Një helikopter u përplas me një vinç në një godinë shumëkatëshe pranë lumit Tamiz në Londër. Pas përplasjes, helikopteri ra në tokë, ku shpërtheu në flakë. Mendohet se ka të paktën dy të vdekur dhe 9 të plagosur. Piloti është një nga të vdekurit.
Shërbimet e emergjencës thonë se mund të ketë shumë të plagosur, por ende nuk ka një shifër konkrete.
Helikopteri goditi një kullë në ndërtim, në një zonë të ngarkuar të Londrës.
Mendohet se shkak për përplasjen ka qenë mjegulla dhe moti i keq. Piloti nuk do e ketë parë vinçin.
Në helikopter ka qenë vetëm një person.
Përplasja e shpërthimi ka shkaktuar kaos e frikë.
Të paktën dy makina janë dëmtuar nga përplasja e fuqishme.
(VIJON)
dhe pastaj???
përse nuk flisni dhe për dy aksidentet në spanjë ku vranë 5 persona dhe për 4 në gjermani ku u plagosën 12 e kështu………….
në të gjithë botën!
është thjesht një aksident që nuk i intereson askujt!
mero mos u bëj dhe ti si shekulli që vetëm aksidente nxjerr në gazetë!për të tjerat sja mbsan më prapanica!