INTERVISTA/ Flet Pëllumb Kulla: Nuk është Berisha e keqja më e madhe

26 Janar 2013, 21:30Sociale TEMA
INTERVISTA/ Flet Pëllumb Kulla: Nuk është Berisha e keqja më

Autori i njohur, Pëllumb Kulla, në një intervistë për revistën JAVA për rishikimin e historisë, 100- vjetorin e Pavarësisë, zgjedhjet dhe artin…

Intervistoi: Skënder Minxhozi

U krijua një përshtypje se festa 100 vjetorit u fokusua në mënyrë të shpërpjestuar tek figura e Ahmet Zogut. A e ndani edhe ju këtë ide?

Figura e Ahmet Zogut meriton të vlerësohet, por e vërteta është ajo që thoni ju. Pat një fokusim të shpërpjestuar dhe ka gjasa që kjo të jetë bërë me nënqëllime të errëta. Ata që e urrejnë figurën e mbretit të Shqipërisë nuk duhet të mërziten fort nga ky shpërpjestim, sepse ai që e bëri ka një histori të tillë relatash me të dhe familjen mbretërore, sa unë jam i sigurt që jo vetëm nuk i ka shtuar të rinj, por ia ka pakësuar simpatizantët mbretit. Autori i shpërpjestimit nuk është nga ata që mësojnë urtësisht mësimet e historisë. Sa herë i qaset asaj, ai e përdhunon zonjën histori.

Rivlerësimi i figurave, si në rastin e Zogut, provokoi edhe “anën tjetër” të medaljes, pra edhe zërat për rivlerësimin e Enver Hoxhës.

Rivlerësime do të ketë vazhdimisht, për të gjithë. Për sa i përket Hoxhës, unë kam bindjen se, rivlerësimi atë do ta nxjerrë gjithnjë e më të nxirrosur, pasi avash- avash do të shuhet kujtesa emocionale, ajo me dëshmitarët bashkëkohës, dhe figura e tij nuk do të jetë e rrethuar as nga urrejtja, as nga nostalgjia e dashuria për të. Në rekordet e tij do të ketë vetëm fakte, numra dhe bëmat e tij do të duken shokuese edhe për ata që do të jenë thjesht studiues. Nuk ka se si mos të të shkaktojë schock rrethimi pëllëmbëpërpëllëmbë i tërë kufirit me tela me gjemba, shto gjeneratorët e urrejtjes klasore, mijërat e të pushkatuarve, qindramijët e të zhvendosurve dhe të internuarve, aplikimet e purgave staliniane me shokët e tij të luftës, mungesën totale të lirive të fjalës, të lëvizjes, kufizimin e abstragimeve në art, vendosjen e dyfytyrësisë si një modus vivendi të besnikëve dhe të atyre që e urrenin. Por unë mendoj se, pas inskenimit të përmbysjes dramatike të ‘90, Enver Hoxha ka vazhduar të jetë mes nesh, në fillim pak me droje dhe pastaj tërësisht i shpenguar. Ai akoma figuron dy herë Heroi i Popullit dhe asnjë maxhorancë nuk ka tentuar t’ia heqë ato dekorata. Maxhoranca aktuale e kish më të kollajtë dhe më me pak kundërvënie abrogimin e “heroizmave” të Hoxhës se sa deklarimin e dashurisë së zjarrtë për Ahmet Zogun. Kjo dashuri e beftë e Berishës për antagonistin e tij, mbretin,ngjan të jetë flakë kashte, fare e shkurtër, e pa shpjegueshme dhe fare mirë mund të shuhet. Asnjë skrupull nuk e ndal Berishën t’i kthehet përsëri Nolit. Vetëm marrëdhënia e tij me Enverin është po ajo.

Çfarë doni të thoni me “po ajo”?

Mirënjohje e thellë, e fshehur. Në modë për udhëheqësin ë tij të dikurshëm janë sharjet, dhe Sali Berisha e ndjek modën, por ama ai nuk e harron, ngaqë i detyrohet atij për gjithçka ka arritur. Edhe këtë rrugëtim pa lavdi në kreshtat e historisë kombëtare të këtyre viteve ai ia ka borxh Enverit.

Duke e lënë mënjanë për një çast faktin që e gjitha kjo u nxit dhe u motivua thuajse ekskluzivisht nga politika, a ishte 100 vjetori i Pavarësisë rasti për të reflektuar mbi të gjithë shekullin që lamë pas, e jo vetëm mbi një pjesë të tij, e cila ndalej diku në fillimin e Luftës së Dytë Botërore?

Reflektimi ishte i detyrueshëm dhe i nevojshëm. Zhurma me Ahmet Zogun, nuk i la vend analizës së gjithë shekullit, ku natyrisht gjysma e dytë e tij duhet të ishte në fokus të analizave. Siç e patë akademikët ndenjën me duar në xhepa. Ata shpluhurosën tezat e tyre të vjetra, na i treguan edhe njëherë ato dhe kaq. Nuk pat as hulumtime, as sesione shkencore, dhe iu la fjala politikës që në vendin tonë ka qenë dhe mbetet kryeshkenca. Historia u vërtit dhe u shpalos në kabinetin e kryeministrit, për nevojat e tij të ditës.

Cilat ishin nevojat e tij të ditës?

Ato të ballafaqimeve në vitin elektoral që po troket. Lidershipi i partisë në pushtet nuk druhej: rivlerësimi i mbretërisë le të zgjonte kundërshtime, se kish mundësi të balancohej, ndërsa rivlerësimi i Enver Hoxhës kishte kosto të madhe. Berisha nuk mund ta zbuste gjuhën ndaj tij pasi boll ka humbur pjesën më të madhe të “reaksionarëve”: krejtësisht pronarët dhe më shumë se gjysmën e të përndjekurve. Me thonj e me dhëmbë mban pjesën më të pandriçuar të tyre dhe ata pak që ka strehuar nëpër zyra. Doktori i tranzicionit nuk mund të vazhdonte t’ia këndonte ninananën Evropës, atë ninullën e sharjes së diktaturës hoxhiste, pasi ai e ka të shtrenjtë koalicionin me votantët e LSI-së po se po, por paturpësisht mund të kërkojë në të edhe të majtën ekstreme, komunistët! Sharja e Hoxhës pastaj do t’ia dëmtonte shumë keq trukun e ri të mashtrimit, që këtë herë po përgatit ta futë në lojë në shkallë të gjerë: skalionet e kosovarëve, të cilët Enver Hoxhën dhe Sali Berishën i shohin si dy binjakë, pa asnjë dallim.

Po i afrohemi ngadalë një stine elektorale. Si e shihni nga larg tensionin politik që po prodhohet nga politika në Tiranë?

Kam frikë se këto do të rezultojnë të jenë zgjedhjet më dramatike të bëra ndonjëherë. Janë shtuar shumë orekset, janë shtuar shumë milionerët, mëkatarët dhe frikërat e ndëshkimeve.

Në çfarë situate ndodhet Shqipëria në këtë prag-zgjedhjesh? Ku duhet të gjejnë, sipas jush, të vërtetën shqiptarët, mes qeverisë që thotë se gjithçka shkon mirë dhe opozitës, e cila thotë se asgjë nuk shkon mirë në këtë vend?

E vërteta nuk është vështirë të gjendet. Ajo e gjetur është. Nuk e shquajnë dot vetëm një pjesë votantësh në zonat e pazhvilluara. Janë shqiptarë që nuk kanë mundësira krahasimore me botën, viktima të artilerive mediatike të Berishës, të cilët dinë vetëm ta sodisin idhullin e tyre, shpatë më shpatë me “bllokmenët” e Ramës: Saliu në rolin e Davidit dhe Edvini në atë të Goliathit! Të vërtetën e di bota mbarë dhe natyrisht shqiptarët e prekin me dorë atë të vërtetë: vendi i tyre është jashtë dyerve të Europës, si vendi më i prapambetur i saj. Kryeministri vendit ngjan me një poet amator, nga ata që thurnin dikur vargje për të rejat koperativiste, që do të dilnin në skenën e festivalit të Gjirokastrës, që të këndonin “lum si ne, e lum si ne!” Ky thotë se nën qeverisjen e tij vendi është më i begati në planet! Por asnjë nga ata që e dëgjojnë, përfshi ministrat, shoferët dhe badigardët e tij, nuk kanë ndërmend ta kundërshtojnë, paçka se e dijnë mirë që deklaratat e tij janë silazh i pastër për qetë e parmendës. Nëpër qytetet nuk besoj të gjenden as lypsa që t’i besojnë vargjet e festivalit që shkruan për ditë ky lloj burrë shteti.

Qytetarit i garantohet e drejta e fshehtësisë, por njeriu është i lirë ta thotë hapur votën e tij. Ju po të ishit…

Me kaq sa thashë, ju e kuptoni që unë do të votoja për largimin e Berishës. Nuk kam shpresë se vendit do t’i vijnë si në përralla ditët e mira, por largimi i klanit të Berishës është nevojë jetike kombëtare. Personalisht, me që më pyesni, do ta jepja votën për FRD-në e ish Presidentit Topi, që vjen në këto votime me një përvojë zhgënjyese. Ai ka një vazhdueshmëri në vijën e tij jetësore dhe shfaq shenjat e një pjekurie politike nga rrugëtimi mbi të mirat dhe pasiguritë gravitacionale në parti dhe në presidencë. Dhe shpreh bindjen e patundur se nuk do të zhgënjejë. Por pak rëndësi ka vota ime. Ajo nuk është vendimtare, siç nuk do të jenë vendimtare votat e qindra mijëra të tjerëve: Berisha, gjithsesi, do ta grabitë certifikatën edhe për legjislaturën e ardhshme.

Kështu mendoni ju? Jeni i bindur?

Po, po, po! Plotësisht! Në 2009 ai kish iluzionin se do të fitonte. Kur ndjeu gjëmën futi me ngut hilet dhe truket me kutitë, pa u mbajt në këmbë! Këtë radhë, pavarësisht nga optimizmi i shtirur, ai është edhe vetë i bindur se vota reale do ta ndëshkojë. Atë tani e ndjekin pas dhe do t’ia mbushin sheshet e mitingjeve vetëm interesaxhinjtë. Por ata janë fare pak në krahasim me detin e pakënaqësisë. Kjo vetëdije e heshtur atë e bën të rrezikshëm për fatet e demokracisë. PS-ja mund të humbë, AK-ja dhe FRD-ja mund të humbin.  Partitë e vogla pas tyre, brenda ose jashtë koalicionit mund të humbin. Pra humbja e forcave opozitare është e rëndë, katastrofë për vendin, por edhe po ndodhi, ndodhi! Nuk është makrotragjedi siç është për palën tjetër! Kurse Berisha… Berisha, miku im, është i dënuar të fitojë dëshpërimisht, me të gjitha mjetet! Ai ka nevojën azmatike për oksigjenin edhe të katër vjetëve të tjerë! Ka nevojë akoma të shtyjë ndëshkimin e tij dhe të skotës së tij, ndëshkim që është i merituar dhe, shpresoj, i pashmangshëm.

Le t’i largohemi kësaj teme… Ju jeni një ndër autorët më të njohur të humorit në Shqipëri. Sa humor prodhon aktualisht Shqipëria?

Mua më duket se vendi ynë, në gjëndjen aktuale, paraqet mjaft realitete, situata dhe karaktere qesharake dhe është shndërruar në një minierë të pasur humori. Bile, në këtë lloj pasurie ia kalojmë edhe vetë Gjermanisë, që e zemë në gojë sa herë ajo na del përpara në treguesat e mirëqenies. Dhe që ia kalojmë asaj, besojeni, se këtë radhë nuk po e thotë kryeministri. A nuk fola për lëndë të humorit dhe të satirës deri tani?… Jo më larg se pardje në Berat kryeministri paskej thënë se kemi (a do të kemi – nuk jam i sigurtë) rrjetin rrugor më të mirin në Europë! Unë kam shëtitur në ca vende të Europës dhe ju e kuptoni që unë i besoj totalishtkryeministrit! Natyrisht jo aq totalisht, saç i beson një kushuri i mamasë sime në një fshat të Devollit, që Tiranën e di më afër se Pogradecin! (Kështu i kanë thënë, se ai për vete nuk ka shkelur asnjërën, as tjetrën!). Dhe kur unë dëgjoj lavdet për rrugët e vendit, menjëherë më kujtohet se si, para ca muajsh, me një mikun tim morëm një taksi për të shkuar nga Fieri në Berat. Udhëtonim mbi ca copëra rrugësh që bombardimet duan bomba të posaçme që të hapin të atilla gropa… Kokat tona shkonin sa nga njëra anë e taksisë, në tjetrën. Befas pastaj gjendeshim në ca copëra rruge, ku asfalti ishte i mrekullueshëm dhe rrotat e taksisë sikur rrotulloheshin përmbi kadife. Habisë tonë për ato ndryshime shoferi iu përgjigj se përgjatë atyre komunave, ku rruga ishte me gropa, në zgjedhjet lokale pat fituar PS-ja, kurse në rrugët e komunave tështruara mirë, kishte fituar PD-ja. Të shtruarat dhe të pashtruarat i linin radhën njëra tjetrës dhe unë me mikun tim sa herë ndeshnim asfaltin, filluam të brohorisnim për Partinë Demokratike!

Shembulli është i bukur dhe tipik…

Kam edhe një tipik tjetër, me lejen tuaj!… Unë mahnitem sa herë shoh në lajme pasqyrimin e mbledhjeve të qeverisë. Kryetari flet dhe ministrat dëgjojnë me sytë tek laptopët identikë që kanë përpara vetes. Një pjesë të anëtarëve të qeverisë e njoh mirë dhe me shumicën prej tyre kam folur e shkëmbyer mendime shumë herë dhe me orë të tëra, edhe kur ata kanë qenë përkohësisht në opozitë me pushtetin e sotëm, edhe në muaj mjalti me të. U a njoh dhe vlerësoj kapacitetet. I di se çfarë mendojnë dhe them se e di dhe se ç’bluajnë, teksa dëgjojnë shefin e tyre. Nuk u luan qerpiku në fluturimet e tij të pashtershme, që të lenë pafrymë. Ata e receptojnë taze, qesharakërinë tashmë të mbarënjohur të kryeministrit, ndofta edhe më mirë se përgatitësit e talentuar të Fiksit Fare, por pa e komentuar si ata. Ministrat vetëm dëgjojnë. Pikërisht sjellja e atyre burrave që dëgjojnë, është turpi emblematik i tranzicionit tonë! Nga njëherë më lind dëshira të bëj një thirrje të sinqertë tërë atyre që më dëgjojnë dhe besojnë, dhe t’u apeloj që asnjëri të mos e qortojë dhe urrejë më Berishën. Nuk është aspak tek ai, e keqja më e madhe… Por unë e shoh në sytë tuaj se e kam kapërcyer traun e kufirit të humorit. E pranoj. Atëherë kthehem e, me lejen tuaj, po riprodhoj një shënim në binarë humoristikë që e kam botuar po tek ju: “Kanali ynë televiziv, paguan filmime të rralla. Me që Kryeministrin e kemi të filmuar vetëm ndërsa ai flet e flet pambarimisht, ne po gërmojmë arkivat për të gjetur një sekuencë video, ku ai të shfaqet ndërsa dëgjon. Do t’i paguajmë një milion euro të parit që do të na sjellë një filmim me Kryeministrin duke dëgjuar ndonjë këshilltar, deputet, a ministër teksa ky i raporton, apo i shfaq ndonjë mendim”.

Të dy shembujt janë tipikë,por unë e kisha fjalën për humorin që i serviret publikut. Si është aktualisht cilësia e këtij zhanri artistik në botime, kinematografi, teatër apo komedi?

Kemi një jetë të varfër artistike, si në qendër edhe në periferi. MKRS nuk ka ndërmend të lodhet të gjejë mjetet për të nxitur krijimtarinë. Mbështetjet financiare janë klienteliste. Filmat bëhen të rrallë dhe më të rrallë dhe administrimi i financimeve ka mbetur në duar spekulantësh. Në botime zhanret e humorit i shohim rrallë, por dhe në ato raste, kritikëve zyrtarë, që paguhen nga qeveria u ka mbetur trashëgim huqi i viteve despotikë, dhe vazhdojnë të shohin përpjetë, nga Olimpi i pushtetit, me vështrimet pyetëse: a të flasim për këtë vepër, apo ta dënojmë me heshtje? Edhe lexuesi nga tërë këto përjetime të politikës së nxehtë ka dalë i dëmtuar. Njerëzit nuk lexojnë më si dikur. E shumta lexojnë gazetat dhe shohin kanalet televizivë, ata kanale të ngjashëm si pika uji, me nga katër kolltuqe, ku ulen katër të ftuar që katër orë debatojnë dhe përfyten. Atdheu ynë i dashur duket sikur nuk ka më nevojë për lirikat e Poradecit dhe të Agollit dhe as për tregimet e Buxhelit e Kallamatës. Vendi  ynë ka njëzet vjet që prodhon vetëm zgjedhje. Faqet e para të gazetave dhe emisionet e lajmeve hapen me temën e zgjedhjeve: “Zëdhënësja e KQZ thotë se u arrit marrëveshja për formulën zgjedhore!”, “Kontestohen zgjedhjet në zonat X,Y,Z.” “Ziejnë zërat ndërkombëtarë: kujdes zgjedhjet”, “Lerini zvarritjet: hapni kutitë!”. Z-ja është tingulli bazë që gërvish veshët dhe qiejt shqiptarë, me zukatjet e përcjellësave tensionit të lartë, frenat e makinave dhe biçikletave dhe ti dëgjon 24 orë në ditë: zzzz, KQZ, ZAZ…

36 komente në “INTERVISTA/ Flet Pëllumb Kulla: Nuk është Berisha e keqja më e madhe”

  1. SOTIRI,BABAI I ASDRENIT says:

    Djali im Asdreni ka bere himnin e flamurit,qe nuk eshte pak,por me duhet ta pranoj faktin,qe Sala ka bere historine.Natyrisht ashtu si i vjene atij per mbare.po e ka bere.PS,jam merzitur me emrin Stavri,SOTIR me pelqen ma shum,e falimenderoj shum Salen qi ma ka vnue kte emen shume te bukre,pasha zoten.

  2. Albi says:

    e vetmja menyre per ta hequr ate njeri (njeri!!!!) eshte te votohet masivisht.

  3. Goni says:

    Pellumb pershendetje dhe urime per intervisten. Nuk mund ti heqesh dote nje presje gjithshka e sakte. Keto pena i duhen publikut shqiptare dhe jo ato debilet e klanit me kompani.

  4. valter says:

    NJe interviste informuese per ata qe dopohen vetem me informacionin e TVSH dhe Klanit

  5. L says:

    KOM PULLUMB
    PLIMENTI

  6. Demir says:

    Familje mafioze qe grabit Shqiperine dhe ben krime monstruoze si vrasja e Skerdilajd Konomit do te pergjigjet para gjyqit dhe prangat do te vendosen ne duart e mafiozeve per gjithe jeten e tyre ne qelite e burgut.

    Poshte familje mafioze qe grabit Shqiperine me miliona euro.

    Familjet mafjoze qe vjedhin jo vetem 3 milione euro por kushedi sa miliona popullit duhet te hyjne ne burg te perjetshem.

    Te gjithe kunder familjes mafjoze, te hyjne ne Burg te Perjetshem.

  7. qazimi says:

    Bravi i nderuar Pellumb Kulla.Kjo eshte analiza e vertet qe i duhet serviruar popullit shqiptar,por ne fakt i mungon.Pac shendet familjarisht ,informacionin e paske te plote-vazhdo e shkruaj per te miren e ketij kombi.
    Zoti te bekofte.

  8. Fatos says:

    Te lumte fjala zoti Kulla;

    Qesharakesia (tragjedia) eshte kuptimi i vertete i asaj qe po jetojne shqiptaret ne kete fillim shekulli, me zi se ne ate qe lame pas. Ku jane intelektualet (jo ata me rroge taksapaguesish) e shohin ata cpo ndodh???Ku eshte Kadare? Ne fakt ka ardhur koha e luftetareve .Dikush ka thene se “Demokracia eshte Pjesemarrje (angazhim jo perfitim)”.E ne sjemi te tille.Le te bejme sehir cdo te sjelle ..13-ta.

  9. uragan says:

    …I sakte, z.Kulla. Fatkeqesia eshte se ne, (shqiptaret) ne dhe te huaj, kemi bere kryevepra, ndersa Shqiperise i kemi bere…Hajde dhe firmos ne borderote e Zhozefines, dhe pastaj jep intervista…

    1. klea says:

      po cfarekryeveprash e ke fjalen mor uragan na e shpejgo pak se na le pa goje fare???????????

  10. nastradini says:

    PSE PELLUMB KULLEN KUR FLET PA DORASHKA NUK E DO ASKUSH?

    Sepse eshte shume e thjeshte: Sepse ka trishtuar dhe idhnuar si enveristet e komunistet ashtu edhe berishistet ne intervisten e tij. Njesoj si ligjeratat pa fund te nastradinit qe nga 1991 e ketej. Kur do ta kuptojne shqyptaret se Sali Berisha eshte vellai siamez i Enver Hoxhes? Ne 1945-n nuk e kuptuan se po zgjidhnin ANTIKRISHTIN Enver Hoxha si BOSIN e tyre, ne 1991-n kur ra Muri i Berlinit nuk e kuptuan se ANTIKRISHTI kishte lene pas NJERIUN e tij per te vazhduar kauzen e Partise se Punes dhe ai quhej Sali Berisha. Ne 1997-n kur i derguari i ANTIKRISHTIT i vuri zjarrin Vatanit shqiptaret e meshiruan dhe e falen, qe ne 2005-n te rikthehej me forcen e DJALLIT dhe zullumet vazhduan me force te papare. Tani ne 2013-n prape shqiptaret nuk duan te shiqojne te VERTETEN dhe vazhdojne si te verbuar te therrasin e kelthasin: “DUAM BABEN, DUAM SALEN!” Bota pyet e cuditur: “Pse keshtu more dallkauke albaneze? Kur mjerimi po ju le pa breke ne BYTHE dhe statistika zyrtare ju rendit me 5 $ te ardhura ne dite si nje FIS Afrike ZULU ne mes te Evropes?” por shqyptaret nuk tuten nga istikami dhe kelthasin me gjithe forcen e gurmazit: “DUAM BABEN, DUAM SALEN!” Kjo eshte e padurueshme dhe ky eshte trishtimi i nastradinit qe e shikon shkrimin e intelektualit Pellumb Kulla si nje LULE ne shkretetire dhe nuk i mbetet vetem te lutet:

    NDIHMOJI O ZOT SHQYPTARET SE S’DIJNE SE CFARE TE BEJNE!

  11. pilo lala says:

    Je i madh per konsistencen e mendimit, dhe sashurine per Shqiperine.
    Dergoje nje leter ku te mundesh ne ndonje Ambasade, vecanerisht Amerikane, se fjala jote e ka ruajtur vleren.

  12. mergimtari fv says:

    Semundja e hipokrizise ka kapluar te gjithe shqiptaret si brenda dhe nje pjese nga ne jashte , intrvista dhe komentuesit me siper (te me falni) jane brenda me gjithe deshperimin e sinqerte per kete situate qe kalon vendi , por Z.Pellumb Kulla eshte bere artist ne saje te E.Hoxhes direkt pamvaresisht biografise dhe Dipllomat dhe qytetar amerikan ne saje te S.Berishes , prandaj Pellumbi tregohet i sinqerte kur nuk urren as E.Hoxhen e S.Berishen por adhuron rradhen ke FRD-ja , aferim i nderuar regjizor .

    1. nastradini says:

      Flet me terminollogjine e Kohes se Qepes or Mik Mergimtari ne dhe te huaj. Ne ate Kohe ishte Partia dhe BOSI qe e bente njeriun ARTIST apo KOMUNIST, e caktonte DIPLLOMAT sigurims apo e shpallte fajtor BALLIST. Sot kohet kane ndryshuar dhe shqiptaret po e kuptojne se nuk jane BOSAT qe bejne NJERIUN por ai me voten e tij cakton BOSIN si sherbetor te popullit dhe duhet te beje punen qe i paguhet, se ndryshe nuk e voton me. Prandaj shko tek mjeku qe te shiqosh dhe mesosh se se Semundjen e Hipokrizise e ke marre nga Enver Hoxha dhe s’ke mesuar ASGJE si mergimtar ne dhe te huaj.

      1. mergimtari fv says:

        Nastradin efendi , a ka mundesi te me thuash zotrote si ka mundesi qe P.Kulla dhe i ndjeri Sheri Mita ( i biri i komand. i Ballit i arratisur me gjermanet )te jetonin ne Tirane e te kryenin shkollen e larte ? zoteri keta ishin sahan lepirsat e djeshem apo do kene gelltitur ndonje luge çorbe te prishur ? -hipokrizia eshte çeshtje karakteri per secilin nga ne , por komunizmi e shtoi akoma dhe me shume , eshte e vertete , por ne çdo kohe fisniku mbetet fisnik or Nastradin , ka pasur,ka dhe do te kete njerez te pa epur me dinjitet , jane te pakte por ekzistojne midis nesh .

        1. nastradini says:

          Ta spjegon nastradin EFENDEMI o zoteri i paditur, mergimtar i shkrete ne dhe te huaj, qe s’ke mesuar akoma ASGJE nga realiteti i VERTETE shqyptar, jo si ai IMAGJINAR qe enderron Neti Interneti nga Vjena e bukur, ku eshte strukur pasi ja mbathi me vrap nga syte kembet me lemeri nga PARAJSA qe la pas DEMONI dhe ANTIKRISHTI Enver Hoxha. Pergjigja e pyetjes tende eshte shume e thjeshte vetem po te shiqosh dhe zhbirilosh se ku ishte strehuar Enver Hoxha gjate Kohes se Luftes Famoze te shqyptareve kunder fashistave. Ku thua ti? Ta thote nastradin EFENDEMI more qyqar i paditur. Ne shtepine e kunatit te tij Bahri Omari. “Po kush asht ki more?” mund te pyesesh ti me te drejte, se zotrote je mergimtar ne dhe te huaj dhe punet e Albanise nuk i njeh do fort. Ta thote nastradin EFENDEMI more mergimtar i paditur. Bahri Omari ishte Kryefashisti i Tiranes dhe Ministri i Jashtem i Qeverise kuslinge si nje Eksponent i rendesishem i Ballit Kombetar. Nga shtepia e kunatit te vet Enver ANTIKRISHTI vrau me pabesi kundershtaret dhe likuidoi konkurencen duke spiunuar tek fashistet shoket e vet. “Jo more?” mund te habitesh ti, por nastradini te thote: “Po more!” se fantazma e Qemal Stafes akoma endet ne rruget e Tiranes dhe kerkon te mare hak. sepse kur Bahri Omari e kercneoi Enverin qe do t’ja nxirrte te palarat iku ne te semes dhe e pushkatuan si nje qen me urdher te kunatit SADIST per Berdri Spahiun, qe nuk kuptonte pse duhej te torturohej Bahri Omari para se t’i mernin shpirtin me nje plumb pas koke. Keto te gjitha jane te dokumentuara me letra dhe dokumenta dhe prandaj mos u cudit per ballistet dhe armiqte e tyre zogistet, por cuditu me shume si ka mundesi qe ANTIKRISHTI enver Hoxha eshte akoma HERO i POPULLIT dhe HERO i PUNES SOCIALISTE dhe Kuvendi i Jozefines “Demokrate” nuk ka bere asnje perpjekje per t’i hequr keto tituj TURPI gjakatarit me te madh qe ka njohur historia e vendit tone. Kjo eshte ceshtja qe me inteligjence eshte munduar t’u spjegoje fanatikeve dallkauke trupeshk nga te dy kahet e YLBERIT te politikes, regjisori dhe miku i nastradinit Pellumb Kulla, por qe sic edhe e treguan bathet nuk e ka pelqyer ASKUSH me disa perjashtime te vogla.

      2. nibiru says:

        nastradin,e ke gabim, ne cdo vend qe aplikon sistemin demokratik qeveria e ka frike popullin(votuesin) kurse ne shqiperi ndodh e kunderta,te pakten per pjesen e dyte te komentit je i gabuar se vazhdon te aplikohet akoma pjesa e pare e komentit tend.

    2. N.VJOSA says:

      Megimtari fv,
      Jo vetem hipokrizia.
      Kete kategori intelektualesh si Pellumbi yne , kane akoma friken se mos i degjoje pushteti ku hane buken.
      Jo o Pellumb humoristi, demokracia e ka kete perparesi, TE THUASH HAPUR ATO QE MENDON, se kjo shoqeri i pranon edhe te kuqt, edhe te zest, edhe portokallinjt, edhe te gjelberit…
      Ky Pellumbi yne eshte Humorist .
      Dhe si i tille eshte ti heqesh kapelen!
      Por te analizosh nje sistem shoqeror, duhen shume njohuri, ne shume fusha.
      Jane historiane te degjuar dhe prape e kane te veshtire….
      Pellumbi yne ben nje gabim trashanik, ashtu dhe si shume te tjere:
      KUR NJERIN SISTEM E MAT ME TJETRIN…
      Pellumbi, si humorist qe eshte veren vetem anet e errta te nje shoqerie, me shume ato groteske.
      Dakord o Pellumb, sistemi socialist i para 90-es ishe i rrethuar me tela me gjemba, me lufte klasash, me internime, me kufizime e te tjera e te tjera….
      Por thuaj o Pellumb ne cilat vite Shqiperia njohu rritjen me te madhe,
      Ne prodhim,
      Ne arsim,
      Ne shendetsi,
      Ne mbrojtje,
      Ne kujdesin per njeriun,
      Ne elektrifikimin e vendit,
      Ne mbrojtjen e te drejtave te gruas,
      Ne ndertimin nga themelet te nje industrie dhe bujqesie intensive….
      Ti Pellumb vet kur e ke njohur formimin dhe aktivitetin tend, popullaritetin tend me te mire!?….
      Mos u bej Hipokrit, se nuk te pret buken Daj Sami…
      Por njerzit si ty kane akoma “maçin” ne bark….
      Nuk mund te krahasohen lirit e sistemit feudal me ato te sistemit te ekonomise se tregut….
      Dhe po keshtu ato te socializmit te deformuar me sistemin e sotem….
      Edhe ne vleresimin e Saliut ti Pellumb, gabon!
      Saliu eshte vet Kanceri, ministrat e tij jane metastaza….
      Po ra Saliu, bie i gjithe sistemi i tij aspak demokratik….
      Bie e gjithe godina diktatoriale e ndertuar prej tij!
      Problem eshte operimi i vet Kancerit të shoqerise shqiptare,
      qe ajo te marre fryme lirisht….
      Pellumb, mos u bej specialist per te tera fushat, se te tille kemi patur diktatoret tane, edhe pse kane ndryshim te madh midis tyre!….

    3. Nostalgjia says:

      Mergimtar fv,
      nga qe je jo realist, behesh edhe me Enverin edhe me Sali Berishen, dmth nuk ndahesh dot nga Enveri…!

      Sepse vetem ne kohen e tij, duhej t’i ishim atij mirenjohes per gjithcka, madje edhe qe ndaloi Zotin ne Shqiperi, edhe qe na la pa prone, edhe qe pellumb Kulla ishte regjisori real, tjeter se ne pankarten njoftuese tjeterkush shkruhej si zerigjor!!!

      Ne logjiken e asaj qe u servire ne shqiperi, pra qe demokracia erdhi ne emer te ish te persekutuarve dhe ishpronareve, pra edhe te…Kullajve, na duhet te pranojme se ishte (dhe eshte) Berisha ai qe ka perfituar nga ish te persekutuarit, ish pronaret, pra edhe nga Pellumb Kulla.

      Nese ne kohen e Qoftelargut te Madh, askush nuk do guxonte, pra te gjithe ishim ne kolone, Eja ne Radhe, duhet pare roli dhe puna qe ka bere Pellumb Kulla si ambasador ne OKB. Me sa di une asnje vrejtje nuk ka pasur Berisha per Pellumb Kullen. Dhe Pellumb Kulla qendroi ne detyre, deri sa Sociot, ish-komunistet e drejte perdrejte, e zevendesuan me nje te llojit te tyre…

      Pellumb Kulla ka aftesine ta shoh e ta vezhgoj Berishen nga e djathta e aresyes, jo nga e majta e pasionit…

      1. mergimtari fv says:

        Nostalgjik une z. Kulla e familjen e tij e njoh mire si jeten dhe karrieren e tij , shtepine e prinderve te tij ngjitur ish pav .17 Tirane , ne pervjetorin e 20-te te ish uzines Enver me 68 e vizitoi vet diktatori ku Pellumbi ishte tornitor dhe me kete rast i doli perballe E.Hoxhes dhe i tregoi cili ishte dhe hallin qe kishte , diktatori i dha fjalen dhe Pellumbi shkoi ne Inst.Arteve me talentin qe si mungonte dhe gjate kesaj kohe punoi ne miniere ne Mezes per arsye familjare ( kjo eshte e verteta ). Te persekutuar ishin ata bij nene qe vdiqen burgjeve te diktatures e internimeve te familjareve te tyre neper kenetat e myzeqese , per mua Shqiperine e drejtojne ata qe ishin qe nga 1944 e vazhdojne nen rrogos akoma me idete staliniste , nuk jam nihilist per gjithçka por kjo eshte e verteta e hidhur .

  13. KOSTA says:

    I sakte, zoti Kulla….por dua te shtoi nje detaj qe mesa pashe, ju nuk e dini…..Saliu ju perkushtua aq shume Zogut edhe per nje aresye tjeter – i ka mare vilen ne Durres, vilen e madhe ne koder e kam fjalen….

  14. """"""" says:

    Berisha nuk e dorzon pushtetin pa dallavere o ndonjè luftè civile,keshtu e kanè komunistet dhe amanetqaret e tyre.

  15. vz gjirokastriti says:

    Ne nje tubim te Vatres,nje shqiptar qe nuk e njofta kurre ne jete i
    drejtohet krietarit te Vatres Agim Karagjozit,kur ky i bente thyrje te
    gjithe shqiptaroamerikaneve ,te mbeshtetnin pa rezerva Sali Berishen dhe partine demokratike,per misionin e madh qe ata kane mare per lirine
    dhe demokracine e popullit shqiptar…. I Nderuari Agim dhe ju te gjithe qe jeni ne kete salle,une di se ne kete jete njeriu ka nje mision i fillon dhe i mbaron.Nuk kam degjuar se dikush ka di misione dhe po ka duhet te ma thoni te mar vesh.Ketij Saliut me shoke i ka mbaruar misioni qe ate dite kur u prish organizata e partise komuniste
    ne shqiperi,ky misioni tjeter qe ti zoti Agim me thua mua tani me duket
    jo si mision por si nje perseritje e misionit te pare,por me nje ndrishim,nuk ka veshur perparsen e kuqe por ate blune…. Te gjithe qeshen me tallje me kete shqiptar bari bari bari bari te urte e te zgjuar,duke i thene ulu dhe qetsohu,se bashku me krietarin e vatres
    Agimin.Tere jeten te zgjuarit kane dale me qirinj ne dore ne mes te dites duke kerkuar ne mes te turmes ,kopese njeriun.Turma, kopeja ka qeshur gjithmone me keta barinj duke i quajtur dhe te c mendur.Ai qe i
    sherben nje kasapi,nuk i sherben kurre nje bariut.Ai qe i sherbeu Enver
    Hoxhes nuk i sherben kurre lirise .Ai qe i sherbeu Sali Berishes nuk i
    sherben ndrgjegjes per nje demokraci te ndershme.Ai qe i sherbeu qesharakut nuk i sherben seriozitetit.Njeriu ka vetem nje mision ne jete i mire apo i keq,dikujte i mbaron shpejt misioni qe i eshte caktuar,dikujt i mbaron von misioni,dikujt nuk i mbaron kurre ne kete
    jete,ai ngelet si simbol per jete te jeteve.

  16. Patrioti SHBA says:

    Te lumte mergimtar.
    Asnje fjale nuk i shtoj komentit tend teper korekt dhe shume i vertete.
    intelektuale st Pellumb Kulla duhet te jene me te sinqerte ne karieren e jetes se tyre dhe te mos flasin si Beluli.

  17. Partizani says:

    Ore,Pelltumb! Mor,po ke harruar te permendesh “rolin” e “patriotizmin” e madh te Ballit Kombetar,idhtar i te cilit , je !

  18. dan says:

    Ashtu eshte ‘Nuk është Berisha e keqja më e madhe’; e keqja me e madhe jane injorantet qe e vendose dhe e mbajne ne pushtet kete psiko. Ashtu si edhte thuet: populli meriton udheheqjen qe ka.

  19. Leone-53 says:

    N.VJOSA,
    Nuk e di se ku ndodhesh ne Shqiperi apo jashte saj.
    Z.Kulla nuk tha qe nuk jane bere ato vepra gjate komunizmit si elektrifikimi, shendetsia, veprat e pesvjeçarve etj. etj. ku askush nga ne qe ka jetuar ato kohe nuk mund ti mohoj dhe ku ishte djersa e popullit qe i beri e asgje me teper pa nje lek borxh.
    Ai me teper tregoj çka ndodh ne Shqiperine e ashtuquajtur demokratike te pas 90-es ku gjithçka bie mbi Sali Berishen (e skllaven e tij PD) padyshim dhe mbi PS-ne.
    Ai beri nje REZUME te aq gjerave qe ndodhin ne Shqiperi pare e ndjere me syrin e veshin e nje shqiptari qe jeton jashte Shqiperise duke e pasqyruar ate te vertet qe e ndjejme edhe ne qe jemi jashte dhe qe “e jetojme” çdo moment me mjetet e komunikimit qe sot nuk mungojne por qe e “prekim” çdo vite qe vijme ne Shqiperi.
    Faleminderit z.Kulla! Milano.

  20. uragan says:

    …Per klea-n,(qe ka mbetur pa goje)! …………………..E kisha fjalen qe larg dhe jashte Shqiperise, flasim ndryshe, por dhe sillemi ndryshe. Z.Kulla eshte intelektual, shikoni topall-intelektualet, ne atdheun tuaj! Nuk pashe ti komentonte!? Sa per kryeveprat, e kisha fjalen;…Duke filluar qe nga Barleti, e.t.j, duke vazhduar me Rilindasit, por dhe nje pjese te emigruarve te kohes se Enverit, punuan dhe na lane pas vepra te tilla qe jane certifikata jone nder kombet e qyteteruar. E, ato, une z. apo z.nj. klea i quaj K R Y E V E P R A! Nuk mund ti rrezoje asnje rregjim, dhe jane bere ne pjesen derrmuese larg, dhe jashte SHQIPERISE! Me thoni ju qe e kam gabim!

  21. patrioti says:

    z.pellumb
    me vjen me te vertet cudi(e rradhes me ty)qe e perjashton vehten e del mbi te gjithe.Mos harro se ti ke qene pjese edhe e Enverit edhe e Sales.Kur valle ca njeres si ty te talentuar do te flasin troc.E boll me radioskopirat e atyre qe iken e te atyre qe po ikin nga skena politike.Ti ke qene idhull per breza te tere.Mos u plak me analiza.Prano se ti bashke me mijra e mijra te tjere ishit ne trenin e Enverit.Befas behesh analist.Sala te dha ty c’mundi.E pa qe ti ishe menderisht e emocionalisht shume lart te dha duarte.Ndersa ne kohen e E…(cuditerisht e quajme koha e tije)ti dhe gjithe armata e propogandes se tije pervecse na i bete koken daulle me krijimet tuaja por edhe na keni dhene kenaqesi te paperseritshme.Me mire do te ishte qe te na sillje ndonje krijim tendin sesa te beje kasandren.Me fal per fjalet e hidhura por une jam nje nga ata qe e dua shume trurin e kombit tim qofte kur ai fle gjume.

  22. megjithate says:

    nje intelektual si p.kulla qe ka krijuar ne kohen e Enverit duhet te kujtohet se edhe atehere kishte humor per mungesa ne treg… filxhanet e kafese.

    e.hoxha do analizohet per arritjet dhe mos aritjet. te pakten kishTe pune per kedo, kishte rend publik nuk te vriste njeri ne mes te rruges sepse e shikoje, kishte shkolla, qendra mjeksore, energji elektrike ne cdo fshate sepse kam punuar dhe vete ne ato qendra mjekesore, zhduku analfabetizmin, kenetat, gjakmarrjen…

    cdo medalje ka dy ane!

    pyetja per ju zoteri eshte; cfare ka arritur saliu? medalja e tij eshte bloze nga te dyja anet dhe ne kundershtim me ju, une mendoj se SALIU ESHTE E KEQJA ME E MADHE E SHQIPTAREVE DHE DUHET ZHDUKUR SA ME PARE, POR ME SA DUKET TA PASKA LYER QERRENE EDHE TY QE BEN TE TILLA DEKLARTA!

    1. Partizani says:

      E VERTETE, kjo qe thua “Megjithate”,por kujt ja thua?! “Intelektualeve” bythe-lepires te te gjithe regjimeve si P. Kulla apo E. Tupja?

  23. sokol says:

    Ti pellumb mire flet po shqiptaret e dine se ti je nje ish zyrtar i partise shtet qe shfrytezove postin per te ndejt ne amerike.E dyta qe pak kushe di eshte se ti je mashtrues me “kompanine’ tende dhe duhet te shkosh ne burg ketu per mashtrimet e tua duke ju ngrene leket shqiptareve(pershendetje nga Detroiti)

  24. loku says:

    Duke u servilosur nbete tere jeten o Pllumo njeri i pa fytyre je.Me kujtohet ne vitet 90i fute nje barsalete me gomarin dhe u emerove ambasador pastaj kur humbi zgjedhjet PD i fute nje te share Berishes dhe mbete prape Ambasador.Nuk e di se cben tani por duket se po ben diversion per ate te GJATIN.Njeriu ka pak dinjitet rri me mire trego barsaleta se ke edhe moshen tani

  25. nibiru says:

    je i sakte ne shume detaje z.pellumb por gjithsesi mbetesh subjektiv.

  26. valbona says:

    Z Pellumb Kulla,emrin e keni te bukur,mbiemrin te madh,me kete interviste tregoheni se mendjen e keni sa te emrit,punen te kunderten e mbiemrit.Ne rast se dote marish parasysh shkaqet dhe jo pasojat ,pa aneshmeri do me jepet se kam te drejt.
    Kur nje objekt eshte sulmuar disa here ,ruhet me roje te armatosura ,ndersa kur nje objekt respektohet nga te gjithe dhe nuk ka arsye sulmi ,nuk ka pse te ruhet me roje te armatosura.
    Ne rastin e pare eshte shkaku qe detyron kete pasoje te tjerat kuptoji vet….

  27. banija01 says:

    Vilson…

    Kisha ndermend te beja nje koment per te madhin P.Kulla po kur lexova shkrimin tend thash me mire i pergjigjem Vilsonit.

    Kur ishe ne mbledhjen e Vatres nje i panjohur ju tha se njeriu ka nje mision ne jete dhe kjo arsyetim shume i sakte edhe ty (ti) te pelqen po dy fytyresia eshte me e keqe se misioni i dyte (dite) i Saliut.

    Per qendrimin tend politike nuk di shume se idhe ne Elbasan po per vellezerit dhe fisin tend nuk mund te thuash se nuk e perkrahen Sali Berishen ne Gjirokaster.

    Bile kane perfituar dhe nga privatizimet qe shume nga NSHN-ja qe punuan nje jete te tere dolen me gishte ne goje se nuk ishin anetare te PD-es.

    Prandaj o Sone mos ri shtrembet e flet drejte po ri drejt e fol drejte.
    Mire eshte te shkruash si duhet te jete ne praktike se te gjithe komentuesit qe nuk te njohin dhe te lexojne do thone se vz gjirokastriti ka shkruar shume drejte se nuk duhet mbeshtetur S. Berisha ,por jo ta godasim tani qe po i reshqasin kembet.

    Ne qe nuk i sherbyem Saliut i kemi sherbyer ndergjegjes per nje demokraci te ndershme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje