Tre anëtarë të komisioneve të tenderave dhe kryetari i komisionit në Ministrinë e Brendshme janë paditur penalisht nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit për shpërdorim detyre.
Në një njoftim të këtij institucioni thuhet se në mënyrë të jashtëligjshme, komisioni në një tender ka skualifikuar ofertuesit me vlerën më të ulët.
Kontrolli është kryer në qershor në Ministrinë e Brendshme me objekt, zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë ekonomiko-financiare, për periudhën 1 janar 2011 deri më 31 gusht 2012.
Në përfundim të zbatimit të të gjithë procedurave të përcaktuara, u konstatuan shkelje të ligjit “Për prokurimin publik”, të kryera nga Komisioni i Prokurimit Publik dhe veçanërisht nga kryetari i tij.
Konkretisht: Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme me cilësinë Autoriteti Kontraktor, në disa procedura prokurimi ka kualifikuar në përputhje me rregullat e prokurimit disa operatorë ekonomik të cilët kanë paraqitur ofertat e tyre në vlera më të vogla se sa operatorët e tjerë pjesëmarrës.
Disa operatorë të tjerë pjesëmarrës në tender të interesuar për të dalë fitues, kanë paraqitur ankim administrativ pranë Komisionit të Prokurimit Publik për këto procedura.
Nga vlerësimi i dokumentacionit të shqyrtimit administrativ të këtyre ankesave të marra nga Ministria e Brendshme dhe sistemi elektronik i prokurimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik, rezultoi se komisioni ka vepruar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, sepse ka skualifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit operatorët ekonomik të cilët kanë paraqitur ofertat në vlera më të ulëta.
Bëhet fjalë për një dem ekonomik prej 225.6 milionë lekësh respektivisht, 163.8 milionë lekë në procedurën e prokurimit për “Shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Repartin Ushtarak 1030 në Poshnjë” dhe 61.8 milionë lekë në procedurën e prokurimit për “Shërbimin e gatimit dhe shpërndarjen e ushqimit për Repartin Ushtarak 1001, Zall-Herr”.
Për sa më sipër, KLSH ka depozituar kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të figurës së veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” për Kryetarin e Komisionit të Prokurimit Publik, z. E. S. dhe 3 anëtarë të këtij Komisioni./TCH
Tenderat jane thembra e Akilit ne Shqiperi. Megakorrupsioni e ka fillin pikerisht ne keto komisione.
Ende me kujtohet nje kryetar i komisionit te prokurimeve te Ministrise se Aresimit, qe erdhi nga PPSH, u mbajt nga PD dhe pas 1997 dhe nga PS.
Si ka me qindra ne Shqiperi.
oj meleqe
krye komisioneri i ardhur nga ppsh eshte si thote filipi me nder saliu
ik prej ketu shko te balli fariu
Asnje nuk komenton ketu, sepse kjo eshte enderra e shume shqiptareve, qe te fitoje forca politike qe ata ndjekin, qe te punesohen ne komisionet e tenderave, tatim-taksa dhe ne dogana.
E hongri Muli, filloi Saliu prap si Enveri, pikerisht ata qe ja rruajne me shume, atyre ja u fut me shume.
Mos ki merak Mulo, se ne kohen tjeter do jesh i persekutuar politik, do morresh nji dore pare dhe ke per tja hudh fukarallikut.
E ku eshte lajmi ketu? Keni degjuar ndonjehere te denohet ndonje komision tenderash.
C’faj ka komisioni? Komisioni ben ate qe i thote titullari i institucionit. Fituesi percaktohet pa u bere tenderi dhe eshte nje i njohur i tij. Keshtu kur te denohet ministri do te denohet komisioni i tenderimit.
Ndryshe si do ti bej gjithe ato para ministri….?
E sa shpejte mbyllen keto probleme ne shqiperi,keto jane vetem maja e aisbergut,te tjerat nuk duken, ka tendera per mjete,per uniformat,ku behet fjale per miliona dollare.
Doli dhe u publikua disa here ne shtyp per tenderin e uniformave ne ministrin e mbrojtjes me vlere 14 miliard leke ku gjysmat ishin vjedhur me procedurat e Arben Imamit dhe u shua si flake kashte.
Kontrolli i Larte i Shtetit don te justifikoje punen me kete denonsim qe ka bere. Ky kontroll i larte, qe s’mundet ta quajme keshtu, po te punoje sipas ligjit do te hynin ne burg nga kryeministri deri tek pastruesit e zyrave te ministrive. Nuk behet fjale me kete drejtesi qe eshte sot, se dhe kete nuk mundet ta quajme drejtesi.Drejtesia sot eshte si drapriqe korr barin.
Komentuesve te Gazetes Tema i uroj
Gezuar vitin e ri 2013!
Doja te beja nje saktesim, ne respekt te atyre qe lexojne rrjeshtat e mesiperm dhe sidomos ne respekt te se vertetes! E verteta meriton te thuhet ashtu sic eshte, E VERTETE!
Titulli i mesiperm (qellimisht apo jo) eshte i pasakte.
Nese lexon lajmin kupton fare qarte se KLSH ka konstatuar shkelje te Komisionit te Prokurimit Publik, institucion qe shqyrton cdo ankese ne lidhje me prokurimet publike te realizuara nga cdo institucion tjeter. Komisioni i vleresimit te tenderave, ne Ministrine e Brendshme nuk ka asnje lidhje me shkeljet e konstatuara, madje ne raportin e KLSH thuhet se ka vepruar drejt, ne respekt te ligjit te prokurimit publik, duke kualifikuar dhe shpallur fitues firmen me oferten me te ulet. Ka qene KPP (Komisioni i Prokurimit Publik) ai qe ka shpallur fitues firmen me oferte me te larte, pasi KPP ka titull ekzekutiv mbi cdo institucion qe ben prokurime publike.
Edhe ne kete rast, si ne shuuuuume raste te tjera, media dhe gazetaria, u tregua minimalisht TALLAVA!!!
p.s. nuk me intereson fare pjesa politike e kesaj historie, dhe i injoroj komentet politike pas kesaj!