhe i përfolur si një ndër miqtë e kryetarit të Partisë Socialsite Edi Rama është plagosur mbrëmjen e djeshme me armë zjarri….’

        Nuk dua te paragjykoj askend, faktet flasin vet.

        1. o tipi kungull says:

          Me thuaj cka bere saliu per jeten tende vecse te ka zhvesh mer pis? ik ore truthare se adoleshent qenke nga mendja ti. Tirana eshte kjo qe eshte. dyndjet ne te cduhet ti quajme? po lana si ish?

          1. Adoleshent says:

            O tru fresk, po flasim per Edi Ramen, se Saliun e dim kush esht, po flasim per ate njeri qe aspiron te behet KM neser.
            E pe videon se me cfare njerezish ka te bej Edi?!
            Uroj vertet qe ai ti fitoi kto dreq zgjedhjesh dhe ta shikojm si do shndrrisi Edi. Po ngelet te zhgenjyer dhe nga ai, sic ngelen ish te perndjekurit me Sali Gerdec-21 Janar-97…
            Koha do e vertetoi a jam un truthari apo je ti tru fresku…

            1. o lesh says:

              adoleshent, ti do salen vlla? do te vjetren? mbaje mik mbaje.. shko e rriji nga pas ne opozite ose ne burg pas qershorit

              1. Adoleshent says:

                Lexo mir o vlla, un nese plas dicka kunder sales jam i pari qe do shkoi te kontribuoi ta rrezojm, ta vrasim, ta masakrojm!

  5. Horri i Bulevardit says:

    Edi Rama, Saliu po i shet, mos prit zgjedhjet se mbas zgjedhjeve sdo te kesh asgje te mbash premtimet, arka e shtetit do te jete bosh, pasurite kombetare do te jene ne duart e mafias berishiane dhe asaj serbe, sa me shpejt organizo grupin qe do te arrestoje Berishen me familjen e vet dhe mbasi te arrestohe, te pezullohet kushtetuta deri sa te marre denimin Sali Berisha me gjithe familje, denimi duhet te jete nje shembull, qe mos te guxoje njeri qe te tallet me popullin.

  6. kel ukaj says:

    Sa kam qeshur kur Italianet me thoni se Taçi do te bleje Milan. Eshte petrolieri me i madh i shqiperise-me thonin. Une me kohe e kam thene edhe se ja fal industrine e naftes ata nuk jane ne gjendje ta vene ne pune. Jo vetem qe nuk e vene ne pune por shkaterroje edhe ate qe eshte. Prishin ndertesat per te marre tullat, materialet e hekurit qe jane shume te kushtueshme i shesin per hekur. Per te vene industrine e naftes ne pune duhet strategji, bashkepunim, kapacitete teknike e personel inxhinjero-teknik. Edhe te gjitha keto nuk jane te mjaftueshme pasi jane “shtate motrat” e shume multinacionale qe nuk te lene te marresh fryme. Ne nuk kemi kohe te zgjatemi por meqe problemi eshte kompleks e i veshtire nuk mund te prisnim tjeter rezultat nga Tugjat e Salehet veçse deshtimi. Kete e ka ditur kush ka pak njohuri teknike e ekonomike. Problemi pra eshte akoma me i komplikuar se ne fillim prandaj opozita duhet te jete e kujdesshme e nuk ka nevoje te premtoje asgje vetem tranparence.
    Ceshtje e energjise elektrike dhe vjeljave e te ardhura ka qene shume problem edhe ne kohen e PPSH por PD e Sali QENI e shbielluan fare pasi premtonin se do te falnin debitoret. E jane pikerisht anetaret dhe sipatizantet e PD qe nuk paguajne energjine elektrike. Sala e ka komplikuar sa eshte shume e veshtire te zgjidhet.
    Per kete them se ndoshta do te ishte mire qe opozita te linte dore te lire Sali QENIN edhe kater vjet te tjera qe popullit ti vinte ne maje te hundes. Nuk do te mbetej asgje opozita do ta merrte nen zero por do te ishte edhe fundi i Sali Berishes si opozite. Opozita e alternativa do te ishte Bamir Topi qe eshte si nata me diten, te pakten eshte njeri e jo egersire si Saliu.
    Per Opoziten do te ishte shume e demshme ta merrte shtetin ne prag te falimentimit se sa te falimentuar.

  7. CIU-CRRRRRRR says:

    ORE ED KOKEDERRI POR JU TIRANEN E SHENDRUAT NE NJE KASAPHANE;PO JU SI NJE ANTISHQIPTAR E PENGUAT MARRJEN E STATUSIT TE SHQIPERIS;NE EVROPE QE 90% QEVERISET NGA E DJATHTA JU NJIHENI SI MAFIOZ;MORE DERKUC TU KA BERE MENDJA VETEM KRYEMINISTER.

  8. E.H says:

    o rame shkurt mhb dil e thuaj : DO E BEJ KETE VEND DHE BEJE. mos na lodh me retorik fare!!

  9. Igli says:

    Gjynaf qe ka njerez qe shpresat i ka varur te nje i pa shprese,si Edvini.Te nje ekstremist qe njeh vetem sharje e baltosje.Qe interesat e vendit per te jane hic gje para atyre personale e qe pergjigjen e popullit do e mare ne 23 qershor,me eleminimin e tije politik.Po ketu te mero tema jane mbledh nje tufe,me idhtare heretik te kuq te Edvinit,per te cilet po shave Berishen je ok,je me i mir,me i zgjuari,e me patrioti.

  10. Igli says:

    Gjynaf qe ka njerez qe shpresat i ka varur te nje i pa shprese,si Edvini.Te nje ekstremist qe njeh vetem sharje e baltosje.Qe interesat e vendit per te jane hic gje para atyre personale e qe pergjigjen e popullit do e mare ne 23 qershor,me eleminimin e tije politik.Po ketu te Mero Tema jane mbledh nje tufe,me idhtare heretik te kuq te Edvinit,per te cilet po shave Berishen je ok,je me i mir,me i zgjuari,e me patrioti…

  11. sheqerja says:

    Ta dini o shqiptare qe sala po mundohet qe te lere token djerre pas tij.vafte ne ferr shtrigani

  12. JEVI says:

    Opozita duhet te tregoj se cili koncension i dhene keto 22 cjet funksionon dhe c’far nuk funksionon.Jam i bindurse ato koncesione qe
    kane funksionuar kane rezultate pozitive.

  13. ALBAN DEGA says:

    MESAZHET E MUNGURA TE EDI RAMES

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Prag Viti i Ri ne Shqiperi

    Rastesisht takova sot ne Bronx, nje mik timin nga Shkodra, i persektuar deri ne place nga ish- diktatura komuniste, nder te paret ne protestat antikomuniste ne Shkoder qysh ne janar te 1990-es .
    Sapo ishte kthyer nga Shqiperia …
    – He si ia kalove!?, e pyeta.
    – Si ne vendlindje… u pergjigj ! Vec mjerim i skajshem i 95 per qind te shqiptareve dhe pasurim i tejskajshem i 5 per qind te politikaeve dhe kusareve te atij populli qe nuk dine ka tu japin pareve qe ia vjedhin atij populli diten per Diell e naten per Hane …
    Mjere Shqiperia cfare qeverie e qeveritaresh ka… Nga kryeministri e deri tek kryeplaku i fundit mendojne dhe punojne vetem si te shtojne milionat e veta ne kurriz te mjerimit e urise se fakirave ! Mjere ai vend i bukur, mjere ai popull cfare qeverisje ka ne krye… Si pardje, si dje, si sot ….
    – O zot deri kur !? Dhe leshoi nje ofshame qe i dilte nga fundi i zemres dhe shpirtit te tij te vrare…
    – Shkova me mendimin te kaloja edhe Vitin e Ri me njerzit e mi … U detyrova te kthehem me pare per tu lehtesuar shpenzimet dhe hallet qe kishin mbi kurriz!

    – As cereku i punes

    Sapo kthehem ne dhtepi Top Chanal i famshem po jepte lajmet ne programin e tij me oren lindor ete SHBA-se . Ne ekran shfaqet lideri i opozites Edi Rama me mesazhet e tij te pragvitit te ri 2013. Denoncoi megaaferat korruptive te qeverise Berisha si shitja e hidrocentraleve, Albpetroli, Armo, Llotaria Kombetare.
    Lideri i opozites Edi Rama tha gjera qe i di pothuajse cdo shqiptar. Denoncimi i se keqes eshte detyre e cdo shqiptari! Aq me teper e liderit te opozites ! Pergezime!
    Vecse ky denoncim i vetdenoncuar perdite nga qeveria e Sali Berishes, qeveria me e korruptuar ne Evrope, qeveria me e korruptuar ne historine e Shqiperise edhe kur ajo ishte e pushtuar, qeveria me atdheshitese ne Bote ( Gerdeci, Otrantoja… pa fole per arshivat sekrete te Beogradit, Athines, Moskes, Parisit …. )
    Cereku i punes…. Ndofta edhe me pak !

    Diagnoza pa ilace

    Pse !? Cfare mungoi ne mesazhet e Edi Rames!? Ai dha diagnozen e nje semundjeje qe tani e njeh e provon ne kurriz cdo shqiptar e familje e tij.
    Diagnoza eshte e sakte !?
    Cili eshte e duhet te jete ilaci per te shpetuar te semurin e madh Shqiperine qe ndodhet ne buze te gremines !?
    Kete nuk e zuri fare ne goje lideri i opozites, Edi Rama… Cfare do te beje opozita per shqiptaret e Shqiperine ne kete vit qe po hyjme, ne kete vit zgjedhjesh !
    Do te anullojme tendera, kontrata, marreveshjet e vjetra me te reja.
    A nuk pat thene te njejten gje Sali Berisha ne 2005-en per kazinone ne qender te Tiranes, per Albtelekomin me turkun, per marreveshjen me General Elektrik.
    Cfare ndodhi!? E mbajti fjalen vetem per General Elektrik per cka shqiptaret paguan nje gjobe me te madhe se vlera e investimit
    Mesazhi i Rames eshte i mbrapsht …. Vodhen keta te Sales ! Le te vjedhin edhe keta tanet tani! Marrezi! Keshtu priten fijet blu te korrupsionit per ti leshuar tentakulat e korrupsionit roze … Kush i paguan harxhet!? Sigurisht qe Shqiperia dhe populli i saj !
    Cilat do te ishin disa nga mesazhet e munguara qe duhet tu jepte shqiptareve dhe nderkombetareve sot lideri i opozites Edi Rama !?

    Hapur e qarte

    Lideri i opozites duhet te shprehet qarte sic vepron Kreshnik Spahiu qe ka filluar hartimin e dosjeve penale per kusaret dhe vrastaret e Shqiperise me Sali Berishen dhe klanin e tij familjar e politik tipij ala Ben Ali, ala Muabarak, ala Asad, ala Kadaf … ala oligarket e gorillat e Amerikes Latine dikur !
    Lideri i opozites duhet te shprehet hapur dhe qarte se cilido qe ka shkelur ligjin do te pergjigjet e ndeshkohet me tere fuqine e ligjit . Pa hakmarrje! Vetem me ligj!
    Lideri i opozites duhet te flase si burre shteti se Sali Berisha dhe klani i tij familjar e politik nuk do ta leshojne me hir as me vote pushtetin. Nuk do lene mjet e metode sado kriminale e barbare ( si urdherat per perdorim napalmi kunder popullsise civile dhe rekrutimi i mercenareve dhe banditeve per te sulmuar Jugun….) per te qendruar me pahir e me cdo cmim ne pushtet!
    Pse !? Sepse tek pushteti i pakufizuar stalinist Sali Berisha sheh te vetmen kamerdare shpetimi per veten e vet e klanin e tij famailjar e politik. Per te pushtet nuk do te thote vetem imunitet…

    Pushteti dhe impuniteti

    Mbi te gjitha pushtet per Sali Berishen dhe klanin e tij me antikombetar e me kusar do te thote impunitet, pra pandeshkueshmeri nga ligji qe e kontrollon dhe komandon vete ai.
    Ne cdo shtet demokratik ne Bote kryeministri Sali Berisha duhej te ishte ne Hage qysh prej 1997-es per krime kunder njeerzimit qe shkaktoi despotizmi dhe kusaria e tij piramidale : mbi 10 000 viktima te pafajshme , mbi 4 miliarde dollare placktije dhe rrenime te pasurive te shqiptareve te pafajshem.
    Natyrisht nuk ia ve fajin Edi Rames per kete zemergjeresi dhe per pazarlleqet e Nanos ndaj lincuesit politik te tij Berisha jo vetem ne 1992-in por edhe me 14 shtator 1998 kur ia shqeu dyert e selise se tij me arkivolin e Azem Hajdarit si jeniceret turq dikur dyert e kalave shqiptare.
    A nuk e ka perseritur disa here vete Nano se shqiptarit po nuk ia kajte nanen nuk te therret babe! Shembulli me tipik i kesaj shprehje eshte vete Fatos Nano!
    Shihni cfare ndodhi me ish- kryeministrin e Kroacise dhe mikun e Berishes Sanader per nje shume sa nje e dhjeta e fitimeve vjetore te klanit familjar te Berishes ne nje vit !!! Sanaderi ne burg! Kroacia ne BE!

    Ligj e drejtesi … jo hakmarrje !

    Ndaj lideri i opozites nese do te siguroje e cimentoje fitoren e opozites ne zgjdhjet e ardhshme duhet ti drejtohet votuesit roze e blu, te majte e te djathte, votuesit pa asnje dallim me mesazhin per ligj e drejtesi ndaj ciltido qe ka shkelur ligjin qofte ne politike, qofte ne ekonomi, qofte ne financa, qofte ne arsim. qofte ne art e kulture duke filluar nga Sali Berisha e deri tek hajni me i fundit ne katundin me te larget te Shqiperise.
    Edi Rama dhe cdo lider opozite duhet ti japin votuesit dhe shqiptarit kudo ndodhet mesazhin e qarte e te prere se do te presin vetem me shpaten e me bisturine e ligjit cdo fije e metastaze te kancerit me vdekjeprures qe ka kapluar politiken, ekonomine, financat, arsimin, kulturen, artin, mass median , cdo qelize te shoqerise shqiptare qe ka cuar ne buze te varrit Shqiperine!
    Lideri i opozites duhet te percoje tek cdo shqiptar kudo ndodhet mesazhin dhe motivin e ligjit thelbesor te demokracise: para ligjit cdo qytetar nga me i humburi e deri tek Presidenti i Republikes, pa dallim feje, krahine, ideje, mendesie e perkatesie politike ne pushtet apo ne opozite jane e do te jene te barabarte!

    Pasurimi i politikaneve dhe varferimi i shqiptareve

    Lideri i opozites duhet te percoje qysh tani e deri ne numerimin e votes se fundit te 23 qershorit mesazhin e Sali Berishes se “lufta per voten eshte lufta per koken” dhe te mbroje duke filluar nga vetvetja qofte edhe me koken e vet kete arme e shtylle te demokracise !
    Lideri i opozites duhet te beje te qarte se futja ne politike nuk do te jete me rruga me e shkurter dhe me e sigurte per tu pasuruar per vete dhe klanin e vet familjar e politik. Ajo rruge do te mbyllet njehere e pergjithmone!
    Lideri i opozites duhet te shpalle publikisht e ne driten e Diellit se lufton per pushtet jo per tu pasuruar veten duke varferuar qytetaret e vet e plackitur kombin e popullin e vet!
    Lideri i opozites duhet tu jape shqiptareve mesazhin se cilido qe ka vene pasuri e katandi me korrupsion do ti konfiskohen ato dhe do te paguaje harxhet e kusarise dhe vrastarise se tij ne bangon e te akuzuarit ! Vetem ne baze te ligjit !
    Ky duhet te jete motivi me i larte, lejtmotivi i Rilindjes se Shqiperise dhe liderve e jo sllogane e llogje Kavaje qe nuk i kuptojne as vet lideret e saj.

    Nuk mund te motivosh askend pa qene i vetmotivuar

    Duke motivuar se pari veteveten motivohet edhe votuesi, shqiptari, krejt Shqiperia e kombi shqiptar. Kjo do te ishte politika e re ose rilindja jo vetem e politikes me popullin e per popullin por edhe e vet Shqiperise.
    Me kete ndjesi duhet te lexojme e kuptojme edhe mesazhin madhor te Nenes se demokracise boterore, SHBA -se nepermjet gojes se mikes se sprovuar dhe presidentes se ardhshme te saj Hillari Klinton per te dashur Shqiperine, per zgjedhje te lira , per lufte kunder korrupsionit nga tribuna e Kuvendit te Shqiperise !
    Lideri i opozites duhet te betohet solemntisht para popullit te vet qe i kerkon sot voten se qeveria e tij nuk do te jete qeveria per pasurimin e vetvetes por per pasurimin dhe begatimin e shqiptareve pa asnje dallim !
    Lideri i opozites duhet te beje te qarte si kristali se nuk lufton per karrike e pasurim personal por per sherbim te devotshem dhe pasurim te shqiptareve. Duke pasuruar shqiptaret e Shqiperine ai dhe stafi i tij pasurojne edhe veteveten!

  14. leu says:

    Ku vene leket e naftes qe albpetroli shet ?

    Me cte drejte nuk i japin rrogat e prapambetura punonjesve ?

    Eshte turp i madh qe nje kompani nafte nuk paguan punonjesit e vet.

    Ju lutem nderpritini vjedhjet per nje kohe ( pastaj vazhdoni parape ) sa te marrim rrogat e prapambetura qe na takojne.

    Eh shtet o shtet, o Bode o Bode.

    Na jipni leket!

  15. viktor hoti says:

    Cvleftesimi, konkretisht sikurse parashtrohet : anullimi i shitjeve apopm koncesioneve , eshte nje veprim qe nuk njihet ligjerisht prandaj politika duke nos qene dakort parimisnt , gje qe e mbeshtes , duhet te te vertetojne se koncesionet e shitjet kane qene te paligjeshem e si te tilla duhet te konstatohet pavlefshmeria me vendim gykate . Ne te kunderten mohimi i njeaneshem rezikon pasoja te renda financiare sepse bota nuk hane ba.Kujtojme rastin amerikan me trenin elektrik.qe njeaneshmeria e veprimit tone na solli miliona dollare gjoba .

    Zoti Rama nuk duhet te shprehet “nuk do ti njohim” sespe piolotka nuk e ka dore kete ceshtje thjeshte juridiko civile e si e tille eshte monopol i Drejtesise , por duhet te thote se do te ndjeke te gjitha rruget ligjore per te konfirmuar ligjerisht pavlefshmerine e ketyre shitjeve apo koncesioneve etj etj .

    Prandaj duhen evidentuar faktet dhe shkeljet juridike qe sjellin pavlefshemnri . Viktor Hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje