Çmimet Golden Globe: Ben Affleck shënon sukses me “Argo”

14 Janar 2013, 12:18Lifestyle TEMA

Ben Affleck ka fituar çmimin “Regjisori më i mirë” për filmin e tij “Argo” në ndarjen e çmimeve Golden Globe.

“Argo”, që flet për krizën e pengjeve në Iran në vitin 1979, ka fituar edhe çmimin e “Filmit më të mirë”.

“Aktori më i mirë” u shpall Daniel Day- Lewis për rolin e tij në filmin biopik “Lincoln”.

Jessica Chastain fitoi çmimin si “Aktorja më e mirë” në filmin “Zero Dark Thirty”.

Më herët, ishte këngëtarja britanike Adele, që fitoi çmimin për “Këngën më të mirë” në filmin “Skyfall”.

Ajo tha se nuk kishte menduar se do të fitonte çmimin, thjesht kishte ardhur në ceremoni për argëtim.

“Seriali më i mirë” ishte Homeland.

Quentin Tarantino, duke pranuar çmimin për “Skenarin më të mirë” në filmin “Django Unchained” tha se kjo ishte një surprizë.

Aktori Christoph Waltz mori çmimin e “Aktorit më të mirë në role mbështetëse”.

“Filmi më i mirë i huaj” ishte “Amour” i regjisorit austriak Michael Haneke.

Aktorja Anne Hathaway mori çmimin e “Aktores më të mirë në role mbështetëse” për filmin “Les Miserables”, ku ajo luan Fantinën.

“Les Miserables” fitoi çmimin për mjuzikëllin më të mirë.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe ish- presidenti Bill Clinton, që shprehu vlerësim për filmin historik “Lincoln”.

“Ky film brilant na tregon se çfarë ka bërë ai dhe na jep shpresë se ne mundemi sërish,” tha ai.

Kur la skenën, prezantuesja Amy Poehler tha: “Uau çfarë i ftuari special. Ky ishte burri i Hillary Clinton”.

Spektakli u prezantua nga Poehler dhe Tina Fey.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje