“Ish e dashura më vodhi spermën”... Dhe ja rezultati

15 Janar 2013, 14:25Lifestyle TEMA

Këta binjakë të ëmbël, vajzë dhe djalë, janë fryt i një vjedhje të çuditshme. Babai i tyre biologjik thotë se ai nuk i donte fëmijët, por i kanë vjedhur spermën.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Dortmund të Gjermanisë, ku po zhvillohet një gjyq në lidhje me faktin se kush duhet të paguajë për fëmijët.

Por si është historia?

Në vitin 2004, Peter, tani 40 vjeç, me të shoqen e tij moshatare, shkuan në një klinikë për ngjizjen e fëmijëve.

Peter, që kishte probleme fertiliteti, dorëzoi aty spermën e tij. Sipas kontratës, sperma do të asgjësohej pas një viti.

Viti kaloi dhe krejt papritur ajo është shtatzënë.

“Mendova se ishte fëmija ynë dhe natyrisht pagova për të”, thotë Peter.

Në vitin 2006 ata ndahen, por atij i vjen lajmi shokues: ish- e dashura e tij ishte shtatzënë me binjakë nga sperma e tij, edhe pse nuk kishin bërë më seks.

“Rashë nga qielli,” thotë Peter, që vendos të hedhë në gjyq klinikën që duhej të ruante spermën.

Gjykata ka vendosur që klinika të paguajë për binjakët rreth 100 mijë euro derisa ata të bëhen 18 vjeç.

Por tani rezulton se edhe djali i parë ishte ngjizur jo në mënyrë natyrale. E dashura e Peter kishte falsifikuar firmën dhe kishte përdorur spermën e tij.

Gjyqi për pagesat ndaj fëmijëve vazhdon…

3 komente në ““Ish e dashura më vodhi spermën”… Dhe ja rezultati”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Po ti kur u masturbove or mik, pse se hudhe spermen ne hale dhe ta shpelajshe, por ja paske dhon mikes tate dhe shife cfar te paska gjet, ke per tpagujt lesht e kokes deri sa tbohen 18-vjev dhe bo me qellu te mencem si puna jote dhe vazhdojn ndonji shkoll te nolte, maje mren se ke per tja dhon paret mikes nji mnji deri sa tbohen kalamojt per pune.

    1. aqifi says:

      Popull kot! I destinuar te zhduken. Njerez qe kane frike te bejne femije dhe, sic po duket, edhe te bejne seks.

      Prandaj ja valonte si be Bagdad ajo plaka 71 vjece gjermane me ate kenianin si qymyri…

  2. ela says:

    Te ka bere me 2 kalamaj te bukur. Ca dreqin ke qe ankohesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje