Hëngri plumbat dhe as nuk e kuptoi se çfarë donte (FOTO)

14 Janar 2013, 23:28Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur një person i armatosur është fiksuar nga kamera pak çaste përpara se të qëllonte mbi një taksist tre herë.

Personi hipi në sediljen e pasme të taksisë në Bronks, Nju Jork në orët e para të së dielës.

Më pas nxori një pistoletë dhe nisi të kërcënonte shoferin, Rafael Martinez, 54 vjeç, rreth orës 5:00 e mëngjesit.

Më pas qëlloi në drejtim të tij pesë plumba, tre nga të cilët e morën në trup.

Për fat taksisti mbijetoi dhe gjendja e tij është stabël në spital.

Vëllai i taksistit tha se ai as nuk e kishte kuptuar agresorin se çfarë thoshte.

“Vëllai im po i thoshte se nuk të kuptoj kur ai nisi të qëllonte. Nuk i la fare kohë. Thjesht e qëlloi. Gjithçka kishte ai ishin 8 dollarë.” 

1 komente në “Hëngri plumbat dhe as nuk e kuptoi se çfarë donte (FOTO)”

  1. amerika says:

    atje ku ka demkokraci te vrasin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje