Alma Veizi: Ziverin nuk e vrau një plumb rikoshet. Fëmijët e mi nuk e falin kurrë vrasësin

21 Janar 2013, 10:46Politika TEMA

“Plumbi që vrau Ziver Veizin nuk ishte rikoshet. Gjithçka është një lojë e stisur nga politika për të shpëtuar vrasësit. Fëmijët e mi nuk e falin kurrë vrasësin e babait të tyre…”.

Kështu është shprehur Alma Veizi, bashkëshortja e Ziver Veizit, një prej katër demonstruesve të vrarë më 21 janar 2011.

Alma tashmë e ka lënë qytetin e Gjirokastrës për të jetuar me prindërit në Fier. Ajo shprehet se beson tek drejtësia shqiptare.

“Besoj shumë në drejtësinë shqiptare se do të zbardhë vrasjet e 21 janarit. Besoj tek ata gjykatës që kanë zemër dhe gjak, që dinë të vlerësojnë një jetë të humbur. Bashkëshorti im erdhi në  Tiranë në demonstratë, e vranë pa bërë asnjë faj, duhet të vihet drejtësi për jetën e tij. Do ta kërkoj drejtësinë deri në fund”.

Alma Veizi nuk është paraqitur asnjëherë në gjyqin ndaj të akuzuarit si vrasës i bashkëshortit të saj pasi shprehet se nuk ka mundësi ekonomike të vijë.

“Nuk kam mundur të vij për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike. I kam dhënë prokurë një avokati për të ndjekur çështjen, por nuk mundem të vij sepse nuk kam mundësi, pasi duhet të harxhoj që të mbërrij deri në Tirana”, shprehet ajo për GSH.

Alma pohon se edhe ekspertët e dinë që plumbi që vrau Ziver Veizin nuk ishte rikoshet, por: “E dinë dhe nuk e thonë dot sepse kanë frikë nga politika. Por jeta e një njeriu vlen shumë, ndaj nuk duhet të hezitojnë të thonë të vërtetën. Shpirti i Ziverit nuk do të gjejë qetësi, derisa gjykata të vendosë drejtësi”.

Alma pohon që edhe sikur ajo të donte të falte vrasësin e Ziverit “Ana dhe Klajdi nuk do ta falin kurrë vrasësin e babait të tyre”.

1 komente në “Alma Veizi: Ziverin nuk e vrau një plumb rikoshet. Fëmijët e mi nuk e falin kurrë vrasësin”

  1. sali kanibali says:

    vrasesi i vetem eshte qeni sali gerdec berisha dhe ai nuk duhet falur asnjehere se vetem krime i ka bere ketij populli ,, prandaj populli nuk duhet ta haroje kurre kete super kriminel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje