“Ja afrohuni edhe pak me atë rinocerontin gjigand” (FOTO)

16 Janar 2013, 12:45Lifestyle TEMA
“Ja afrohuni edhe pak me atë rinocerontin gjigand” (FOTO)

Kjo është foto e realizuar pak çaste përpara se një turiste të sulmohej nga një rinoceront, duke i shkaktuar asaj plagë të rënda.

Udhëzuesi i tyre, një ekspert për kafshët e egra, i tha Chantal Beyer, 24 vjeç, që të afroheshin sa më shumë me rinocerontët, që fotoja të dilte sa më bukur.

Dhe Chantal, së bashku me të dashurin u afruan më shumë.

Guida realizoi foton dhe sa hap e mbyll sytë, rinoceronti gjigand i kishte ngulur asaj bririn nga pas. Briri i doli në gjoks duke i dëmtuar mushkëri e thyer brinjë.

Për fat ajo ka arritur të mbijetojë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një rezervat në Afrikën e Jugut, kurse viktima ishte nga Johanesburgu.

3 komente në ““Ja afrohuni edhe pak me atë rinocerontin gjigand” (FOTO)”

  1. dritani says:

    Ketej nga fshati yne thone: “Para pushkes dhe prapa mushkes mos rri”

    Aty me siguri do te jete para rinocerontit…

  2. RINO says:

    Ma sillni dhe Salen per vizite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje