Dr. Adem Harxhi u bën një numër pyetjesh “mjekëve intelektualë” të peticioneve; dhe në fund një pyetje shtesë

26 Janar 2013, 12:31Sociale TEMA

Peticioni i “intelektualëve”, që qortonte opozitën dhe merrte në mbrojtje pushtetin, nuk ka kaluar pa vëmendje. Por më së shumti ka thithur vëmendjen e atyre që këtë peticion e kanë përqeshur, apo që e kanë denoncuar. Më i fundit që e ka bërë këtë gjë është mjeku Adem Harxhi, që prej kohësh shkruan dhe opinione të natyrës ‘teknike’ në shtypin e përditshëm. Dhe merret vesh se këtë herë opinioni i tij nuk është i një natyre të tillë.

Harxhi shfaqet gati i befasuar nga fakti që shumë “intelektualë” ishin kolegë të tij, d.m.th mjekë. Nuk spekulon me motivimin e tyre për të hedhur firmën në këtë peticion, por u bën atyre një numër pyetjesh:

A keni parë gjetkë në Europë spitale e poliklinika si këto publiket në Shqipëri?

A keni parë gjetkë nëpër botë spitale, salla operacioni dhe reanimacioni pa sistem të ajrit të kondicionuar?

A keni parë ndonjë spital në Europë që të mos ketë ujë të ngrohtë për t’u larë të sëmurët?

A keni parë ndonjë spital privat a shtetëror nëpër botë, ku të sëmurët t’u futin lekë në xhep doktorëve, infermiereve, sanitareve, dhe portierëve?

A keni parë ndonjë spital, ku pacientët shkojnë dhe i blejnë vetë barnat?

Etj., etj.

Dhe në fund, e mbyllte me një pyetje çarmatosëse për “intelektualët”: Pse ju profesorë, doktorë e mjekë nuk i bëni peticione qeverisë me synimin që këto probleme jetike të zgjidhen?

http://respublica.al/artikuj/2013/01/26/dr-adem-harxhi-u-ben-nje-numer-pyetjesh-mjekeve-intelektuale-te-peticioneve-dhe

46 komente në “Dr. Adem Harxhi u bën një numër pyetjesh “mjekëve intelektualë” të peticioneve; dhe në fund një pyetje shtesë”

  1. Kopenhagen says:

    Bravo doktor.
    Pergjigjen po ta jap une, sepse keta nenshkruesit e peticioneve te SRB-it jane te gjithe ne xhepin e tij, ose me teknikisht, jane ne zgjatim i tij, dhe ju pelqen te ngrohtit ne breket e SRB-it.

    1. ramy says:

      Ham ham ham
      Leh qeni ramy
      Hum hum hum
      Qen chicago

    2. Doni NYC says:

      E kam takuar doktor Ademin ketu ne NYC me 27 nentor, diten e 100 vjetorit dhe para ndonje jave e pashe duke shetitur me te shoqen ne rruge.
      I nderuar dhe i respektuar,pararoje si gjithmone.
      Me beri pershtypje nje shprehje e tij “… Une e kam mbyllur me kohe, tani nuk dua tu le ndonje sherr femijeve”

  2. arjani says:

    Mjeket, dhe politikanet fytyrat me te urryera te tranzicionit shqiptar!!

    1. Ben Chicago says:

      po gjykatesit?

  3. adi says:

    Bravo Doktor,
    Shumë mirë që e mësuam se mirqënja dhe problemet që ka shëndetësia të mund të zgjidhen me peticione kundër qeverisë. Nuk e duam ndihmën e Europës. Do presim PS-në të arrijë këto parametra (për nja 30 vjet) e pastaj të hyjmë në Europë. Poshtë Kapitalizmi!

    1. fl says:

      Po edhe zhulin e spitaleve doni te mbroni o talebanet e Sales. Po ku ke pare ti ne Evrope qe dikush ti drejtoj peticion Opozites?
      Cfare perpjekje pe bejne kete servilat e peticionit per te zgjidhur problemet e shendetsise?

      Han m*tin e Argites sipas oreksit, se firmes se saj po ja shifni hajrin sot. Ka firme te arte, ne kuptin e vertete te fjales.

  4. kotmekot says:

    Un jam mjek, per fate te mire dhe per fat te keq punoj jasht shtetit.
    – I kam frekuentuar spitalet shqiptare dhe pa asnje hezitim mund ti krahasojm me ato te afrikes. perparimet qe ben mjeksia shqiptare jan thjesh spekulative.
    – Te jesh mjek nuk do me thene te jesh intelektual, madje madje po ju them qe ne gjirin e mjekve gjen me shum injorante se sa tek shitsit e thjesht te dyqaneve.
    – Nese qeveria aktuale arrine te pervetsoj gjyqsorin qe eshte nje pushtet qe me kushtetute duhet te jete i pavarur çfar problemi ka qeveria per te mbushur nje liste me pseudo intelektuale.
    – Mbi te gjitha qeveria ben manovra te vazhdueshme per te terhequr vemendjen nga problemet shum te renda si korrupsioni dhe paftesia.

    1. Betti says:

      Përse shkruan “kotmëkot”, e nuk vë emrin. Mos je edhe ti një ndër ata mjekët injorant¨(nëse je mjek.

    2. mergim tari says:

      Ore KOTMEKOT,
      Perse i OFENDON siptalet afrikane duke i krahasuar me ato te Shqiperise.

  5. Spiro Gjoni Elbasan says:

    Pershendetje doktor Harxhi!
    Ju pergezoj per shkrimin tuaj dinjitoz! Mendimet tuaja te shprehura me shume shqetesim per ate ç’ka po ndodh me sherbimin shendetsor ne Shqiperine tone i konsideroj me shume vlere. Ato i kalojne permasat civile. Ato mund edhe ti konsiderojme ndoshta edhe si nje “akuze” per ate pjese te semure te shoqerise sone, dhe ketu e kam fjalen per ate qe do ta quaja piramiden e sherbimit sherbimit shendetsor ne Shqiperi.
    Une nuk ju njoh, por duke lexuar shkrimin tuaj, ju them me plot bindje se qendroni shume me lart nga koleget tuaj, te cileve juve i drejtoheni
    Shoqeria shqiptare ka shume nevoje per njeres si ju, qe te thone me kurajo civile , mendimin e tyre dhe ta tregojne me gisht, vendin e plages, qe sot Shqiperise i dhemb me shume se kurre. Te gjithe duhet te perpiqemi qe te ringreme lart moralin e rrezuar te shoqerise shqiptare.
    Dhe kete mund ta bejne vetem njeres si ju.
    Te faleminderit!
    Elbasan 26.01.2013

  6. baro çorrogjafi says:

    Eshte teper e çuditshme se intelektuale te tille sa poshte e ulin vehten,dalin jashte realitetit te dhimbshem shqiptar dhe alla topallçe , verberisht firmosin peticione te tilla : Tre sekonda… tre sekonda… ndodhet Shqiperia jashte Europes , siç thote Zhozefina !!!! Dhe numri i “intelektualeve ” firmos, firmos, firmos, qorrazi.

  7. Ne Evrope Ne Do Te Vemi ______Kush S'beson Borxh Nuk I a Kemi says:

    @ Dr. Harxhit — Sikur te mos kishim ato qe kemi dhe te kishim ato qe s’kemi do ishim bashkethemelues te UE ,me Francen dhe Gjermanine .

  8. Vlora says:

    po doktor i nderuar, shum te sakta pyetjet tuaja.

    por keta doktore, jene njesoj hajdut si ‘familja”.interesi i tyre jane vetem zhvatjet, dhe jo kushtet e spitaleve.

  9. e verteta says:

    Doktor ju uroj shendet.
    Keta jane intelektuale te tredhur, qe neser do pendohen per ate firme qe kane vene. Ky eshte nje shtet privat i familjes Berisha qe ka tredhur nga lart e nga poshte pseudointelektuhalet.

  10. banija01 says:

    Dr.Adem Harxhi mjek i njohur gjirokastrit i nderuar dhe i respektuar jo vetem nga gjirokastriret por ne mbare shqiperine.

    Mjek okulist nder me te miret.Sa me i afte te jesh ne profesion aq me i pavarur je.

    Po mjeket e peticionit jane te pa formuar profesionalisht dhe jane te varur nga qeveria .

    Deri diku kane dhe pak te drejte se rojme ne nje diktature “Demokratike”,si ne kohen e Enverit po fole burgosesh kurse sot po fole pushohesh nga puna,qe eshte njesoje si burgosje.

    Shembellin e pame tek arsimraret e Librazhdit qe nuk ishin paguar per biletat e rimburtesuara dhe nuk guxonin te prononcoheshin ne TV.

  11. tironci says:

    Doktor je i papame mer lal kur flet per pune p…i ne televizor. Kjo puna tjeter osht se si me i mush menjen Ed Romes me votu ligjet qe me morre statusin per ne Europe. ene kjo gjoja nuk osht pune pi…l. 0 por pune k….!

  12. MEMEDHETARI says:

    Bukur,doktor Ademi,por do te me pelqente qe te na beje edhe nje spjegim “tekniko – profesional” nga fusha juaj…
    Dhe ja konkretisht pyetja qe mund te na sqaroje:
    “Si ndodhi qe keta(keto) kare(pi.)intelektuale pesuan EREKSION te menjehershem ne te njejten kohe,qe te gjithe???…

  13. Genard says:

    hahahaha… ju socialisteve vetem ky doktori i seksit ju ka ngel. Ai i njeh mire organet seksuale dhe ju, elektorati socialist, i dukeni atij te gjithe penise dhe vagina, prandaj ju mbeshtet dhe del kunder intelektualeve te vertete te ketij vendi!

    1. VERONIKA says:

      Respekt dr.A.Harxhi!Intelektualèt e vèrtetè ky vend i pèrzuri ,dhe si rrjedhojè ngelèn pèr tè firmour intelektuhaletè.Firmosin vdekjen ,me tè njèjtèn lehtèsi qè i vdesin pèrditè nèpèr spitale.
      Nè Brazil,disa vite mè parè,na vjen njè raport ku na lajmèronin pèr vèrtetèsinè e Skuadrave tè vdekjes.Asgjèsonin fèmijè,nèpèr favellaset e mjeruara ku rronin tè braktisur.Asnjèher nuk u pranua nga qeveria,por pati zèra tè shumtè,dhe mè kujtohet qè UNICEF,detyroi OKB nè sansione ekzemplare.Sa herè qè shoh njè nga kto pèrparèset e bardha ,qè vetèm atè kanè tè bardhè mendoj gjithmonè kto skuadrat.
      Doktor,mè duhet vetèm tu korrigjoj kur i quani *kolegè*.Ata nuk janè kolegèt tuaj,ata janè kolegèt e I.tè Metè,janè kolegè me paaftèsinè,me vjedhjen,me 20 pèrqindèshin,me tarifat milionere ,me konventat,me shembullin negativ pèr breza tè tèrè,me vrasjen…sepse tè kesh njè fèmij me diabet dhe ti hedhèsh glukozè–kjo quhet vrasje.Tè çosh fèmijèn pèr njè urinokulturè dhe ti japèesh HIV-in kjo èshtè vrasje,tè kesh VANGJEL TAVEN ministèr,qè as diplomè doktori nuk ka –kjo èshtè vrasje.Doktor mos mi quani kolegè,quajini vrasès,quajini intelektuhalè,por jo kolegè—sepse mè duket sikur jemi tè gjithè njèsoj.Doktor,pse ikni nga ky vend??Pse ja lehtèsoni kaq shumè jetèn ktyre vemjeje…Pèrse Doktor??Pèrse duhet tè jetè atje V.Tava??Pèrse ktu ka kaq shumè Hamza???

      Genard ,tè rèntè pika…penisi dhe vagina,janè ato mjetet qè kanè gjeneruar dhe ty…vetèm qè ka qenè spermatozoid kopil,prandaj dhe ti je bastard,dhe injorant…si tè gjithè ata intelektuhaletè e listès Topalli,jeni tè gjithè prodhim i hangarève tè misrit…derivant i atyre *socialistève* qè nuk tè pèlqejnè!Edukohu idiot,me gjithè *tironcin* e shpellave!

    2. fl says:

      paska ndru emer prap ky katnari i Sales ? , e paska modernizuar

    3. XHINO says:

      genard kij respekt per kete doktor se ky te beri femer ashtu sic te pelqente GOJOR

  14. hareku says:

    Bravo doktor,ka shum per te thene por ju lumte keni thene gjerat qe u perkasin atyre qe firmosen.te pergezoj dhe jete te gjate.

  15. udheheqesi says:

    Ju doktor kini shtruar pyetje ne fushen e shendetesise per te cilat ju pershendes se gjendja e tyre eshte katerceprisht e vertete
    ashtu si i trajtoni ju ne pyetjet tuaja. Une po u drejtohem me disa pyetje “intelektualeve “te fushes se arsimit me ne krye DHORI KULEN:
    1. A kini pare institucione arsimore ne vendet perndimore te Europes dhe ne SH B A?
    2.Akini pare atje shkolla pa cati ,pa dyer e dritare ,se c’bie jashte bie brenda?
    3.A i kini pare klasat si i kane bangat dhe arrinin 4-5 veta ne nje bange e te veshur me xhupa?
    4.A kini pare femije te dridhen nga te ftohtit se nuk kane ngroheje dhe kornizat e dritareve ne raste se egzistojne jane pa xhama?
    5.Kini pare apo degjuar qe lideret te shkojne neper shkolla e t’u thon femijeve ,qani me te madhe qe prinderit te votojne per ate parti qe perfaqson lideri,apo te kerkojne qendren e votimit te prinderve?
    6. Kur beri betimin Obama para disa ditesh ,ku ishin mbi 1milion
    pjesmarres a kishte nxenes shkollash e te lihej mesimi?
    7.Para se te firmosnit peticionin e hartuar nga Jozefina Topalli,kjo politikane e “madhe”dale nga levozhgat e misrit e bykrat
    e orizit a i dini kushtet e shkollave ne vendin tone? Sa fonde harxhohen per shkollat e sa per zyrat e pushtetareve ‘apo vilat ku plazhohen paria ? Edhe po patet firmosur kini firmoser qorrazi.

  16. Niko Maloku says:

    ASAMBLI GAM – GAM STYLE

    ” Thuhet se pushteti të korrupton por është akoma më e vërtetë se pushteti josh të korruptueshmit ”
    David Brin

    Para pak kohesh, kryeministri i Shqiperise na bëri të ditur se i pëlqente shumë pjesa muzikore Gangnam Style e nje koreanojugori. Edhe po të mos na e thoshte, ne e dinim këtë fakt, pasi ai ka 23 vjet që hedh valle nën ritmet e një stili të ngjashëm muzikor, stilit gam – gam. Për 23 vjet rresht, 365 ditët e vitit, nuk ka pushuar së bërtituri, gënjyeri, fyeri, kanosuri bashkëqytetarët e tij; sidomos ata që nuk janë dakord me të, ata që bëjnë publike bëmat e tij antiligjore, antipopullore dhe antikombëtare.
    Meqënëse ” baletmaestri” dhe regjisori i këtij vallëzimi është plakur dhe i ka dalë boja, kohët e fundit ka thirrë në skenë një tufë njerëzish pa integritet moral, të cilët, nëpërmjet një peticioni të dërguar në parlament (?!) i bëjnë thirrje kryetarit të opozitës të votojë nja tre amendamente ligjesh, se, përndryshe mbetëm jashtë Evropës. Pafytyrësia dhe hipokrizia e këtij akti nuk njeh kufij. Akti në fjalë të kujton letrat që kooperativistë të dalluar i dërgonin udhëheqjes së PPSH para 50 vjetësh për ta përkrahur në luftën kundër shfaqjeve të huaja.
    Në vitin 1933, mijëra intelektualë gjermanë firmosën peticione, me të cilët i kërkonin popullit gjerman të votonte për Hitlerin si ” shpëtimtar i kombit “. Se çfarë ndodhi më pas dihet mirë. Në vitin 1992, në Shqipëri, disa qindra intelektualë firmosnin peticione, me të cilët i kërkonin popullit të votonte për Sali Berishën. Se çfarë ndodhi më pas e dimë, ashtu siç e dimë mirë se shumica e atyre firmosësve, sot, nuk duan ta shohin me sy regjisorin e ” vallëzimit gam – gam style”.
    Asambli Gam – Gam Style do të ishte i besueshëm, i justifikueshëm dhe i dëgjueshëm nëse do të kishim të bënim me individë që, gjatë këtyre 23 viteve kanë dëshmuar, me fjalë dhe me vepra, se janë sinqerisht të shqetësuar për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, se janë të papajtueshëm me padrejtësitë e shkaktuara nga të gjitha pushtetet në Shqipëri, se meraku dhe interesi i tyre janë shqiptarët në përgjithësi dhe jo parti apo individë të veçantë. E thënë shkurt, nëse ata kishin dëshmuar deri tani se në jetët e tyre udhëhiqen sadopak nga idealizmi dhe jo nga pragmatizmi ( fitimi personal ).
    Mirëpo, ne nuk mund të gjejmë asnjë pjesëtar të këtij asambli që, qoftë edhe një herë në jetën e tij / saj, ta ketë ngritur zërin në vitin 1996 kur bandat e pushtetit, nën drejtimin e regjisorit të ” asamblit “, dhunuan zgjedhjet e përgjithshme politike, të cilat u shpallën të parrregullta nga gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë. As kur vendi u fut në kaos dhe regjisori dërgonte avionët për të bombarduar antiqeveritarët, në mënyrë që të rizgjidhej president për të dytën herë, peticionistët tanë nuk u ndien të gjallë.
    Kur regjisori i Asamblit Gam – Gam Style drejtonte asamblin Bam – Bam Style ( ai është i aftë të drejtojë më shumë se një asambël ) në shtator 1998 për të marrë pushtetin me tanke e mitralozë ( në të vërtetë e mori dhe e deklaroi të marrë në TVSH ) firmëtarët e sotëm, që u digjet shpirti për pak Evropë, nuk e gjykuan të arsyeshme ta konsideronin këtë akt si kundër evropinazimit të Shqipërisë. Jo, jo. Për ata, ky ishte një akt i pranueshëm, i moralshëm, i ligjshëm, demokratik. Mirëpo, nuk mendonte kështu Europa, e cila e urdhëroi asamblin Bam – Bam Style të braktiste institucionet e uzurpuara me armë.
    Kur Regjisori i këtij asambli falsifikonte zgjedhjet përsëri në vitin 2009 dhe nuk pranonte të hapte kutitë e votimit për të verifikuar duart e tij ” të pastra “, peticionfirmosësit e sotëm nuk kishin mësuar ende të ngrinin zërin për ” të mirën e Shqipërisë ” dhe të ardhmen e saj europiane. Po ashtu, vrasja e katër protestuesve të pafajshëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga institucionet shtetërore nuk i zgjoi dot nga gjumi ” europianistët ” tanë.
    Gjumi i tyre letargjik vazhdoi pa ndërprerje edhe pasi zëvëndësi i regjisorit të tyre u kap duke planifikuar vjedhjen e gati një milion eurove nga buxheti i shtetit, edhe kur 230 milion euro ” humbën ” në ndërtimin e rrugës Durrës – Kukës, edhe kur institucionet ndërkombëtare të monitorimit e renditën Shqipërinë si vendin më të korruptuar në Evropë. Këta ” atdhetarë ” të klasit të parë heshtën edhe kur regjisori i tyre firmosi marrëveshjen me Greqinë pë t’i dhënë nja 350 km2 det. A thua intelektualizmi i tyre nuk ishte i atij niveli që të mund t’i vlerësonte të tilla akte si antipopullore, antiligjore, antikombëtare dhe antidemokratike?
    Sigurisht që ata i dinë të gjitha këto, por shpirti i tyre prej mercenari, mentaliteti i tyre mesjetar fisnor dhe nuhatja e tyre ndaj çdo gjëje që sjell fitim personal, i ka bërë dhe i bën ata të injorojnë aktet që realisht dëmtojnë interesat e përgjithshme si dhe mundësitë reale të afrimit të Shqipërisë me Evropën. Ata heshtën gjatë gjithë kësaj kohe që Evropa iu binte zileve të alarmit dhe u zgjuan tani që regjisori i tyre iu ra kambanave për humbjen e pushtetit personal, familjar e klanor.
    Ajo që e bën problemin edhe më intrigues, por edhe më domethënës është fakti se shumica e anëtarëve të Asamblit Gam – Gam Style janë mjekë, ata që në psikozën popullore mbahen si ” humanë”. Mirëpo, jeta ka treguar se humanizmi qëndron në njeriun dhe jo në profesionin. Jo më kot, Diogjeni i lashtësisë kërkonte ditën për diell, me qiri të ndezur në dorë, nëpër rrugët e Athinës, të gjente ” njeriun “. Mjekë kishte mjaft. Ai kërkonte njeriun.
    Sikur mjekët e asamblit të sotëm shqiptar të ishin kujtuar këto 23 vjet të kërkonin modernizimin, humanizimin dhe europianizimin e sistemit tonë mjekësor; sikur të kishin protestuar kundër kthimit të shërbimit mjekësor nga falas, siç ishte më parë, në një sistem të korruptuar aktual, në një shërbim të përballueshëm për një pakicë të privilegjuar dhe depersonalizues për shumicën e popullsisë; sikur ata të kishin ngritur zërin kur kolegët e tyre operojnë pa nevojë ( vetëm për t’iu marrë paratë ) gra shtatzëna gjatë lindjes; sikur këta ” dashnorë ” të zjarrtë të Evropës të kishin kërkuar dënimin e kolegëve të tyre që iu hiqnin veshkat e shëndosha pacientëve shqiptarë, pa dijeninë e tyre, apo kundër mjekut që vetëm dy javë më parë e mbyti një vajzë shtatë vjeçe nëpërmjet neglizhencës dhe mjekimit të gabuar, thirrja e tyre e sotme do të mund të justifikohej disi.
    Mirëpo, ata nuk i kanë bërë asnjë nga këto veprime. Ata nuk i kanë bërë dhe as duhet pritur t’i bëjnë sepse ndërgjegjja e tyre nuk udhëhiqet nga humanizmi e idealizmi, por nga përfitimi e servilizmi. Jo pak prej tyre janë të atij kallëpi që kur nevojtarët shkojnë të vizitohen, i sorollasin me orë të tëra dhe, kur i takojnë, i shikojnë nga xhepat dhe jo në fytyrë. Jo pak prej tyre, pasi e vizitojnë pacientin dhe e shtrojnë në spital, në vend që t’i sigurojnë falas ( sipas ligjit ) të gjitha kurimet, i orientojnë të afërmit e tyre të shkojnë e të blejnë ilaçet në farmacitë ku ata vetë kanë dërguar ilaçet e blera me buxhetin e shtetit ( d.m.th. me paratë e popullit ).
    Asnjë nga këto veprime nuk ndodhin në shërbimet shëndetësore të vendeve që janë anëtarësuar në BE. Në asnjërin prej këtyre vendeve nuk ndodhin as veprimet e sipërpërmendura, për të cilat anëtarët e Asamblit Gam – Gam Style kanë heshtur keto 23 vjet.
    Këta ushtarë rezervistë të shtetit më të korruptuar të Evropës janë, njëkohësisht, edhe ushtarët më fatkqinj. Janë të tillë pasi Komandanti i tyre, i përcaktuar nga korespondenca e diplomacisë amerikane si ” kreu i trukimit të zgjedhjeve”, është në prag të çgradimit. Sado mirë dhe sado me pasion ta hedhë vallen asambli, koha e tij ka perënduar.As asambli dhe as regjisori i tij nuk janë të interesuar ta bëjnë Shqipërinë si Evropa. Ata, janë thjeshtë të interesuar të shkruajnë emrin në Evropë dhe pastaj të rrahin gjoksin për merita që s’i kanë pasur kurrë. Ata duan që, me këpucët e baltosura nga politika e tyre të futen drejt e në tapetet mondane të Evropës. Është e pamundur. Atje kanë vënë roje.
    Shqipëria do të bëhet antare e asaj bashkësije kur të jetë pastruar balta e hedhur pa mëshirë nga politika e këtyre 23 viteve. Shumë shpejt asambli do të shpërbëhet dhe, kur ne t’i takojmë rastësisht antarët e tij do i kujtojmë si individë që kryen një shërbim të turpshëm. Madje, pa qënë të detyruar me ligj.

    VIKTOR MALAJ

  17. doktor mavria says:

    un jam doktor mavria, e firmosa peticionin se kisha frike nga Salia. e pranoj qe jam frikacak por kjo ndodh ngaqe nuk kam kokrra ndaj edhe ne fushen e seksit jam cope cope. ndersa dr.Harxhi eshte marshallah ne fushen e seksit ndaj dhe nuk ka frike. hallall ja befte Zoti ne te gjithe peticionistet e kemi zili…….

  18. Radio Brukseli says:

    HARXHI KA TE DREJTE POR PAS 22 VJETESH DUHET MBYLLUR ‘SEANCA’ E PYETJEVE.POPULLI KERKON PERGJIGJE.Te meresh akoma me keta ‘intelektuale’ eshte kohe e humbur te meresh me mjeket qe firmosin si intelektuale tregon ‘FUNDIN’ose qe kjo shoqeri nuk ka me sherim nga mikrobi vdekje prures ‘korrupsion’.Problemi eshte se si do delet nga kjo gjendje?DUHET TE RESTAUROHET KOMPLET SISTEMI I SHTETIT E AQE ME TEPER PUSHTETET .Kete mund ta beje vetem populli me te vetemen arme qe ka ‘voten’.Jashte parlamentit krimi e korrupsioni,jashte deputete me teper se 2 legjislatura e te pergojuar nga drejtesija.
    JASHTE ILIRJANET E KOLISTEROLIT NGA PARLAMENTI PERNDRYSHE POPULLI DO JETE NE GJENDJE KOMA IRRIVERSIBILE.

  19. L.Itali says:

    Eshtë i kompletuar,i gjithanshëm,asnjeherë konformist dhe lepirës,si Dhori Kule,pershembull.Z.Harxhi një njeri që spikat me vlera!Ketu eshte glorioz,një gladiator i vertetë që liliputet “intelektualë”te pushtetit i carmatos me të vertetat skandaloze!Besoj se me njerëz të tillë dhe jo shpellarë si tufa e intelektualeve bagëti,do behet Shqiperia!…Sa keq që nuk e njoh nga afër kete gladiator të shkëlqyer!Meriton respekt edhe prej emigrantëve shqiptarë!Te shkaterrojmë kooperativën e deleve të Berishës dhe ti japim dinjitet Shqiperise!Dhe një mbeshtetës i vetëm për të larguar turmen dhe vrasesin e intelektualizmit shqiptar,Berisha,na duhet!Te luftojme me z.Harxhi të fitojmë kohen e humbur!…

  20. Delli USA says:

    Ku eshte ajo laraska e Sabri Godos,Anila qe na u be dhe njehere ministre,firmetarja e peticionit te Saliut,ptu….fare e ndyre,njerez pa dinjitetin me minimal,skllever gte perjetshem.

  21. Illo says:

    Dr Harxhi dhe , në analogji me të opinionisti “udhëheqësi ” , duke demaskuar shpurrën e ashtuquajtur intelektualë , na kanë dhënë një pasqyrë reale të mjekësisë dhe arsimit , që gjoja ngriti , pushteti anarshist dhe mburacak i Berishës . Gjëndja e ekonomisë , është dhe më e vajtushme , veçanërisht bujqësija dhe minjerat . Mbi këto raporte të besushme , formulohet konkluzioni se Berisha dhe shokët e tij e deformuan demokracinë , për të krijuar një pushtet ku mund të lulëzoi korrupsioni dhe krimi . Kemi në qeverrisje një klasë politike pa moral dhe pa as njeë lloj ideali , për t’i shërbyer këtij populli . Këta lloj “intelektualësh” firmëtarë janë pjellë e këtij pushteti të dështuar . Illo

  22. Koz Dynjaja says:

    ………….Intelektuali !!!!???? nje mendim – ka shume mesues letersie por shkrimtare ka pak – ka shume mesues muzike por kompozitore jane pak – them keto pak jane intelektualet- tani lexoni listen pa vene buzen ne gaz !!!!!!!

  23. gjon says:

    Per sa kohe qe ne krye te Qeverise kemi nje DOKTOR te pa shpirte,do te kemi edhe mjeke medioker pa personalitet,sherbim e te pista etj.etj.

  24. tefta says:

    keta jane qen bir qeni mjeke , qe kane harru betimin e mjekut ketu e 23 vite , rendin pas lekut , te gjithe e urrejne njoni tjetrin dhe askush nuk bo krushqi me njoni tjetrin , si te gjithe hajdutet neper bote

  25. nastradini says:

    NJE PYETJE THELBESORE.

    A ka vend ne Bote nje kryeminister-Doktor-Sigurims-Sekretar i Partise se Punes qe te hype ne pushtet per here te dyte me mashtrime antikomuniste, pasi e kishin hedhur kokeposhte me kallash ne dore heren e pare per te njejtat mashtrime? Ku gjen nje cudi te tille?

  26. lavdosh says:

    Bravo doktor,
    Respekt dhe mirenjohje per qendrimin e duhur parimor
    Duhet ti clirojme ‘pseudointelektualet’ nga rroberia qe kane ndaj njeshit
    Pse e bejne kete valle? Ndoshta ngaqe Sali Diktatori ashtu si paraardhesi i tij shirteror E Hoxha, te blen,te nenshtron ose te vret (me plumbe si 21 Janar, 1997, K Trebicka ose avash avash: te shkateron bisnesin, te heq nga puna etj etj)
    Intelektualiet e peticionit jane per tu ardhur keq
    Le ti japim fundin ketij rregjimi qe ka shakateruar cdo gje

  27. arti says:

    I padegjuar ky emer doktori megjithatr per moshen po e respektoj duke i thene disa fjale.
    A ke pare doktor ne europe nje shtet me 100 vjet pamvaresi,
    A ke pare shtet ne europe me diktature si te Enverit.
    A i mban mend spitalet e Enverit me keto qe jane sot, pamvaresisht nga problematikat qe kane. Ake degjuar qe ne europe nje parti politike te mos votoje ligjin e integrimit te vendit te tij dhe statusin per levizjen e lire te shqiptareve. Ake degjuar ndonje politikan si Rama qe ti po e mbeshtet te mos kete program por te flase kodra pas bregut se do te beje cudira kur te vije ne pushtet. A ke degjuar qe do tju rrite pensionet doktor i nderuar.
    A JE ME I ZGJUAR SE 700 INTELEKTUALET QE KANE FIRMOSUR PETICIONIN.
    Lere politiken ne prag fushate doktor se nuk te shkon per moshen dhe deboren qe ke mbi koke, shtetet e europer jane dhjetera vjet perpara dhe nuk mund ti arrish kollaj me 20 vjet demokraci kundrejt 100 vjet e me shume qe kane ato.
    Nese beson se Rama do ti beje spitalet europiane,voto per te dhe te shohesh,se do ti beje si Tiranen ,ku pallatet jane aq ngjitur me njeri sa nga dritarja e njerit mund te kembesh cigaren me komshiun.

    Qofsh i nderuar doktor dhe mos njollos vehten ne kete moshe dhe pak me teper respekt per koleget e tu me tituj.

  28. lori says:

    Z.Harxhi Shqiperise intelektualet i jane larguar nga vendi prej kohe.Per kete grup qe Ju i drejtoheni nuk jane as mjek e as intelektuale!Ata jane te punesuar nga Saliu i tye ne morgun e shqiperise per te zhdukur gjitheçka.qe eshte gjalle.Kjo fatkeqesi ka pllakosur kete vend przj mese 22 vjetesh,ndaj mos u lodheni duke u bere pyetje qe s’kane asnje lidhje me zanatin e vendin e tyre te punes.Se fundi me lejo te te pyes :E ç’lidhje la Sali Berisha me mjeksine ,kur ai paguhet per tjeter zanat e me dollare?

  29. GjonMAZO says:

    Pëe Artin më sipër:

    Mos mashtro me antikomunizëm të rremë si Sala. Regjimi i Enverit ishte mizor, por spitalet funksionin me rregullsi dhe pika shëndetsore modeste por dinjitoze kishte dhe në fshatin më të humbur, i kam parë me sytë e mi…

    1. tefta says:

      shume gjera funksionuan ne shtetin e enverit ne rregull se ai ndertoi shtetin dhe keta Eshkaterruan shtetin ,prandaj keta PUSHTETARET TANE te sotmit krahasohen vetem me politikanet e Indise,Malajzise,Tajlandes,Singaporit qe dun te rrejne boten se kane ndertu shtete pa breke e pa hale!

      1. dritani says:

        Tefta lexo pak me shume per Indine, Malajzine dhe Singaporin…

  30. Astrit H says:

    Hey Doktor,
    Ti je krenaria jone ne New York.
    Ti mendon per Shqiperine si doktor, pacient , patriot. Ai Doktori qe eshte ne Qeveri, vetem ka ndihmuar te shkaterroje dhe percaje shendetesine.
    Ne Shqiperi nuk ka karriere ne Mjekesi, ka vetem Mjeke qe i servilosen Berishes, dhe kundershtare te heshtur.
    Te dy palet mbushin xhepat, dhe nuk interesohen per ndonje rritje te nivelit shendetesor.
    Mjeket tani nuk kane cfare te bejne me kete katrahure qe gatuan naten “Doktori”, i cili eshte edhe shef kuadri ne cdo spital.
    Megjithate ata kane edhe 4 muaj te dalin nga guaska, dhe te flasin per kete poshterim te sistemit mjekesor.
    Je i madh Doktor Ademi! Intelektual dhe patriot i vertete.

  31. Sali serbi says:

    Arti
    O qen bushtre qe nuk pushon se lehuri dhe shpifuri o verome gjirizesh qe na bere sebep kete moster kryeminister, o pleh i plehut qe bere te mbije ky stan politikanesh, o llum qe e ke bere llum gjithe Shqiperine. Do te vij ajo dite qe do gjesh vendin tend atje ku te futi historia brez pas brezi.

  32. Ky eshte intektual doktor ,dhe jo keta shkerdhatat qe jane nga me hajdutet dhe kriminelet e popullit shqiptare ,duke ju marre dhe kacidhen e fundit te marrur borxh !ptuuuu fare bastardesh pa mbarim !

  33. durrsakupuro says:

    KETO QE THOTE DOKTORI JANE TE DREJTA SE MJEKSIJA NE SHQIPERI NUK I KA PASUR KURRE KETO KUSHTE AS NE KOHEN E ENVERIT AS NE KOHEN E FATOSIT E AS TE SALES,NDOSHTA KUSHEDI KUR DO TI KETE.POR UNE NUK ARRIJ TE KUPTOJ NJE GJE.CFARE LIDHJE KA KY DISKUTIM ME FIRMEN E INTELEKTUALEVE PER HYRJEN NE EUROPE.PERSE NUK DO EDI RAMA TE NA FUSE NE EUROPE .PER KETE ME TE DREJTE SHQETESOHEN ATA INTELEKTUALE DHE GJITHE SHQIPTARET.SALA DHE EDI VRAFSHIN VETEN NE LUFTEN PER PUSHTET DHE KORRUPSJON POR ME POPULLIN CFAR KANE.DOKTOR TI QE MBESHTET EDIN DHE GRAMOZIN PO DESHE MERR KURAJON E FIRMOS BASHKE ME INTELEKTUALE TE TJERE NJE ANTIPETICJON QE SHQIPERIJA TE MOS HYJE NE EUROPE SIC NA LA ENVERI PER 50 VJET TE IZOLUAR.DHE JU QE SHKRUANI KETU SHANI INTELEKTUALET QE MBESHTESIN FUTJEN NE EUROPE.INTERIMI NUK ESHTE AS PER SALEN DHE AS PER EDIN SE ATA BREDHIN KU U DO QEJFI, POR PER SHQIPERNE DHE SHQIPTARET .O QORRA QE NUK DONI SY.MOS INTEGRIMI NE EU ESHTE VRASJE KRIM DHE SHQITARET NUK DO JA FALIN EDI RAMES KETE NE VOTIME. ATIJ QE PER PER NJE VIZE SHISTE PRAPANICEN KURSE TANI NUK I DUHET ME INTEGRIMI POR NJE SHQIPERI JASHTE EUROPE QE TE VJEDHE PA KONTROLL NDERKOMBETAR

  34. tamango says:

    a keni pare mesues qe nuk kane marre rrogat prej disa muajsh dhe kane frike ti pergjigjen gazetarit

  35. luan says:

    po ckeni me intelektualet ju more xhanem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje