Deputeti socialist dhe shkencëtari Besnik Baraj dëshmon për skandalin e fundit që ka përfshirë Shqipërinë me ish-ministrin peruan që kërkohet për grusht shteti në vendin e tij.
Nga Lorenc Vangjeli, JAVA
Është një histori që i mbërthen të gjithë. Ka brenda politikë, ka tentativë krimi, ka shkelje ligji, ka naivitet, shumë gënjeshtra dhe natyrisht, ka dhe shkëmbim të pafundme akuzash. Megjithatë, edhe ato janë akuza që zgjasin jo më shumë se tre ditë. Aq sa e ka jetën çudia në këtë vend çudirash. Fabula e skandalit të radhës në Shqipëri përfshin një ish-ministër të jashtëm të një vendi të largët, mundësinë e krijuar për të bërë biznes të dyshimtë në Shqipëri, akuza në vendin e origjinës dhe në SHBA dhe një mister i vërtetë se çfarë po ndodh me të në Shqipëri, vend në të cilin ai, siç konfirmohet, ka hyrë me një pasaportë diplomatike të falsifikuar.
Historia ka pak a shumë këtë pamje. Nga Peruja, atdheu i tij i origjinës e akuzojnë për pjesëmarrje në grusht shteti: Augusto Blacker Miller, ish-ministër i jashtëm peruan vjen në Tiranë në rrethana të paqarta. Me siguri i bindur se atdheu i shqiponjave është një vend ideal për t’u fshehur dhe për të bërë para. Papritur, në fillim të këtij viti diçka ndodh. Miller duket sikur arrestohet sipas konfirmimeve nga Peruja, por Tirana blu e përgënjeshtron. Peruanët e marrin seriozisht dhe kërkojnë të nisin procedurat e ekstradimit, por Tirana sërish hesht. Para kësaj, për muaj të tërë, në Fier, i njëjti individ ishte afruar me kostumin e biznesmenit që kërkon të bëjë biznes me përpunimin e plehrave. Qershia e hidhur mbi tortë mbetet kryeministri dhe roli i tij në këtë histori. I njëjti kryeministër që ideoi, mbrojti dhe sponsorizoi ligjin për importin e mbetjeve urbane në vend. dhe që sipas faqes së tij zyrtare, është mikpritësi i padiskutueshëm i çdo biznesmeni të madh që vjen në Shqipëri.
Elementi më i panjohur në këtë histori dramatike vjen nga një dëshmi ekskluzive e një deputeti socialist, Besnik Baraj, njëkohësisht shkencëtar kimist, që për shkak të rrethanave është njohur herët me këtë skandal, e ka denoncuar atë dhe për më shumë, ka mundur të bindë opozitën që ta kundërshtojë projektin. “Është kriminale të gjendet fajësi tek opozita duke përshirë në të një përfaqësues lokal të saj, siç është kryetari i bashkisë së Fierit. Menaxhimi i mbetjeve urbane dhe politikat mbi to rregullohen në nivel qëndror. Tentativa për të gjetur fajtorë në opozitë, kjo sëmundje komuniste e pozitës, është tërësisht qesharake. Eshtë mënyra bizantine e të bërit politikë nga një qeveri e paaftë që as nuk di të punojë, as nuk ka ide dhe as nuk e çon nëpër mend që politikëbërja në thelb është shërbim. Kështu do të ndodhë sa kohë që më shumë se zgjidhje problemi, qeveria është bërë një problem akut që duhet të zgjidhet. Dhe do të zgjidhet me largimin e saj”, thotë deputeti Baraj. Ai dëshmon dy takimet e tij të panjohura me ish-ministrin peruan, kundërshtimet që i ka bërë projektit që ai prezantonte dhe flet për dyshimet e tij personale se pse ka nisur ky skandal. Po ashtu, Baraj flet për propozimet e partisë së tij për ndreqjen e gangrenës së mbetjeve urbane dhe bën një fotografi dramatike të realitetit të sotëm në vend në këtë fushë.
Jeni takuar me ish-ministrin peruan dhe në çfarë rrethanash jeni njohur me tentativën e tij për të bërë biznes në Shqipëri?
Po. E kam takuar dy herë. Në Tiranë. Në ambientet e një qendre të njohur në Tiranë, në një prej sallave të saj të mbledhjeve. E kam takuar në fund të vitit të kaluar. Herën e parë me një aktivist të shoqërisë civile dhe herën e dytë me disa kolegë të grupit parlamentar socialist. Në të të dy takimet jemi ndarë keq dhe më shumë se shpjegime, kam tërhequr dyshime serioze për këtë projekt. Dyshimet e mia janë se mbas këtij projekti ose fshihej një tentativë për pastrim parash, ose projektimi i një dere për të sjellë në Shqipëri mbetje të rrezikshme urbane apo industriale. Nuk kam prova të mirëfillta për këtë gjë që po ju them, por duke gjykuar nga dosja që paraqitën dhe sidomos nga efektiviteti ekonomik që mungonte totalisht, dyshime të tilla janë të arsyeshme. Opozita dhe unë si pjesë e saj, kemi pronë vetëm dyshimin, barrën e vërtetimit të tyre e ka shteti me agjencitë e tij të specializuara. Dhe çfarë kanë bërë ato këto ditë që shpërtheu skandali? Asgjë të tillë veç kanë tentuar të barazohen në përgjegjësi me opozitën.
Thoni se në dy takimet tuaja jeni ndarë keq, çfarë kuptoni me një gjë të tillë konkretisht?
Fillimisht lajmin për një projekt të tillë e kemi marrë nga mediat dhe pushteti lokal i Fierit, i cili na kërkoi ekspertizë teknike për këtë projekt. Ekspertizë në kuptimin sesa i dobishëm mund të ishte ai për zonën, e cila, si shumë të tjera në Shqipëri, është në gjendjen e emergjencës për trajtimin e mbetjeve urbane. Në takimin e parë, së bashku me Lavdosh Ferrunin, një veprimtar mjedisor, tërhoqëm një ide të keqe për gjithë dosjen e paraqitur. Pata përshtypjen se ishte një ekip jo serioz, ishte ish-ministri peruan dhe disa bashkëpunëtorë të tij italianë nga Napoli. Më ka mbetur në mendje një detaj: i pyeta se pse një projekt të tillë ata nuk e bënin në Itali, e konkretisht në Napoli që e vuan rëndë gangrenën e mbeturinave. Përgjigja që morra ishte befasuese dhe e gënjeshtërt. Më thanë se çmimi i energjisë që do të prodhonin me impiantin e tyre dhe do ta shisnin në Shqipëri ishte më i lartë se në Itali. Një e pavërtetë totale. Dhe këtu më nisën një pjesë të dyshimeve.
Pas këtij takimi të parë, kam bërë një relacion të hollësishëm për grupin parlamentar socialist, në të cilin duke konfirmuar nevojën për diversifikimin e trajtimit të mbetjeve, nënvizoja se propozimi vinte nga individë jo seriozë dhe se projekti nuk ishte i përshtatshëm. Gjithashtu shtoja edhe faktin se ligji ekzistues për menaxhimin e integruar të mbetjeve, neni 22 i të cilit lejon importimin e mbetjeve dhe “poroziteti” i doganave shqiptare, krijojnë mundësinë që të importohen edhe mbetje të rrezikshme.
Edhe në takimin e dytë në të cilin ndodhesha me kolegun Shalësi, tërhoqëm të njëjtat përshtypje, ndonëse propozuesit ishin dukshëm më të përgatitur se herën e parë, ndonëse sërish krejt të pabesueshëm. Për më tepër, ata parashihnin të ndërtonin pesë impiante të tillë në të gjithë Shqipërinë. Një shifër e ekzagjeruar dhe e pamundur për t’u realizuar, nga pikëpamja ekonomike dhe praktike.
Cili ishte pozicioni i ish-ministrit peruan në këto dy takime?
Dukej se dëgjonte me vëmendje. Dukej se ishte i interesuar për një projekt të tillë, por kishte një padurim të dukshëm në momentet që duhej të jepte përgjigje për pyetje të ndryshme dhe sidomos kur flitej për efikasitetin e munguar financiar të projektit. Nuk mund të them gjë më tepër sepse përshtypjet e mia në këto dy takime kanë edhe subjektivitetin njerëzor, që për më tepër, bëhet i tillë mbas zhvillimit të mëtejshëm të kësaj historie. Dukej shumë i sjellshëm, një kontradiktë e thellë mes asaj që dukej dhe asaj që thoshte.
Çfarë propozonte në thelb kompania?
Ata kërkonin të bënin menaxhimin e mbetjeve urbane me një teknikë, pirolizë, që mendonin ta zbatonin fillimisht në Fier. Kjo teknikë bën trajtimin termik të lëndës organike në mungesë të oksigjenit. Cikli vazhdon me prodhimin e gazrave të djegshëm dhe lëndë të tjera djegëse më të rënda që përdoren si karburant. Problemi kryesor i kësaj teknologjie është kostoja e lartë e trajtimit dhe shkalla e ndotjes. Është një teknologji ende në zhvillim dhe në të ardhmen mund të përdoret padyshim edhe në Shqipëri, por me kusht që të sigurohen burimet financiare dhe të monitorohet rreptë shkalla e ndotjes.
Cila ishte përfshirja e pushtetit lokal, bashkisë së Fierit të drejtuar nga socialistët në këtë histori?
Ky rast është një tjetër shembull i ndryshimit të madh që ne socialistët kemi me qeverinë e Berishës. Menaxhimi i mbetjeve urbane është një problem tepër i mprehtë në Fier dhe pushteti lokal aty po bën përpjekje të jashtëzakonshme për t’i zgjidhur. Të saktësoj diçka, pushteti lokal nuk ka tagër të bëjë më shumë sepse politikat dhe strategjitë edhe në këtë sektor, i bën pushteti qendror. Në këtë rast, kryetari i bashkisë, zoti Baftjar Zeqo morri një propozim i cili ju duk interesant dhe kërkoi ta prezantojë në qeveri. Është kjo e fundit që më pas duhet të bëjë të gjitha hapat e nevojshëm, përfshi dhe veprimin e agjencive të specializuara për të parë se nëse është efikas investimi, kush e bën atë dhe sa të besueshëm janë ata që duan ta bëjnë. Në këtë mënyrë, nuk mund të hiqet asnjë shenjë barazimi mes detyrave dhe përgjegjësive mes këtyre dy pushteteve. Për më tepër, zoti Zeqo, duke parë dyert e mbyllura të qeverisë, kërkoi një asistencë teknike edhe nga partia e tij.
Si qëndron problemi i ndotjes në të gjithë vendin?
Kjo është një problematikë mjaft shqetësuese për të gjithë Shqipërinë. Edhe sot, mbas 20 vjetësh nuk kemi zgjidhje reale të saj, ndonëse nuk kanë munguar strategji të përpiluara në letër, por të pazbatuara në praktikë dhe adoptimi i pjesshëm i legjislacionit të BE-së në këtë fushë. Plehrat kanë mbytur vendin duke sjellë pasoja ekonomike, shëndetësore, një impakt jashtëzakonisht të keq mjedisor dhe impakt në turizëm dhe edhe me pasoja estetike. Ende sot, përveç Bushatit në Shkodër, në Shqipëri nuk ka një landfield të vërtetë sipas parametrave evropianë. Plehrat digjen kudo, ku me dashje, ku pa dashje duke rritur në nivele alarmuese nivelin e ndotjes. Po t’i referohemi studimeve të kryera edhe nga institucione ndërkombëtare, në vend janë 39 vatra të nxehta me mbetje toksike. Rrjedhojat e një mjedisi të kontaminuar nga këto vatra si edhe me substancat që lirohen nga djegia e hapur e plehrave, ka bërë që frekuenca e sëmundjeve mutagjenike, të aparatit të frymëmarrjes, alergjive dhe sëmundjeve kardiovaskulare në Shqipëri, të jenë ndoshta më të lartat në rajon. Mungon ende një inventarizim serioz i vendgrumbullimeve ekzistuese qoftë të mbetjeve të trashëguara toksike, qoftë edhe atyre urbane. Për të mos folur pastaj për kapacitetet monitoruese mjaft të zbehta të efekteve në mjedis dhe shëndetin e njerëzve.
Dikush mund të mendojë me cinizëm se kur Shqipëria nuk ka të inventarizuar saktësisht akoma popullsinë, si mund të inventarizojë mbetjet toksike dhe vatrat ku janë hedhur ato në mbarë vendin?! Po, kjo është e mundur nga kjo qeveri që kujdesin kryesor të saj ka tregtimin e fjalëve dhe premtimeve dhe jo punën konkrete. Fundja as nuk dinë. Janë ulëritës në paaftësinë e tyre.
Çfarë po ndodh mbas miratimit të ligjit që mundësoi importimin e mbetjeve urbane në Shqipëri?
Është një nonsens qesharak. Shqipëria nuk mundet të trajtojë mbeturinat e saj dhe merr përsipër të importojë mbeturina. Ai është një ligj qartazi kriminal për realitetin shqiptar dhe i bërë për arsye tërësisht klienteliste. Duhet të kishte ndodhur tërësisht e kundërta. Politika duhet të nxisë biznesin për të ndarë, mbledhur e ricikluar në radhë të parë mbeturinat vendase. T’ju jap një shembull. Sot hidhen në plehra rreth 100 mijë ton letër në vit. Kapacitetet përpunuese të industrisë së letrës nuk janë më shumë se 30 mijë ton në vit. Pse atëherë duhet të importojmë letër? I njëjti arsyetim edhe për qeset plastike. Përveç frenimit të përdorimit të tyre, nëpërmjet mekanizmave ekonomikë, duhet të bëhen të interesuar grupe të ndryshme interesi për të pasur interes për t’i mbledhur. Në këtë rast, edhe ndihma shtetërore dhe subvencioni i tyre do të ishte i kuptueshëm dhe i justifikueshëm për një kohë të caktuar.
Ligji aktual që lejon importimin e plehrave, demotivon riciklimin e mbetjeve në Shqipëri dhe krijon mundësinë reale të depërtimit në vend të mbeturinave të rrezikshme, prapa të cilave zakonisht qëndrojnë qarqe mafioze. Kontrolli në doganat shqiptare është tejet i dobët dhe ato quhen porta ”poroze”, në kuptimin që janë lehtësisht të kalueshme edhe nga këto lloj mbetjesh.
A keni një ide të përpunuar qartë për mënyrën sesi do ta zgjidhë PS këtë problem në rast se vjen në pushtet në qershor të këtij viti?
Është një nga temat më të diskutuara dhe të trajtuara në programin qeverisës të PS-së. Është një nga punët e shumta të mbara që ne do të bëjmë për këtë vend, fillimisht për të zhbërë atë që ka bërë keq PD dhe më pas për të ndërtuar një politikë të drejtë, realiste dhe përfundimtare për këtë problem. Tre hallkat e nevojshme për të zgjidhur njëherë e mirë këtë gangrenë janë plotësimi i kuadrit ligjor, organizimi dhe ngritja e strukturave përkatëse dhe garantimi i mbulimit financiar. Qoftë dhe njëra hallkë të cenohet, dëmtohet e tëra. Parimet tona për Rilindjen Shqiptare edhe në këtë fushë përfshijnë një vullnet të hekurt politik për zbatimin e ligjit, profesionalizëm dhe ekspertizë e kualifikuar në ngritjen e administratës si dhe garantim të fondeve të nevojshme financiare për të ndaluar degradimin e burimeve natyrore dhe rehabilitimin e tyre. Për mbetjet urbane do të zhvillojmë një fushatë sensibilizuese e edukuese agresive, me përfshirjen e tërë sistemit tonë arsimor në të gjitha nivelet, mediat, shoqërinë civile. Me mekanizma të caktuar ekonomikë do të mbështesim dhe do të bëjmë të interesuar biznesin për riciklimin e mbetjeve urbane. Do të gjenerojmë fonde për mjedisin nga të ardhurat e taksave mjedisore të cilat sot mblidhen, por nuk dihet se ku përfundojnë. Komponenti mjedisor, do të jetë në themel të politikave reale të zhvillimit të vendit. Dhe së fundi, meqë po flasim për mbetjet urbane, dua të them se është urgjente, që vendi të shpëtojë njëherë e mirë dhe nga mbeturinat e fundit të një politike që nuk është aspak qytetare. Natyrisht, ajo pjesë e politikës që përfaqësohet nga Doktori që ka sëmurur e ndotur gjithë vendin.
more po kush i ka thene ketij te hetoje dyshimet- do te thoshte Paloqja i komisionit te ligjeve
Propogande politike…,jo shkence:
E para:Ligji per importin e mbetjeve teknollogjike ka qene hartuar prej jush qe para disa vitesh.
E dyta ligji i sotem e ka kufizuar ne minimum listen e mbetjeve qe mund te importohen…
E treta:Asnje sasi mbetjesh nuk ka se si importohet po nuk egzistoi kapaciteti perpunuaes dhe po nuk u kerkua dhe kontraktuar nga bisnesi i brendeshem…
o ti qe i thua vetes “ligji” !
Ligji nuk merret as me politike e as me shkence, por me disiplinen.
saliu dhe metiu & company nuk jan nga ata qe pyesin per ligjin(provat jane me tonelata), e si nuk futkan neper gropa, tunele ushtrie dhe miniera te braktisura, hone larg vemendjes se njerezve mbetje te rrezikshme. Edhe ne vend grumbullimet e plehrave urbane, kush do ti ndaloje ?! Kriminelet ne qeveri qe jane edhe importuesit e plehrave ?!
Pra propagande po ben ti. Paster fare. Mos je gje nga ata kriminelet qe per te fituar vete para me thase, duan te na helmojne vendin ?
Ptuuuuu, rrace e ndyre bastarde !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
po pak ndotje nga nafta dhe gazi ka ne fier po do na bjene dhe mbeturinat po ai Baftjari kelysh i Sales eshte
Baraj: Si rrëzuam ish-ministrin peruan po ti motra te rrezon,lere demagogjine e bej politike te forte sic i ka hije nje opozite te vjedhur
e te perbuzur nga Saliu.Po ke mundesi trashe pak zonin……
Hahahahahahaha! Edhe ajo i duhet te trashe zerin. Po ju trash zeri ai mbaroi. Ketu eshte suksesi i tij.
Perndryshe Rama do ta nxirrte me shqelma nga PS. Ne PS duhen o tipa si ky ose femra.
Sapo ta trashe zerin do ti thote Rama: ” He e paske trash zonin e? Cfar ka ndodh? Ke noj hall apo je i pakenaq?”
Pastaj ai eshte shume i dhene pas ekologjise dhe si i tille ai flet me ze te ulet qe te mos trembe as zogjte.
E mor baraj!me keto qe thua,tregon se opoziten me poziten i ndane vetem nje gje e”vockel”interesat ekonomike!!nuk na the se a e dije qe ky birboja ka qene minister i jashtem?!kur ua mori sali fazlliçi filluat e hapet gojen,por takimet e para i paska patur me ju”opoziten”
E keqja jone vjen nga doktorri vrases e grabitqar. Cdo gje ben ai per para e pushtet. Po kur lexon komentet e ramyt lary e te qen chicagos te ze lemeria.
Habitesh cfare qen besnike jane.
shum te forte keta shkenctaret tane. pastaj i kapin duke vjedhur syze djelli neper atobuza.
Te ben pershtypje kjo menyre te shprehuri e zotit Baraj:
“Në të të dy takimet jemi ndarë keq dhe më shumë se shpjegime, kam tërhequr dyshime serioze për këtë projekt…”
Ne cilin kuptim eshte perdorur fraza “kam terhequr dyshime…”? Nga kush i ka terhequr?! I terhoqe varre? Hoqe dore? I kishe me pare diku, dhe i ke rimarre?
Nuk besohet se eshte lapsus, se edhe nje here tjeter, pak me poshte, zoti Baraj shprehet:
“Edhe në takimin e dytë në të cilin ndodhesha me kolegun Shalësi, tërhoqëm të njëjtat përshtypje…”
Ne shqipen e sotme ka plote ndikime prej gjuheve te huaja, por ne kete rast nuk kemi te bejme me perkthim!
Duket se socialistet kane harruar edhe shqipen! Edhe “parimet” e Kongresit te Drejteshkrimit po i shkelin!
Respekt profesor per seriozitetin dhe qendrimin ne mbrojtjen e mjedisit.
Me duken shume te drejta perfundimet qe nxirren nga artikulli. Ka maturi dhe profesionalizem. Per fat te keq ne shqiperi kane ngelur pak qytetare. Sa per komentet se vlen te flasesh, nje pjese duken si komente te burgosurish ordinere. Respekte Bares.
Nje shkrim profesional dhe i kendeshem per ta lexuar. Urime Bare