Bën kokrrën e qejfit gjithë ditën se punojnë kinezët për të

17 Janar 2013, 11:49Lifestyle TEMA

Për aq sa zgjati, ishte një punë e mirë.

Një zhvillues software-sh në një kompani amerikane, që paguhej qindra mijë dollarë në vit, e kalonte gjithë ditën duke bërë gallatë dhe pa punuar.

Por në fund, ai ishte zhvilluesi më i mirë i software-ve në godinë.

Të gjitha kodet e tij ishin në rregull dhe të dorëzuara në kohë.

Por si ka mundësi?

Punonjësi i zgjuar kishte punësuar një firmë kineze që të bënte punën e tij, ndërsa ai bënte qejf gjithë ditën.

Kinezët merrnin 50 mijë dollarë, ndërkohë që ai fitonte qindra mijë dollarë në vit.

Por mashtrimi i tij u zbulua kur u pa ndërhyrja kineze në aktivitetin e rrjetit.

Kompania mendoi se ishte një thyerje e sigurisë, ndaj punësoi disa hetues nga Verizon, që zbuluan edhe sekretin.

Punonjësi është pushuar nga puna.

1 komente në “Bën kokrrën e qejfit gjithë ditën se punojnë kinezët për të”

  1. Yeti says:

    Hallall, qeke fiks per te punu per qeverine tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje