AK inauguron një mashtrim të Berishës në Kavajë dhe deklaron: Nuk do e lejojmë të hyjë në këtë qytet

30 Dhjetor 2012, 14:46Politika TEMA

Aleanca Kuq e Zi ka vijuar inaugurimin e mashtrimeve të kryeministrit Sali Berisha në sektorin e infrastrukturës publike.

Mëngjesin e ditës së diel dhjetëra aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë bllokuar aksin kombëtar Kavajë-Rrogozhinë, i cili prej tre vitesh ende nuk ka përfunduar megjithëse premtimi për mbarimin e këtij aksi është bërë dhjetëra herë.

“Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi kanë prerë shiritin e inaugurimit në shenjë proteste ndaj premtimeve të pambajtura të shtetasit Sali Berisha, i cili drejton qeverinë e Shqipërisë dhe jo të shqiptarëve. Drejtues të Aleancës Kuq e Zi gjatë prononcimit për mediat deklaruan se shtetasi Sali Berisha ka mashtruar për tre vite me radhë qytetarët e Kavajës për infrastrukturën. Ndërkohë që përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi në qytetin e Kavajës janë zotuar se nuk do të lejojnë hyrjen e Sali Berishës në qytetin që për shumë vite me radhë i ka dhënë votën, votë e keqpërdorur vetëm për qëllime elektorale dhe aspak në shërbim të qytetarëve. Gjithashtu përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi deklaruan më tej se “gërshërët e mashtrimeve të Sali Berishës” nuk do të ndalen dhe do denoncojnë çdo rrugë dhe investim të papërfunduar të qeverisë së Sali Berishës në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë,” thuhet në një njoftim të AK.

“Korridori 8 nuk përfundoi gjatë 18 viteve të fundit pasi Sali Berisha e sabotoi pikërisht ndërtimin e këtij korridori që do t’i sillte Shqipërisë përfitime të rëndësishme”, deklaruan përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi.

26 komente në “AK inauguron një mashtrim të Berishës në Kavajë dhe deklaron: Nuk do e lejojmë të hyjë në këtë qytet”

  1. Miti says:

    Bllofi me i madh i Sali Serbit eshte ti mbushe mendjen zagareve qe ka per rreth se ai mund te fitoje por nuk ka asnje shans. Rrotacioni eshte firmos.

    Sali Laviria po kerkon te mbaje fytyre te shternguar dhe te qeshur por nga brenda po vdes nga frika se c’far do te ndodhe kur te humbe. Ai do te jete si Zogu, ai do te jete Zogu II.

    Mbas rromujes qe do te kete 23 Qeshori, fuqite e medha do te vene presionin me te madh kunder Sali Serbit dhe 40 per qind e PD do dali kunder Sali Serbit atehere.

    SALI SERBI NUK KA ASNJE SHANS.

    1. Meleku says:

      Berisha do t’ju hape rrugen te rinjve para zgjedhjeve dhe ato do te fitohen nga PD.

      1. Crossed Eagle. says:

        Po i ik o Meleq Turku, si ne ty do ti presim ato te poshtmet e do ti fusim ne goje per gosti, ty edhe sojit tend!! Ketu perfshihet dhe Saleh Sheqere Berisha me gjithe sojin e sorrollopin e tij.

        Ti mund qe te tallesh me sojin tend o Meleq kerbythja, por ka ca djema Shqiptare ky vend, qe ty te bejne qe te kercesh si dervishi para Sulltanit, o Melek rrembythje anadolli!

        Hajt tani, salam aleikum dhe mos u merr me punete e Shqiptareve, se ta kallim nenen adhe baben, ooo Melek Turku!!

      2. Ben Chicago says:

        oj meleqe
        ik or tej te 55 e balli fariut

  2. Zigur Qarri says:

    Ka gati mbi tre vite ajo rruge qe sa here kaloj e shoh po ne te njejten gjendje si me pare,rruge dhe ura lene pergjysem.
    Nje lloj çedukimi estetik dhe disiplinor,fillo e nuk mbaro.
    Eshte qarte,nje rruge e vjeter nuk merr vulen veper Berishjane,prandaj o burra forcat tek Autostrada Tiran-Elbasan.
    Çudi,kam lexuar qe edhe politikanet grek e perdorin ndertimin e rrugeve per perfitim politik!

  3. kavajotis says:

    ku je mer safet,me at mirqenjen e salibabes me 40 hajdutet.ka ne thone :qe miu kalon vetem nji here posht musteqeve,heren e dyte ja preain bishtin……..kapito mi hai.shqip don me thon qe nji her dy mund te rresh,masnej te presin bilen.

  4. vlora 1912 says:

    Ne menyre krejt te kundert nga sa veprohet ne vendet moderne te zhvilluara, ne Shqiperi, njerizit (nepermjet perfaqesueve te tyre, sic jane partite politike dhe organizatat) nga qe kane nivel ‘te larte inteligjense dhe krijimtarie’ shikojne cfare bejne ose nuk bejne te tjeret; shajne njeri tjetrin. Merruni me pune me te dobishme!! Mendoni si te siguroni pune e buke!! Mos konsumoni ‘inteligjensen’ me gjera pa vlere!!

  5. kavajsi says:

    Nuk do lejoni sali berishen te hyje ne kavaje?a e keni idene se cfare flisni ju qenkeni te dale mendsh.do ta shohim nese saliu do hyje apo jo.ku e rruan per ju saliu mor te shkrete?ju jeni plehra dhe faqezinj.

  6. saliu says:

    Per gjithe keto vite saliu ka investuar vetem per kosovaret qe te vine ne shqiperi e si batakcinj qe jane te vijne e votojne si hajna per saliun .E ashtequajtura ruge e kombi si ka sjelle asnje te mire shqiperise pervecse u lejon kosovareve te vijne per plazh.Po te ishte investuar per koridorin 8 zhvillimi financiar do ishte shume i madh

    1. Meleku says:

      Kosova ka ardhur qe te te dinamizoje rracen e vdekur qe mban Shqiperia.

      Vetem genet e shqiptareve te Kosoves do t’ju shetojne nga semundjet qe trashegoni, si njerez te zverdhur dhe te rritur buze kenetave dhe moçaleve, neper rrepira ku nuk ha pula gure, te pangrene dhe te rreckosur, te neperkembur e pa asnje ndjenje kombetare.

      1. sokol says:

        O Melek ti qeke trap!Vertet ne jemi nje gjak e nje komb me kosovaret por e verteta eshte se sjau kemi pare hajrin per shume vite atyre.Duke shijuar standartin e jeteses qe ju dha Jugosllavia e Titos kane bertite per enverin me dekada e ne hanim vertete buke e caj.Sa per rracen tone te zverdhur e te pangrene(nga ai Enver qqe ata duartrokisnin) e verteta eshte se nga ana intelektuale jemi shume me perpara se ata.Ata kane kaq vite sa as gjuhen shqipe nuk dine me fole i shofim se si kane zaptuar plazhet si hane e si jetojne prandaj rri e mos na hap barkun.Personalisht i konsideroj vellezer gjaku e i uroj te gjitha te mirat po nuk dua te kem te bej me ta.Dje bertisnin per Enverin e tani votojne per Saliun dhe ne si gjithmone paguajme haracin e atyre gjerave qe ata bejne . . .

  7. alushi nga Kosova says:

    Kujdes, Kujdes, shume kujdes dhe infinit kujdes se shtetasi Sali ka per ti vjedhur votat dhe ne fund do ti mbese patatja e nxehte ne dore.

  8. Meleku says:

    Koridorin 8-te e ka sabotuar haptas PS, Fatos Nano dhe personalisht Paskal Milo.

    Do ju sjell fakte per kete. Kini durim.

  9. real says:

    O qypa,k/ministri merret me gjithka qe ndertohet e ndodh ne shqiperi,mor karafila?Ju,nje gusht rugacesh te paditur e te ndersyer e paskeni ne dore te pengoni k/ministrin e vendit te mos futet ne nje tytet?Provojeni nje here kur te vij.por frika eshte se do te strukeni si mijte…

  10. Meleku says:

    22 NOVEMBER, 1994 (MIC)

    ATHENS AGAINST “CORRIDOR 8”

    In Athens, reactions are strong against the signing of
    the Memorandum for the construction of the highway from Duress to
    the Turkish border, which has been named “Anti – via ignatia.”
    Rome and Ankara, on the other hand, are blaming each other that
    they have never given up the plan for the construction of a
    “parallel road,” which, otherwise, is not in line with the
    European regulations.
    Reports say that the Memorandum was signed in Torino by
    representatives of Italy, Turkey, Albania, Macedonia and
    Bulgaria. The document only shortly states that it deals with the
    construction of road and railroad routes, from the Adriatic Sea
    to the Black Sea and that it has been adopted after the
    completion of the ministerial meeting of the Central European
    Initiative, which includes Italy, Austria and eight Eastern
    European countries, including Macedonia.
    Otherwise, Greece is still waging the on-going battle
    to prevent the construction of the highway Duress, Skopje, Sofia,
    the Turkish border, the so-called “Corridor 8,” which has been
    entered into the next European transport map.
    Greece wants this route to pass only through its
    territory, i.e. the northern part, at any cost.

    http://www.b-info.com/places/Bulgaria/news/94-11/nov22.mak

    Prime Minister Ilir Meta recently sent a warning to the international companies working inside Albania on Corridor 8 transport infrastructure projects. Some of these companies, such as the heavily criticised Greek firm Sarantopoulos, are not fulfilling the terms of the contracts they signed with the Government, especially in regards to the completion dates of projects. Sarantopoulos has been accused of delaying its work intentionally because of Greece’s political position relating to Corridor 8. Meta also met recently with the mayors of Albanian cities along Corridor 8 and the respective representatives of the firms, appealing for greater responsibility and demanding that all schedules be met.

    http://www.pecina.cz/files/www.ce-review.org/00/17/albanianews17.html

    1. Zigur Qarri says:

      Kjo eshte e vertete,kjo gje dihej me koh.(Nano duhet varur me kok posht).
      Greqia humbiste me kete rast rendesine e A2 qe mendoi se do te ishte arteria kryesore per ne Turqi,por gaboi dhe genjeu.
      Por ketu behet fjale per nje nyje nacionale dhe AK-ja ka te drejte per rastin ne fjale.Tung.

  11. Meleku says:

    (Ish)Kredia greke

    (Ish)Kredia greke

    Nga: Përparim HALILI

    Në përpjekjet e saj për të dominuar ekonomikisht e për të tjetërsuar me zaptim pjesë nga trojet e mbetura shqiptare, Greqia ka përdorur gjithë “arsenalin” e saj politik, ekonomik, diplomatik, fetar, madje deri dhe fizik, duke ndërhyrë pas asnjë pengesë dhe sistematikisht në problemet e vendit tonë. Në gjithë “vijën” e marrdhënieve me fqinjët, veçanërisht në shekullin e fundit, Greqia ka dëshmuar se nuk ka hequr dhe nuk nuk heq dorë nga synimi për të vazhduar coptimet dhe zaptimet territoriale të fqinjëve, për më tepër ndaj vendit tonë. Nëse prej fqinjëve të tjerë, ajo ka ndeshur reagimin deri kërcënues, prej shtetit shqiptar ka gjetur terren të plotë veprimi për të ushtruar lirshëm e hapur synimet e saj të vjetra në lidhje me Vorio-Epirin.

    Ne nuk themi se shteti shqiptar ka dalë në “majë të çatisë” e i ka thënë Greqisë: “Hajde merr pjesën që kërkon në Shqipëri”. Por, me gojëkyçjen e tij, me krijimin e hapësirave ekonomike, fetare, politike, me lejimin e veprimeve që cënojnë integritetin tonë kombëtar, shteti dhe pushtetet politike e kanë ndihmuar, duke mos “ia prerë duart” as në veprimet me tipike të diversionit, të cilat nuk do t’i lejonte as një shtet i kolonizuar i përpara 300 vjetëve! Kjo heshtje e plotë dhe e unifikuar e të gjithë institucioneve zyrtare e poltike shqiptare, i ka dhënë nxitje Greqisë, për të qënë prezente me veprimtarinë e saj anti-shqiptare jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe deri në kanceleritë europiane e ato botërore

    Kredia, pagesë sekrete për spostimin e “Vijës Egnatia”

    Pak ditë më parë, udhëtoja drejt Elbasanit nëpërmjet Rrogozhinës. Kur pyeta për rrugën e re të ndërtuar më thanë: Duhej bërë më e gjerë dhe me e kompletuar me të gjithë aksesorët sinalistikë e veprash arti, por ka patur ndërhyrje greke, që të bëhej kështu siç është, për të mos plotësuar standartet teknike e funksionale të një rrugë sipas kushteve që kërkon “Korridori 8”. Nisur nga ky deklarim rastor, investigova dhe konfirmova faktin, që ky segment rrugor ka vërtetë devijime e mosrealizim të projektit të miratuar. Pse? Sepse të gjithë faktet të çojnë te “historia” e luftës së shtetit Grek, për t’i zhvatur Shqipërisë projektin e “Korridorit 8”, synim ky që prej Greqisë është shoqëruar me shumë prapaskena e qëndrime që shkojnë deri në presione dhe bllokime ekonomike grantesh evropiane të miratuara për vendin tonë. Një nga këto ishte loja greke me kredinë e strehimit, e cila nuk u dha asnjëherë.

    Në vitin 1997, ish-pushteti i kolacionit të majtë në Shqipëri, përveç premtimit të ish-kryeministrit Fatos Nano për kthimin 100% të lekëve të piramidave, ish-qeverisja bëri premtimin e dytë qetësues për kohën e pas trazirave, duke deklaruar se shqiptarët që kishin humbur shtëpitë në piramida sidomos në Vlorë, brenda vitit 1998, do të sistemoheshin me strehim nëpërmjet një kredie greke prej 5 miliardë dhrahmi, të cilën qeveria greke ia kishte premtuar si mbështetje qeverisë shqiptare për të stabilizuar situatën sociale që u krijua pas rënies së piramidave. Ajo kredi siç dihet nuk u lëvrua, përkundrazi mbeti një simbol i pastër mashtrimi, duke u përdorur thjeshtë si “kartë qetësuese” deri në vitin 2001, aq sa u harrua krejt e nuk u fol më për të.

    Pse nuk u dha kjo kredi? Sipas fakteve, edhe pse shteti shqiptar e “futi në thes” marrëveshjen me grekët për qëllimin e vërtetë të kësaj kredie, rezulton se ka patur lidhje direkte me dorëzimin tek grekët të “Korridorit 8-të” (Vijës Egnatia). Ky skandal i asaj kohe, u bë objekt debati në shtypin grek e atë shqiptar, duke qënë tematikë edhe qëndrimit të KE. Në janar 1999, pak nga ky skandal u publikua edhe në gazetat shqiptare “Nacionalisti” e “Koha Jonë”. Faktet konfirmin atëherë, detyrimin e qeverisë shqiptare për ta shitur “Korridorin 8-të” tek grekët. Skema greke ishte e gatshme dhe nisi me lojën e shëmtuar të kredisë së strehimit. Kjo kredi, sipas burimeve të asaj kohe, do të justifikonte dy motive: së pari, qeveria shqiptare duhet të dilte me një premtim të fuqishëm social dhe së dyti, përligjej prania e gjithanëshme greke, në jetën shqiptare.

    Kështu pra, nisi pazari për shitblerjen e “Korridorit 8-të”. Sipas pazarit, Greqia premtoi një kredi 5 miliardë dhrahmi, ndërsa Shqipëria, do të firmoste pranimin e devijimit të vijës së “Korridorit 8-të” (Vijës Egnatia).. Kushti ishte ky: Kredia, nuk do të jepej në momentin e nëshkrimit të (p)aktit anti-shqiptar, por kur të niste puna për zbatimin fizik të tij. Si kondicion, qeveria shqiptare i kërkoi qeverisë greke 2 milion dollarë transh paradhënie, pjesë e kësaj kredie, për të paguar mësuesit, policët, mjekët, ministrat, të cilët sapo kishin nisur protestat nga mungesa e pagave, për shkak të grabitjes së bankave gjatë rebelimit.

    Në 17 dhjetor 1997, ish-ministri i Transport-Ndërtim-Telekomunikacionit, Gaqo Apostoli u dërgua në Athinë, ku firmosi “Pranimin e qeverisë shqiptare, për spostimin e vijës së Korridorit 8-të” dhe në shkëmbim iu dhanë 2 milion dollarët, të cilët u përdorën jo si kredi për strehimin e viktimave të fajdeve, por për paga dhe për 163 kredi strehimi për qeveritarët. Për të përligjur përpara shqiptarëve gjoja “vonesën” e Kredisë Greke, qeveria shqiptare nisi aktin e dytë të pazarit, duke dërguar 8 muaj më pas në Athinë, zëvendësen e Apostolit, ish-ministren Ingrid Shuli e cila, pasi u kthye bëri deklaratën e bujëshme groteske: “Për qeverinë nuk më dhanë asnjë dhrahmi, por për hatrin tim, Greqia shtoi edhe 2 milionë dollarë kredi”! Me këto lëvizje të bëra, u shpjegua atëherë vështirësia e ish-kryeministrit Pandeli Majko, për të hequr ish-ministrin Gaqo Apostoli dhe këmbëgulja Nano-Gjinushi për ta mbajtur ministër, por edhe loja e ish-presidentit Mejdani, për dekretimin dhe ç’dekretimin banal të tij, duke e rikthyer “de jure” edhe katër ditë si ministër, kohë kjo kur ai edhe pse ishte i shkarkuar nga kryeministri dhe nuk kishte asnjë të drejtë vepruese në institucion, firmosi një tender rrugësh prej 450 mijë dollarë, i cili nuk u anullua.

    Për afro 4 vjet u fol për kredinë greke, me shpikje procedurash e hartim projektesh, që nuk sollën asnjë qindarkë kredi për strehimin e viktimave të piramidave. Në 3 muajt e fundit të vitit 2000, shtypi dhe mediat e opozitës greke, kanë denoncuar mungesën e një kredie të tillë për Shqipërinë, duke hedhur edhe dyshime se kjo lidhje me një skemë të fshehtë për “Koridorin 8”, por pa dhënë asnjë detaj për këtë skemë. Faktet treguan, se kishte një pazar për kredi strehimi, por realizimi i saj varej nga fillimi paraprak i punimeve në portin e Selanikut dhe pas këtij momenti sigurive, qeveria greke do të lëvronte e më pas, do të deklaronte faljen e kësaj kredie. Në fakt, nëse ndodhte kështu ajo nuk nuk mund të konsiderohej falje kredie, por pagesë e blerjes se resursit gjigand në portin e Selanikut, të shitur prej ish-qeverisë “Nano-1997”, duke nxjerr jashtë projektit Portin e Durrësit.

    BE: Tre vetot bllokuese të Greqisë, ndaj Shqipërisë

    Kronologjia e diversionit grek ndaj Shqipërisë, sidomos për të bllokuar zhvillimin e saj ekonomik dhe vazhdimin e tranzicionit është e detajuar dhe e faktuar. Ja më konkretisht. Në vitin 1992, BE planifikoi 20 milionë EKU fond për Shqipërinë. Qeveria greke e kundërshtoi këtë investim për Shqipërinë, duke vënë veton. E njëjta gjë ndodhi dhe në vitin 1993, kur BE planifikoi të jap një grand financiar po 20 milion EKU për Shqipërinë. Greqia nuk hezitoi të shfaqet përsëri me të njëjtin qëndrim bllokues, si në vitin1992, duke vënë veton e kundërshtimit dhe gjithshka u përmbys. Në vitin 1994, BE planifikoi përsëri akordimin e të njëjtës masë donacioni për Shqipërinë. Greqia nuk hezitoi të kundërshtonte e të synonte të bllokonte përsëri me veton që kishte, por nuk arriti, sepse ndryshe nga herët e tjera, Greqisë iu kundërvu Gjermania, nëpërmjet ish-ministrit të Jashtëm, Klaus Kinkel, duke i kërkuar BE, të shtonte një paragraf në Status, që në rastet, kur një anëtar vë veton më shumë se 2 herë për të njëjtin problem, kjo veto të mos ketë vlerë. Ky qëndrim gjerman, hapi rrugën që Shqipëria, pa dëshirën e Greqisë, të përfitonte 20 milionë EKU-të e akorduara në projektin “CROSS BORDER”, të detajuara e të orientuara kryesisht për ndërtimin e segmentit rrugor Korçë-Kapshticë-Tri Urat.

    Në vijim të këtij investimi, në vitin 1994 u hodh ideja e “Korridorit 8-të”, që do të kalonte në vijën Durrës-Elbasan-Shkup-Sofje-Stamboll. Pasi u hartuan modalitetet dhe u bënë paktet e fillimit të këtij investimi gjigand, u bë marrëveshja dhe po këtë vit u fromos nga ish-presidentët Klinton, Berisha, Gligorov, Zheliev dhe Ozal. Kjo marrëveshje politike, bëri që në vitin 1995 të nisnin procedurat për hartimin e projekteve dhe çeljen e fondeve, moment pas të cilit Greqia, si vend i papërfshirë në këtë resurs, madje plotësisht jashtë tij, nisi sulmin për t’u bërë pjesë e “Koridorit 8” duke synuar dhe verpuar me makinacione për ta devijuar nga Shqipëria, duke e kaluar nga Porti i Selanikut, qëndrim i cili ndeshi në reagimin e ndërkombëtarëve,por jo të qeverisë e të shtetit shqiptar, të cilët me qëndrimet dhe pazaret e tyre të fshehta, duket se ishin dakort t’ia dhuronin Greqisë këtë mundësi madhore zhvillimi për ekonominë e vendit dhe lidhjen me botën e zhvilluar. Por këto projekte e fonde u “ngrin” përkohësisht, për shkak të ngjarjeve të vitit 1997.

    Realizimi i projektit, përzgjidhet firmë e falimentuar greke

    Në fund të vitit 1997, ish-presidenti Rexhep Meidani, shkoi në takimin e Helsinkit, enkas për këtë projekt. Por meqë ekipi i përzgjedhur prej tij, rezultoi të ishte i paaftë për të mbrojtur këtë projekt, atëherë projektin e realizuan specialistët e Brukselit. Pjesëmarrës në tenderin për segmentin Durrës-Rrogozhinë ishin 150 firma të huaja, ndër to dhe firma serioze gjermane, franceze, austriake, italiane.

    Pas seleksionimit të firmave konkurruese, ngelen 30 prej tyre, ku gjysmat ishin greke. Në konkurrimin e dytë, mbetën 8 firma greke, 1 italiane, 1 gjermane. Ndërsa në konkurrimin e tretë, u shpall firmë fituese kompania greke “Sarandopullos” e cila, gjatë aktivitetit të saj në Shqipëri kishte tregtuar vetëm tjegulla, firmë që më pas rezultoi e falimentuar. Në dhjetor 1997, firma fituese greke nënshkroi kontratën me ministrinë e Ndërtim-Transporteve, kontratë kjo e nënshkruar nga ish-ministri Gaqo Apostoli. Menjëherë pas firmosjes së kontratës, siç e thamë më lartë, në 17 dhjetor 1997, ish-ministri Apostoli bëri një vizitë urgjente në Athinë, ku nënshkroi në emër të Shtetit Shqiptar, se ishte dakort me këtë projekt të kompozuar sipas propozimeve të Greqisë! Ky veprim, hapi “dritën jeshile” për Greqinë, që në vend të Shqipërisë, ajo të përfitonte nga Brukseli financimin prej 400 milionë dollarësh për “projektin e saj” të rrugës “EGNATIA”, rrugë e cila sipas pazarit greko-shqiptar, ndryshonte drejtim dhe kalonte në vijën Igumenicë-Veri i Greqisë-Selanik, duke spostuar “Korridorin 8-të” nga Durrësi në Igumenicë.

    E Merkure, 08 Gusht 2007

    Gazeta Ndryshe

  12. Meleku says:

    Greqia i grabit Shqipërisë Korridorin VIII

    Ministrucët dhe shitblerësit pushtetarë i dhanë kohë grekërve që të ndërtojë një sozi të Korridorit të Tetë, atë Selanik-Igumenicë, ta bëjnë fakt të kryer dhe të thonë ja ku është korridori, nuk ka nevojë për një tjetër.

    Pas projektit te naftesjellesit AMBO, tani Greqia po i rremben Shqiperise edhe nje tjeter projekt mjaft te rendesishem, ate te Korridorit Tete. Para se te numeroje tete duket se ky shtet ka qejf te thote dhjete. Dhe pas tij, te gjitha vendet e Bashkimit Evropian qe kane interesa te perbashketa me te. Diskutimi ne nje mbledhje te parlamentit evropian per projektimin e Korridorit Dhjete dhe jo atij Tete, tregon me se miri se interesat e Greqise
    jane ne te vertete me te perkrahura. Kjo ndodh megjithese tashme president
    i Bashkimit Evropian eshte kryeministri italian Silvio Berluskoni. Duket se greket kane punuar me mire gjate gjashte muajve te tyre te presidences evropiane. Ata i kane hedhur tashme themelet e projekteve te tyre duke i patur te gjitha gjerat gati dhe duke u thene parlamentareve evropiane ‘Ne jemi gati’. Po pala tjeter çfare ofron?

    Per tre vjet me radhet pala shqiptare dhe ajo italiane mezi gjeten gjuhen e perbashket per te nenshkruar nje memorandum mirekuptimi lidhur me projektin ne fjale. Vetem sivjet ne muajin mars ne Bari te Italise palet arriten te nenshkruanin marreveshjen. Por nje gje e tille u be teper vone, ne nje kohe kur pala tjeter e perfaqesuesve te Korridorit Dhjete eshte gati ne kohe per te filluar projektin. Nuk duhet te na vije keq nese Greqia edhe kete radhe, ashtu siç beri me projektin e naftesjellesit qe do te kalonte nga Burgasi ne
    Vlore, u tregua me e shkathet dhe e kaloi degen e tij ne Aleksandropolis. Sipas te dhenave, edhe Korridori Dhjete degen e tij te poshtme, pra aty ku do te perfundoje e ka ne token greke. Ai fillon qe nga bregu i Sllovenise, per te kaluar tek Kroacia ne Austri dhe per t’u varur me poshte tek Greqia e vjeter. Nderkaq, per Evropen e re dhe moderne projekti i Korridorit Tete paraqitet me pak i thyer dhe me komod per te realizuar punimet e tij qe nuk çajne malet e thepisura te Evropes Qendrore. I nisur ne Bari te Italise,
    deperton ne Shqiperine e Mesme per te kaluar me pas ne Shkup te Maqedonise,
    ne sofje te Bullgarise, qytetet e saj Burgas dhe Varna. Lenia pas dore e korridorit 8te u be e ditur diten e fundit te kryesimit te BE-se nga Greqia dhe zevendesimit te saj nga Italia. Jo rastesisht zhvillimi i infrastruktures mbareeuropiane te transportit perbente edhe njeren nga pese perparesite kryesore te presidences italiane te Bashkimit Europian. Ne
    kete kuader duhej kundruar edhe gatishmeria e shprehur nga ministri i jashtem italian, Frattini, per te marre pjese ne takimin e organizuar ato dite ne Tirane per te rigjalleruar projektin e Korridorit 8te, qe duhet te lidhe Durresin me Varnen ne Det te Zi. Megjithate qe atehere u tha se edhe ajo nisme eshte marre pak me vonese. Sidomos persa i takon rolit, ndihmes dhe mbeshtetjes qe ky projekt mund te gjente prane Bashkimit Europian. Pasi ne te njejten kohe kur ne Tirane zhvillohej takimi midis ministrave te jashtem te vendeve qe jane te interesuar per Korridorin 8te, ne Komisionin Europian ne Bruksel po diskutohej per projektet me te medha europiane te transportit. Komisionerja pergjegjese per transportin, Loyla De Palaçio dhe ish-komisioneri belg Karel van Mirt shpalosen ne Bruksel nje plan ambicioz per infrastrukturen europiane te transporteve me vlere te pergjithshme prej 600 miliarde eurosh. Zyrtaret e larte te BE, nder 100 projektet e propozuara kishin perzgjedhur dhe veçuar si nder me te rendesishmit dhe urgjentet 22
    prej tyre, per ndertimin e te cileve, do te vihen ne dispozicion nga arka e BE rreth 350 miliarde euro. Nd-r keto, 22 projekte me rendesi te dores se pare te terhiqnin vemendjen linja hekurudhore Lion-Xhenova-Bazel-Duisburg-Roterdam-Anvers; ajo Lion-Trieste-Kuper-Ljubljana-Budapest; linjat hekurudhore dhe automobilistike Berlin-Verona-Napoli;
    Paris-Strasburg-Shtutgart-Viene-Bratislave etj. Te gjitha keto vepra duhet te mbarohen me se fundi deri ne vitin 2010.

    Ne raportin Vam Miert bie ne sy se pothuajse te gjitha akset qe perfshihen ne projektet ballkanike te rrjetit te transportit paneuropian i kalojne pothuajse tangent Shqiperise dhe Kosoves, me perjashtim te korridorit 8te. Persa i takon rruges mbareshqiptare Durres-Kukes-Prishtine eshte e kote te interesohesh, pasi ne institucionet e BE ne Bruksel per te nuk ekziston asnje lloj fondi, as ne Komisionin Europian dhe as ne Paktin e Stabilitetit.

    Në vitin 2001, ishte pikërisht, ndikimi i lobele dhe qeverisë greke ai, që ndryshoi kalimin e korridorit të 10-të. Sipas parashikimeve, ky corridor do të hynte në Shqipëri, nga Hani i Hotit, për të vazhduar deri në Gjirokastër dhe për të përfunduar, matanë kufirit shqiptar. Këtë projekt, pala greke e ka kundërshtuar vazhdimisht deri sa një ditë, në vitin 2001, Bashkimi Evropian vendosi që korridori i 10-të, nuk do të prekte fare kufirin shqiptar, por do të kalonte nga Serbia, Maqedonia për të përfunduar në Greqi. E njëjta gjë, duket se po ndodh edhe me korridorin 8. Edhe ky korridor, është kundërshtuar gjatë, nga qeveria dhe lobet greke dhe pikërisht, gjatë presidencës së saj, është vendosur që korridori i 8-të, të
    shtyhet edhe për 20 vite të tjera. Në rastin e parë, Greqia përfitonte realisht nga korridori i 10-të dhe në këtë mënyrë, përfitimet e përligjnin ndryshimin e këtij korridori. Por në rastin e dytë, nuk ka asnjë shpresë që korridori i 8-të, të kalojë në Greqi. Në rastin e dytë, është diçka tjetër. Eshtë një mënyrë bizantine e të menduarit qe fqinji nuk duhet të jetë i zhvilluar. Eshtë një mënyrë që po përsëritet përditë e më shumë dhe qeveritë
    shqiptare, të paktën ato të pas 1997-ës, po heshtin përditë e më shumë, thua se janë dakord.

    Gazeta Koha Jone
    9 Shtator 2003

  13. Meleku says:

    “HOROSKOP” I TRISHTE PER KORRIDORIN 8

    Skënder Shkupi

    Debati i hapur në Kuvendin Popullor për të ardhmen e Korridorit 8 përbën faqen e fundit të një zhgënjimi të gjatë, tashmë shumëvjeçar. Ai u ndoq nga deputetët me po atë interes që përcjellin gratë e moshës sime kampionatin botëror të futbollit. Në sallë sikur kishte rënë bomba. Tre deputetë në një cep, dy në ballë, katër a pesë në anën tjetër që bisedonin qetësisht, duke qeshur, për cikërrima partiake, mezi shquheshin në sallën e zbrazët.
    Ku ishin ata, të tjerët? Ku ishin liderët e partive të mëdha? Kishin punë, takime, angazhime të tjera? Po a ka punë më të rëndësishme, më preokupuese, më kardinale për një deputet sesa zgjidhja e problemit shekullor të varfërisë e të izolimit në Shqipëri? Si është e mundur të vazhdojë ende sot injoranca e thellë, në konceptimin e së ardhmes sonë, të lidhur aq ngushtë me infrastrukturën moderne të munguar? Përkushtimi i zotërinjve Zogaj e Hoti ngjante si një zë në shkretëtirë. Shumë më i rëndësishëm për Kombin dhe për përfaqësuesit e tij në Kuvend paska qenë debati mbi kazinotë ku nuk munguan shefat e mëdhenj të të dy partive që bëjnë diellin dhe shiun në Shqipëri si dhe diskutimet e sherret e tyre plot pasion. Me sa duket ne jetojmë në një shtet – kazino.
    Për të sabotuar një vepër ka tri rrugë:
    Të pohosh se nuk e bën.
    Ta zvarritësh pa fund, me sot me nesër.
    Të bësh diçka tjetër në vend të saj.
    Korridori 8 është viktimë pjesërisht e zvarritjes por në radhë të parë e tjetërsimit të tij.
    Tjetërsimi i parë është ai që ne po na e shesin sapunin për djathë. Ndonëse është përsëritur me qindra herë se autostrada pa korridor ka me qindra nëpër botë por korridor pa autostradë nuk ka, përsëri me këmbëngulje prej mushke injoranca qeveritare dhe ajo mediatike kumtojnë se edhe kaq apo aq kilometra andej nga Qukësi apo Librazhdi dhe Korridori 8 qenka gati. Ndërkohë ne ende nuk kemi asnjë kilometër autostradë pra as që kemi nisur nga alfa e Korridorit 8.
    Tjetërsimi i dytë është ai që mund ta perifrazojmë me shprehjen “po rëndon bishti më shumë se sqepari”. Gjithëfarësoj linjash të dyta ndihmëse apo aksesore si segmenti Rrogozhinë – Lushnje, ai Pogradec – Kapështicë, Durrës – Morinë apo tani së fundi ai që quhet Rruga e Arbërit, segmente që mund të jenë shumë të rëndësishme për vendin tonë por jo për fluksin madhor ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve, jepen si realizime parësore të Korridorit 8, pikërisht për të mos bërë atë kryesoren, autostradën 3 + 3: Durrës – Tiranë – Elbasan – Qafë Thanë.
    Tjetërsimi i tretë është ai që na kujton një nxënës të prapambetur të cilin mezi e mbajnë në shkollë por që kërkon, megjithatë, të korrigjojë profesorin.
    Terminalet e korridoreve nuk janë kompetencë e vendeve të veçanta nga kalojnë ato, pasi për vijëzimin e gjurmës së tyre janë marrë parasysh interesa të mëdha ekonomike, gjeopolitike e kulturore të të gjithë Europës dhe si rrjedhojë pasi janë përcaktuar itineraret askush nuk mund të eksperimentojë variante të reja, aq më tepër kur donatore janë kompanitë e mëdha nga BE dhe SHBA. Mirëpo ne po bëjmë studime për ta zgjatur atë gjurmën 132 km të Korridorit 8 edhe me 30 apo 40 km të tjera deri në Vlorë pasi na paska dalë më me leverdi për Shqipërinë. Të bën përshtypje shprehja e z. Ngjeqari, ithtarit të zëvendësimit të Durrësit me Vlorën si portë kryesore e Korridorit 8, që thotë se “nuk duhet përqendruar çdo gjë në Durrës”. Mirëpo nëse sipas projektit AMBO naftësjellësi i nisur nga Burgasi përfundon në Vlorë dhe njëherësh trafiku i madh i mallrave dhe i udhëtarëve po ashtu në Vlorë atëhere kësaj i thonë “çohu prift të ulet hoxha”! Pra çdo gjë do të përqendrohet në Vlorë, në atë rrip të ngushtë hapësinor ndërmjet bregut dhe malit ndërkohë që, sipas variantit ekzistues, askush nuk e ka menduar deri sot Vlorën të përjashtuar nga porta hyrëse e Korridorit 8. Ky është një debat fare i kotë pasi portet e Durrësit dhe Vlorës janë një binom i pandarë që plotësojnë njeri tjetrin.
    Së fundi tjetërsimi i katërt është ai që dëshmon se ne pak kemi ndryshuar në thelb që nga koha e Qoftëlargut i cili kishte alergji për rrugët e gjera që mund të na e sillnin armikun shpejt në Tiranë ndërkohë që dashuronte hekurudhat. Janë fort mallëngjyese fotografitë e tij me shall vullnetari në qafë tek udhëtonte për herë të parë në linjën e re me trenin Rrogozhinë – Fier.
    Para viteve ‘90-të kishte një kontrast të dukshëm ndërmjet Europës Lindore komuniste dhe asaj Perëndimore kapitaliste në konceptet e infrastrukturës. Lindja, ithtare e kolektivizmit, aspironte që edhe udhëtimet e njerëzve të bëheshin me grupe të mëdha, pra me trena, që ishin tek e fundit lehtësisht “të kontrollueshme” për çdo rast problematik. Perëndimi individualist synonte autostradat, lëvizjen e njerëzve apo mallrave me automjete, pra me një pavarësi pothuaj të plotë zhvendosjeje. Kuptohet se përse edhe ne ishim me hekurudhat kundër rrugëve të gjera.
    Në prononcimin në Kuvend të z. Poçi, Ministër i Transportit, ka një djallëzi të lehtë: ai pohon se për Korridorin 8 element kryesor qenka hekurudha. Duke shpallur si përparësi udhën e hekurt tek opinioni publik krijohet bindja se autostrada qenka dytësore kështu që një rrugë, si 28 m e gjerë, si 11 m, nuk na prish punë. Revizionohet kështu parimi bazë i korridoreve transeuropiane që kanë si element kryesor autostradën. Kjo është një përpjekje e hollë për të përligjur veprimin e ndërgjegjshëm të Qeverisë Shqiptare për të zbatuar orientimin e dhënë nga Athina për Shqipërinë që dikur ma ka shprehur në një takim pune z. Aleksandër Filon, ambasadori aktual i Greqisë në Uashington: “Juve nuk ka ç’u duhet autostrada. Ja, atë rrugë që keni zgjerojeni pak, shmangni ca kthesa të tepërta, hapni ndonjë tunel dhe kaq mjafton”.
    Me sa duket “horoskopi” që na zbërthejnë miqtë astrologë, fqinjët tanë të Jugut për Korridorin 8 qenka tepër i trishtë. Veçse në mbyllje të këtyre radhëve do të desha të theksoja gabimin e madh që bëjmë shumë nga ne kur sulmojmë grekët për politikën e tyre sabotuese ndaj ndërtimit të Korridorit 8. Në të vërtetë ata meritojnë admirim. Përkushtimi i tyre është maksimal për të mos e lejuar ndërtimin e atij korridori pasi do të binte mjaft rëndësia gjeostrategjike e Greqisë në rajon. Edhe unë po të isha grek ashtu do të veproja. Po si shpjegohet që një klasë e tërë politike shqiptare nuk bën as një të qindtën e asaj që bëjnë grekët për vendin e tyre? Vallë nga që nuk ndiejnë interes për ata që i rrethojnë jashtë rrethit të tyre familjar apo e kanë nga injoranca e thellë dhe formimi i cunguar intelektual. Me shumë gjasë janë të dyja njëherësh të pranishme.
    Bombardimi i trurit tonë, i ndjenjave tona, i shpirtit tonë që prej 65 vjetësh me ideologjitë antishqiptare të fashizmit, komunizmit dhe kozmopolitizmit çoroditi thellë ndërgjegjen tonë kombëtare. Ky sulm i tërbuar, veçanërisht i egër gjatë sundimit komunist, varrosi nacionalizmin shqiptar. Fara e keqe u mboll me kujdes e ngrohtësi gjarpërore. Dhe frutat i volëm në Kuvend, në mbrëmjen e 26 korrikut.

    28/07/2004
    shekulli

    1. eleΥΘeriskepsi says:

      Propaganda juaj do gjej mbeshtetje vetem tek injorantet dhe faqezinjt turkoshak tip Qamilesh!
      Mjafton mbeturina turkoshake te kuptoni , se i ashtuquajturi Korridori 8 ,ashtu si edhe 7,6,i 5 nuk kan qene dhe nuk jan program i qeveris dhe shtetit grek.
      Boshti i zhvillimit “8” eshte plan i Bashkimit Evropian !
      Por ju ne stanin qe ndodheni nuk e keni iden cdo te thote te jesh pjese e bashkimit europian!!!!
      Gjithsesi ,viheni mire ne mendje dicka.
      Sado te perpiqeni ju turkoshaket faqezinj me teorira konspirative te hidhni balte ndaj grekeve me qellim futjen ne konflik te grekeve me shqiptaret te kunderten do beni dhe po beni.

  14. EDI RAMA LARGOHU SA ME PARE says:

    PO JU AK-SE KU ISHIT KUR JEVGU SLLAVO-GREK RAMA BENTE PENGESE NE NDERTIMIN E RRUGES SE KOMBIT.

  15. kushtrimi says:

    I BEJ APEL KETIJ MELEKUT QE TE MOS FLAS NE EMER TE KOSOVAREVE SE EDHE UNE JAM NGA KOSOVA POR NUK NDAJ MENDIMET E TIJ TE KEQ INFORMUAR DHE NAIVE ME ATO FILOZOFI PRIMITIVE.FAL GAZETES TEMA E DISA MEDIAVE TJERA SI TOPCHANEL KAM ARRITUR TE KUPTOJ VUAJTJET QE SJELL KJO QEVERI PER VELLEZERIT TANE NE SHQIPERI. DUHET TE JESH SHUME MIOP DHE I SHURDHET PER TE MOS KUPTUAR REALITETIN KU ESHTE SOT ATDHEU YNE SHQIPERIA.

    1. agim says:

      bravo kushtrim je realist shqiptar ivertete mos u merr me meleket e maloket spihuna te politikes qe s,mund ta koptojne arsyen perse eshte ne kete gjendje kombi yne ,kur bota i beri embargo serbise ky gomari ynne u takua me m\sllobodan ne shenaum te ohrit dhe i premtoi qe do ti sherbeje me besnikeri serbise remzi hoxha ishte ne dijeni te ketij takimi dhe e incizoi takimin dhe marrveshjen e keti gomarit por ja qe ka hajvane si puna e melekut safetit kavajsit dhe shume injoranteve te tjere qe nuk e kuptojne qe nje qeveri me hajdute ben politiken e qelbur te kombit shqiptar,

  16. arber says:

    Shm mire beni AK qe i nxirrni mashtrimet e Sali serbit se populli harron shpejt,shikon qe pret nje shirit dhe nuk shikon rruget ku kalojne vet.Ju jeni opozita e vertet se dhe me palloshin Rama vetem bla bla ben kot.Ne 2013 do jeni surpriza me e madhe,vetem mundohuni te ruani voten.

  17. ti me emer (kushtrim) mund te jesh cfare do kush por vec kosovar nuk je,,mos mendo se duke shkruar me germa te medha terheq vemenndje ..kapito more ((kosovar))?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje