Një lumë, 55 ditë dhe plot 110 milion pelegrinë (FOTO)

14 Janar 2013, 21:07Lifestyle TEMA
Një lumë, 55 ditë dhe plot 110 milion pelegrinë (FOTO)

Miliona hindu kanë mbërritur në ujërat e lumit Ganges sot për të nisur pelegrinazhin më të madh në botë.

Ceremonia në qytetin indian Allahabad zhvillohet për nder të Maha Kumbh Mela, një festival fetar që zgjat 55 ditë dhe që pritet të mbledhë mbi 100 milion pelegrinë.

Rreth 3 milion njerëz janë larë në lumë mëngjesin e sotëm, ndërkohë që deri në fund të ditës do jenë 11 milion njerëz.

Besimtarët Hindu lahen për të larguar mëkatet e tyre dhe për të çliruar veten nga cikli i vdekjes dhe rilindjes.

Një lumë njerëzish u mblodhën në ujërat e ftohta, të udhëhequr nga drejtuesit fetarë, të cilët zhvishen nudo.

Më shumë se 50 mijë policë janë dërguar për të mbikëqyrur këtë festival gjigand.

4 komente në “Një lumë, 55 ditë dhe plot 110 milion pelegrinë (FOTO)”

  1. Joni says:

    Ca foto jane te frikshme, duket sikur kane dale nga shpellat.

    1. Genta Nju Jork, Union Square says:

      Ke te drejte o Joni!
      Ja dhe ca trashegimtare te denje te tyre ne Nju Jork (foto nr 2. dhe videot):
      http://fashionguests.blogspot.com/2013/01/no-pants-day-nyc-13-jan-2013.html

  2. Agron says:

    Vetem burrat lahen nga mekatet ne Indi ?

    1. Belisarius says:

      Jo jane ne zona te ndara grate dhe burrat! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje