Pastruesja vjedh trenin dhe e përplas me një godinë (FOTO)

15 Janar 2013, 19:39Lifestyle TEMA
Pastruesja vjedh trenin dhe e përplas me një godinë (FOTO)

Një pastruese në Suedi vodhi një tren që ishte bosh në periferitë e Stokholmit dhe e përplasi atë me një shtëpi, duke plagosur rëndë veten.

Sipas BBC, treni doli nga shinat dhe u përplas me një godinë trekatëshe.

Policia e arrestoi gruan, e cila u dërgua në një spital me urgjencë.

Një zyrtar i hekurudhave tha se gruaja punonte si pastruese aty.

Ai tha se kishin dëgjuar gjëra të mira për të.

Tre familje ishin brenda ndërtesës ku u përplas treni, por askush nuk u plagos. Policia thotë se ky është një fat i madh për banorët.

Tani ka nisur një hetim se si gruaja e rrëmbeu trenin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje