Facebook sjell një motor të ri kërkues brenda rrjetit social

15 Janar 2013, 22:16Lifestyle TEMA

Facebook ka përmirësuar në mënyrë të ndjeshme shërbimin e kërkimit duke u lejuar përdoruesve që të kërkojnë për informacion dhe foto të postuara nga miqtë, por edhe për postime publike nga kushdo në Facebook.

Shërbimi i ri quhet “Graph Search” dhe do lejojë që përdoruesit të kërkojnë për foto, njerëz dhe lidhje dhe të gjejnë vende që u kanë rekomanduar miqtë.

Megjithatë ekspertët thonë se shërbimi i ri duhet të trajtojë me kujdes privacinë e përdoruesve. Kurse Facebook përgjigjet duke thënë se shërbimi në fakt nuk cenon privacinë.

Boss-i Facebook, Mark Zuckerberg tha se nuk është një kërkim për faqe, por në partneritet me motorin kërkues Bing të Microsoft, ata po sfidojnë gjigandin Google.

Shërbimi i ri për shembull do u mundësojë që të gjeni miq që kanë të njëjtat interesa.

Facebook në këtë mënyrë do të përmirësojë ndjeshëm edhe shërbimin e reklamave pasi do ketë më shumë grupe të specifikuara interesi.

Ekspertët e kompanisë thonë se ky shërbim e bën kërkimin më të lehtë, por ti mund të shohësh vetëm ato gjëra që i sheh kudo në Facebook.

1 komente në “Facebook sjell një motor të ri kërkues brenda rrjetit social”

  1. AGBV ose 80 leksh, si Saliu says:

    E duan nje mesim te mire keta te facebook; Nje greve 24 oreshe, nje bllok aut total.
    Fitojne miliarda nga koha qe shpenzojne njerezit ne fb dhe te cajne menderen me mesazhe robote.
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/12/facebook-most-likeable-fashion-brands.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje