Mjekët e operojnë dhe i lënë 16 objekte brenda në trup

15 Janar 2013, 21:02Lifestyle TEMA

Familja e një pacienti në Gjermani, që humbi jetën pas një operacioni për shkak se mjekët i kishin lënë 16 objekte të ndryshme në trup, ka hedhur në gjyq spitalin dhe kërkon 100 mijë euro kompensim.

Dirk Schroeder, 74 vjeç, vuajti dhimbje të tmerrshme pas operacionit për kancerin e prostatës. Mjekët i kishin thënë se do jetonte edhe së paku gjashtë vite.

Por brenda pak muajsh ai u kthye në spital, pasi një infermiere e shokuar e vizitoi në shtëpi dhe pa se nga plaga e tij po dilte një garzë.

Kirurgët i hoqën atij nga trupi 16 objektet, mes tyre gjilpëra, stika pastrimi, fasha, kompresa madje edhe një maskë kirurgjie. U deshën dy operacione që të hiqeshin të gjitha këto objekte.

Spitali tha se objektet kanë hyrë pas operacionit, por nuk specifikoi nëse kishin ndërmend faktin se ai mund t’i ketë gëlltitur.

2 komente në “Mjekët e operojnë dhe i lënë 16 objekte brenda në trup”

  1. rolandb says:

    Gjermani hesapi!

    1. Llesh Ndoc Deda says:

      Doktorit ton (meqe asht i dyti mbas gjermanis) kan me i gjet minimalish 24 objekta. Shokt e vet qi u ka marr jeten.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/darka-e-fundit.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje