Kinematë në SHBA kanë arkëtuar shifrën rekord të 10.8 miliard dollarëve në vitin 2012, një rritje prej 5.6 përqind në krahasim me një vit më parë.
Për herë të parë në tre vite kinematë njohën në rritje pasi tendenca kishte qenë gjithmonë në rënie.
Falë superheronjve, Hollivudi tani është rikthyer në ditët e arta.
Filmi fantastiko- shkencor ‘The Avengers’ me superheronjtë arriti të fitojë në total 1.5 miliard dollarë në mbarë botën duke u bërë filmi më i suksesshëm i vitit. Filmi me regjisor Joss Whedon është filmi i tretë me më shumë fitime i të gjitha kohërave. Ylli i këtij filmi, Robert Downey Jr është vlerësuar si aktori që ka fituar më shumë në vitin 2012.
Në vendin e dytë për vitin 2012 është një tjetër superhero. Seria e fundit e Batman ‘The Dark Knight Rises’ ka fituar 1 miliard dollarë në mbarë botën.
Sërish një hero, kësaj here James Bond. Filmi Skyfall është renditur si filmi i tretë me më shumë fitime në vitin 2012.
Në total pjesëmarrja në kinema ishte 1.36 miliard persona, krejt në kontrast me vitin 2011, kur pjesëmarrja ishte më e ulëta në 16 vite.
Ndërkohë filma të tjerë të vitit që mbyllëm si ‘Les Miserables’ dhe ‘Zero Dark Thirty’, që flet për gjuetinë ndaj Osama bin Laden do të vazhdojnë të grumbullojnë shumë fitime edhe për këtë vit të ri.
Filmat me më shumë fitime të vitit 2012
1. The Avengers: $1.5 miliard
2. The Dark Knight Rises $1 miliard
3. Skyfall: $950.6 milion
4. Ice Age: Continental Drift:: $875 milion
5. The Twilight Saga: Breaking Dawn Part 2: $778.2 milion
6. The Amazing Spider-Man: $752.2 milion
7. Madagascar 3: Europe’s Most Wanted”: $742.1 milion
8. The Hunger Games: $686.5 milion
9. Men in Black 3: $624 milion
10. Brave: $535.3 milion
The Avengers eshet super! Madje e gjithe saga eshte super. Ne fillim ishte Iron Man, pastaj The incredible Hulk, me tej Iron Man 2, pastaj Thor, mandej Captain America – The first avenger, dhe ne fund bene bashkimin e te gjitheve tek The Avengers.
Aktualisht po behen gati Iron Man 3, Thor – The dark world, Captain America – The Winter Soldier, Guardians of the Galaxy, The Avengers 2, dhe Ant-Man.
SUPER, SUPER, SUPER! ?
Skyfall eshte vertet i bukur. e pashe ne Teatrin AMC ne Manhatan ne fund te nentorit.
Daniel eshte shume seksi ?
http://fashionguests.blogspot.com/2012/11/daniel-craig-sexy-007.html
perse kur paska qene ne krize hollywood se nuk e pakemi ditur?
hahaha
po hollywood eshte vendi i trillimeve me te madha ne bote sot, eshte epiqendra e te keqijave, eshte apokalipsi i tokes.
ne hollywood jan te bashkuar njerzit me te ndyre te botes, me te pa moralshmit, me djallezoret, me kriminelet, nder ta me te pasurit, skllavopronaret moderne qe kan bere boten skllave me ane te TV.