Malajzia: Nëse djali juaj mban bluzë me jakë V, është gej

15 Janar 2013, 22:30Lifestyle TEMA

Dikur cilësoheshin si shumë në modë. Por tani, 80 vjet pasi nisën të shiten për herë të parë bluzat me jakë V, qeveria në Malajzi ka një teori të çuditshme.

Sipas zyrtarëve të qeverisë në këtë vend të largët, nëse djali juaj mban të veshur një bluzë të tillë, atëherë mund të jetë homoseksual.

Po ashtu adoleshentët që veshin bluza të ngushta dhe me ngjyra, ka shanse të jenë homoseksualë.

Këto janë shenjat paralajmëruese, të publikuara nga Fondacioni i Mësuesve në Malajzi dhe të mbështetura nga qeveria.

Zëvendësministri i Edukimit tha se pak njerëz e kuptojnë se cilat janë simptomat e para të homoseksualitetit, ndaj duhet një udhëzim i tillë për të parandaluar përhapjen e tij.

Për këtë çështje janë organizuar deri më tani edhe dhjetë seminare për t’u shpjeguar prindërve tendencat homoseksuale.

Homoseksualiteti është i paligjshëm në Malajzi. Vitin e shkuar aty u censurua edhe kënga e Lady Gaga “Born This Way” me arsyetimin se promovon homoseksualët.

3 komente në “Malajzia: Nëse djali juaj mban bluzë me jakë V, është gej”

  1. AGBV ose 80 leksh, si Saliu says:

    Na kujtuan Salen ne vitet e pantallonave kauboj.
    http://fashionguests.blogspot.com/2013/01/nude-pregnant-celebrities.html

  2. Luani says:

    Te gjtha ata qe kane studjuar ne Malajzi e qe tani jane punesuar nga shtetasi Berisha jane me te vertete Gej dhe Spiuna…………..

  3. E.Hima says:

    Budallalleqe me thes.Jaka V eshte vetem nje stil jake.Ate e vesh me shume se gjysma e botes.jaka me stil V eshte me e kollajshme per ato qe nuk durojne gjera rreth fytit.
    Teori koti.Sot po veshin kemisha e bluza roze djemte edhe nuk i thone gje.Sipas ketyre te gjithe djemte Amerikane edhe ne qe e kane veshur kete bluze per 80 vjet qenkan me prirje per tore!!!!Idiotesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje