Zanfina Ismaili, 16 ditë në burgun e Prishtinës?

17 Janar 2013, 13:45Lifestyle TEMA

Zanfina Ismaili ka gjasa të qëndrojë disa ditë në burgun e Prishtinës, pasi në adresë të saj është lëshuar një fletë-arrest, nga një çështje që daton nga viti i kaluar.

I gjithë incidenti ka ndodhur në një koncert, ku Zanfina ka pasur me vete një sprej lotsjellës, dhe rastësisht sigurimi e ka gjetur atë, duke e raportuar menjëherë në polici.

Por e gjithë kjo ka një shpjegim pas vetes. Këngëtarja ka mbajtur me vete sprejin, pas incidentit që i kishte ndodhur në një koncert tjetër, ku njëri nga fansat e pranishëm, e kishte sulmuar atë. Që atëherë, personi nuk e ka lënë të qetë Zanfinën. I njëjti njeri është paraqitur dhe në shtëpinë e saj, duke u bërë ndjekës i frikshëm për këngëtaren.

Zanfina ka bërë të ditur për Telegrafi se pasi fillimisht e ka paraqitur në polici rastin rreth këtij ndjekësi, ajo më pas ka tërhequr akuzat, pasi personi në fjalë ka qenë i sëmurë mendor.

Pas këtij rasti, Zanfina nuk është ndjerë e sigurt, dhe ka mbajtur një sprej lotsjellës, i cili në rast të nevojës për vetëmbrojtje do të mund t’i hynte në punë.

Çështja ka më shumë se një vit që po qarkullon në gjyqin e Pejës, dhe ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar për Zanfinën.

Sipas portalit “Indeksonline”, këngëtarja mund të vuajë 16 ditë burgim, pasi nuk i është përgjigjur ftesave të gjyqit, për shkak të ndërrimit të vendbanimit.

6 komente në “Zanfina Ismaili, 16 ditë në burgun e Prishtinës?”

  1. Xhozi Plehra says:

    keshtu si del ti motra….. nuk ta kane shume fajin fansat

  2. Genard says:

    femer perfekte per ate muhabetin!

  3. nje tip says:

    sesi me duket kur shof kete rast, sikur kemi te bejme me institucione arabe dhe jo kosovare.

    1. shqiptari says:

      Qenke i pa dale ore “nje tip”

  4. fl says:

    Mut Shqiperia, Mut Kosova – vidhen miliona me “dokumenta” dhe gjykata merret me spay-in e kesajt. Shtete cope-cope, 2 dyja bashke bejne nje katund gjigand

  5. delfini says:

    Kodrati paska shumete bukura,ja vlene ti vizitosh!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje